Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tri sondat u lëshuan nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida në një raketë Falcon 9, të ndërtuar nga kompania private SpaceX.
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë nisur në hapësirë tri anije kozmike në përpjekje që të monitorojë më mirë motin hapësinor, sikurse janë stuhitë diellore të cilat mund të ndërhyjnë në teknologjinë dhe sistemet energjetike në Tokë.
Tri sondat u lëshuan nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida në një raketë Falcon 9, të ndërtuar nga kompania private SpaceX. Me të arritur në hapësirë, sondat do të nisin rrugëtimin e gjatë për të arritur në pikën Lagrange 1 – një pikë që përafërsisht është 1.5 milion kilometra nga Dielli, vend që ofron një pikë të qëndrueshme për vrojtim.
Sonda për shenjëzimin ndëryjor dhe përshpejtim (IMAP) do të përdorë instrumentet e tij për të studiuar grimcat me energji të lartë të Diellit dhe flluskën mbrojtëse që gjendet përreth sistemit tonë diellor të njohur si heliosferë, të dhëna të cilat mund të ofrojnë njohuri për motin hapësinor dhe rrezatimin kozmik.
Stuhitë diellore janë ngjarje me nivel të lartë të rrezatimit që shkaktohen nga shkëndijat në sipërfaqen e Diellit. Këto stuhi është shumë vështirë që të parashikohen.
Stuhitë diellore mund të kenë ndikim në aktivitetet në Tokë, përfshirë në aviacion, në komunikimet mobile dhe në rrjetet elektrike – dhe potencialisht mund të vënë në rrezik astronautët dhe satelitët në hapësirë.
Anija kozmike për monitorimin e motit hapësinor SWFO-L1, që operohet nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA), synon që të detektojë paraprakisht ngjarje të motit.
“Kjo mund të parandalojë një kërcënim që po vjen, mund të na jap kohë që të përgatitemi”, tha Irene Parker nga NOAA.
Me informatën paraprake për stuhi të mundshme, autoritetet mund të strehojnë astronautët, të paralajmërojnë pilotët e avionëve për mundësinë e ndërprerjeve të sistemeve të GPS-së dhe të përgatisin rrjetet elektrike për pengesa të mundshme. Ndërkaq Vëzhguesi Carruthers Geocorona, që do të jetë pasagjeri i tretë në raketën Falcon 9, do të studiojë ekzosferën e Tokës në përpjekje për të kuptuar se si moti hapësinor ndikon në të./REL
Giorgia Meloni ITALI- Kryeministria e Italisë Giorgia Meloni ka vendosur një festë të re në nder të shejtorit Françesk...
Ursula von der Leyen SHBA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbështetur thirrjet për një moshë mini...
foto ilustruese KOSOVË- Teuta Halimi, rreth të 40-tave, hap derën e dyqanit dhe del me pak gjëra. Çmimet janë rritur aq sh...
Foto ilustruse FRANCË - Përfaqësuesit e sindikatave kryesore të Francës nuk ndalen së protestuari dhe kërkuari zgjidhje....
Volodymyr Zelenskyy SHBA- Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka folur sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Gj...
Foto ilustruse SHBA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagos&eum...
foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që autorët për sulmin e armatosur në Banjskë t&eu...
Pamje nga Gaza PALESTINË – Një bombardim me pasojë 40 të vdekur ka ndodhur në Gaza. Dhjetëra palestinezë u vran&eu...
Recep Tayyip Erdogan SHBA - Pas presidentit të Francës Macron edhe presidenti turk Erdogan bie pre e masave të marra për sigurin&e...
Aleksander Vucic dhe Marco Rubio SHBA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kan&e...