LIVE UPDATES
Bota

Vance dhe Rubio i bëjnë jehonë qasjes së ashpër të Trump kundër Rusisë: Nëse nuk duan të bisedojnë do jetë shumë keq për vendin e tyre

Ndërkohë, Rubio u takua me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku përsëriti thirrjen e Trumpit “për t’i dhënë fund vrasjeve dhe nevojën që Moska të ndërmarrë hapa domethënës drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të luftës Rusi-Ukrainë”.

25 Shtator 2025, 09:11 Nga I.A
Vance dhe Rubio i bëjnë jehonë qasjes së ashpër të
JD Vance

SHBA- Nënpresidenti amerikan, JD Vance, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i kanë bërë jehonë qasjes së re, më të ashpër, të presidentit Donald Trump kundër Rusisë, duke e akuzuar Moskën se nuk po bën mjaftueshëm për t’i dhënë fund luftës dhe për t’i ndalur vrasjet në Ukrainë. Të mërkurën mbrëma, Vance tha se Trumpi “mendon se ata nuk po bëjnë mjaftueshëm në tavolinën e bisedime për t’i dhënë fund luftës... Nëse rusët nuk pranojnë të bisedojnë me mirëbesim, mendoj se do të jetë shumë, shumë keq për vendin e tyre”.

Ndërkohë, Rubio u takua me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku përsëriti thirrjen e Trumpit “për t’i dhënë fund vrasjeve dhe nevojën që Moska të ndërmarrë hapa domethënës drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të luftës Rusi-Ukrainë”.

Lavrovi u përgjigj duke thënë se ka “interes të përbashkët për të gjetur zgjidhje paqësore” për luftën në Ukrainë.

Por, ai përsëriti nevojën e Moskës për t’i “eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit ukrainas”.

Kjo është gjuha e Kremlinit për të vendosur kufizime mbi fuqinë ushtarake të Ukrainës dhe një zotim që ajo të mos i bashkohet NATO-s. Këto janë vetëm disa nga kërkesat e shumta historike të Moskës, shumica e të cilave janë të papranueshme për Kievin dhe Perëndimin.

Ndërkohë, në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e hodhi poshtë pretendimin se Ukraina mund ta rimarrë të gjithë tokën e saj të pushtuar, duke thënë se “ideja se Ukraina mund të rikthejë diçka është, sipas pikëpamjes sonë, e gabuar”.

Qëndrimi i ri i administratës amerikane vjen pasi Trumpi, duke bërë kthesë të papritur, tha më 23 shtator në rrjetet sociale se Ukraina mund ta rimarrë të gjithë tokën e pushtuar nga Rusia me ndihmën e mbështetësve të saj evropianë.

Rusia kontrollon rreth një të pestën e tokës së Ukrainës, përfshirë gadishullin e Detit të Zi, Krimenë, e cila u aneksua në mënyrë të paligjshme në vitin 2014.

Në të kaluarën, Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë lënë të kuptohet se Ukraina do të duhet t’i japë pjesë të tokës së vet Rusisë në marrëveshje për paqe.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe vendi i tij “janë në telashe të mëdha ekonomike”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“Pasi e kam kuptuar plotësisht gjendjen ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës dhe Rusisë, dhe pasi pashë problemet ekonomike që ajo po i shkakton Rusisë, mendoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në gjendje të luftojë dhe të rimarrë të gjithë tokën e saj në formën e saj origjinale”, shkroi Trump.

Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme disa orë më vonë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë “plotësisht të përgatitura për të vendosur një rund shumë të fortë tarifash të fuqishme”, nëse Rusia nuk është “gati të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës”.

Por, ai përsëriti kushtin e tij të fundit që Evropa të ndërmarrë veprime të ngjashme, duke thënë se, “që këto tarifa të jenë efektive, vendet evropiane… duhet të na bashkohen duke miratuar masat të njëjta”.

Këto deklarata nënkuptojnë se presidenti amerikan ka ndryshuar bindshëm qasjen e tij. Sepse, Trumpi gjatë viteve të fundit e ka lavdëruar shpesh Putinin dhe e ka fajësuar Ukrainën për konfliktin – i cili u shndërrua në luftë të hapur pasi Rusia e nisi pushtimin e fqinjit në shkurt të vitit 2022. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ishte i befasuar nga deklaratat e fundit të Trumpit, por i quajti ato shenjë pozitive se Uashingtoni do të mbështesë Kievin deri në fund të luftës./REL

jd vance marco rubio

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë