6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Shumë serbë e shohin Kosovën, ku ndodhen kishat dhe manastiret kryesore të besimit ortodoks serb, si zemrën e kombit serb.
SERBI- Qindra nacionalistë serbë dhe të krishterë ortodoksë marshuan në Beograd të dielën për të protestuar kundër planit perëndimor që synon përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Shumë serbë e shohin Kosovën, ku ndodhen kishat dhe manastiret kryesore të besimit ortodoks serb, si zemrën e kombit serb.
Nacionalistët serbë, të cilët gjithashtu duan lidhje më të ngushta me Rusinë, aleate e vjetër e Serbisë, kritikojnë presidentin Aleksandër Vuçiç për rolin e tij në bisedimet mbi një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi, me Kosovën. Më 27 shkurt, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti u pajtuan për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por nuk e nënshkruan atë.
“Populli i Serbisë që leu këtë tokë me gjak nuk do ta lëshojë Kosovën serbe, sepse Kosova është e shenjtë”, tha Zorica Mojsic nga Beogradi teksa ecte me marshuesit e tjerë.
Kisha Ortodokse Serbe organizoi lutjet e saj për Kosovën, të cilat do të zgjasin deri në Pashkë, por nuk mbështeti publikisht marshimin dhe klerikët e saj nuk morën pjesë në të. Të premten, Patriarku i Kishës Ortodokse serbe Porfirije tha gjatë një predikimi se "askush nuk duhet t'i mësojë kishës... çfarë është Kosova... Çlirimi i Kosovës me fjalë është i lehtë".
Kosova, e cila ka një shumicë etnike shqiptare, shpalli pavarësinë më 2008, pothuajse një dekadë pas luftës që i dha fund sundimit serb. Por Serbia ende e konsideron Kosovën si territorin e saj dhe shpërthimet e dhunës kanë ushqyer frikën e kthimit të një konflikti. Për zbatimin e marrëveshjes nevojiten më shumë bisedime dhe udhëheqësit e dy vendeve do të takohen përsëri nën mbikqyrjen e BE-së në qytetin e Ohrit, buzë liqenit me të njëjtin emër, në Maqedoninë e Veriut, në 18 mars.
Marrë nga VOA
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, më 5 mars ka deklaruar se asnjë armë, pajisje apo mun...
Mika Lintil FINLANDË- Ministri finlandez i Zhvillimit Ekonomik, Mika Lintil dyshohet se ka mbajtur një fjalim në gjendje të dehur. K&e...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është epope e dinjitetit...
Trenat GREQI- Të vrullshme janë zhvillimet në drejtim të hetimit të përgjegjësive për tragjedinë n&e...
Foto ilustruese TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë thirrje në rrjetet sociale për të gjithë qytetar&...
Ayatollah Ali Khamenei IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit tha sot se helmimi i nxënëseve iraniane në muajt e fun...
Steven Spielberg SHBA- Steven Spielberg ishte i ftuar në “The Late Show with Stephen Colbert” dhe foli ndër të tjera për fs...
Pamje nga ngjarja GREQI- Pamje të tmerrshme janë shpërndarë në mediat greke, ku një e moshuar lahet me zorrë nga stafi i...
Kyriakos Mitsotakis dhe Ursula von der Leyen GREQI- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas bisedës së saj të hë...
Tuma SHBA- Gjethet e vjeshtës na kërcasin nën këpucë, ndërsa dhjetëra turistë kureshtarë dhe unë ndjek ud...