LIVE UPDATES
Bota

Prentendimet për manipulimin e zgjedhjeve, nis hetimi kriminal ndaj avokatit të Trump

Avokati Robert Costello u tha mediave amerikane se prokurorët në Atlanta, kryeqyteti i këtij shteti, informuan avokatët e zotit Giuliani se ai ishte nën hetim për rolin e tij në përpjekjen për të përmbysur humbjen e ngushtë të zotit Trump në atë shtet, hera e parë që një kandidat presidencial republikan humbi në Xhorxhia që nga viti 1992.

16 Gusht 2022, 22:02 Nga I.A
Prentendimet për manipulimin e zgjedhjeve, nis hetimi kriminal ndaj
Rudy Giuliani

SHBA- Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, i cili, si avokat personal i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u përpoq ta ndihmonte atë të sfidonte humbjen e rizgjedhjes në vitin 2020, u njoftua të hënën se ishte objektivi i një hetimi kriminal në shtetin jugor të Xhorxhias që shqyrton prentendimet për manipulimin e zgjedhjeve.

Avokati Robert Costello u tha mediave amerikane se prokurorët në Atlanta, kryeqyteti i këtij shteti, informuan avokatët e zotit Giuliani se ai ishte nën hetim për rolin e tij në përpjekjen për të përmbysur humbjen e ngushtë të zotit Trump në atë shtet, hera e parë që një kandidat presidencial republikan humbi në Xhorxhia që nga viti 1992.

Rudy Giuliani është planifikuar të paraqitet të mërkurën përpara një jurie të posaçme që po heton përpjekjet disa javore të zotit Giuliani, ish-presidentit Trump dhe të tjerëve në fund të vitit 2020 dhe në ditët e para të vitit 2021 për të përmbysur humbjen prej 11,779 votash të zotit Trump ndaj demokratit Joe Biden në Xhorxhia, një shtet në të cilin u hodhën 5 milionë fletë votimi.

Në një moment, më 2 janar të vitit 2021, zoti Trump iu lut në një bisedë telefonike të regjistruar zyrtarit më të lartë të zgjedhjeve të shtetit, Brad Raffensperger, që t'i "gjente" një votë më shumë sesa i nevojitej për të marrë fitoren nga zoti Biden në Xhorxhia.

Xhorxhia ishte një nga disa shtete të fushëbetejës politike për të cilat zoti Trump ngriti pretendime të gabuara se parregullsitë në numërimin e votave i kishin kushtuar atij një mandat tjetër katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Si pjesë e përpjekjes të zotit Trump në Xhorxhia, zoti Giuliani, në javët pas zgjedhjeve të nëntorit 2020, kaloi disa orë përpara komisioneve legjislative të shtetit duke mbështetur teoritë e rreme të konspiracionit rreth valixheve të fshehta me vota të demokratëve dhe makineritë e korruptuara të votimit. Në mbarë vendin gjykatësit kishin hedhur poshtë të paktën 60 padi të zotit Trump që pretendonin mashtrime zgjedhore.

Ndërsa pezulloi liçencën juridike të zotit Giuliani vitin e kaluar, gjykata e apelit të shtetit të Nju Jorkut shpalosi një pjesë të madhe të aktivitetit të tij në Xhorxhia në emër të zotit Trump. Gjykata tha se ai kishte bërë "deklarata të shumta të rreme dhe mashtruese në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Xhorxhia".

Në një rast, gjykata tha se zoti Giuliani kishte pretenduar në mënyrë të rreme se dhjetëra mijëra adoleshentë nën moshë kishin votuar ilegalisht në Xhorxhia, edhe pse një auditim nga zyra e zotit Raffensperger zbuloi se askush nën moshën 18 vjeçare nuk kishte votuar në zgjedhjet e vitit 2020.

Zoti Giuliani luajti gjithashtu një rol kyç në mesin e një grupi avokatësh të zotit Trump, të cilët kërkuan emërimin e listave alternative të elektorëve që favorizonin Trumpin për të zëvendësuar ata zyrtarë që favorizonin zotin Biden në shtetet ku ai fitoi ndaj zotit Trump.

Në Shtetet e Bashkuara, presidentët zgjidhen efektivisht në zgjedhje të veçanta në secilin prej 50 shteteve, jo përmes votës popullore kombëtare. Numri i votave elektorale të çdo shteti varet nga popullsia e tij, me shtetet më të mëdha që kanë ndikimin më të madh. Kongresi vërtetoi fitoren përfundimtare të zotit Biden me votimin 306-232 në Kolegjin Zgjedhor.

Avokati i zotit Giuliani tha se klienti i tij ka të ngjarë të përdorë privilegjin që i jep ligji dhe të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet e tij me Trumpin kur ai të paraqitet para jurisë së madhe.

Lajmi se zoti Giuliani ishte objektivi i një hetimi në Atlanta, të udhëhequr nga Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, erdhi në të njëjtën ditë kur një tjetër mbështetës i zotit Trump, Senatori Lindsay Graham, humbi përpjekjen e tij për të shmangur dëshminë përpara një jurie që heton akuzat për mashtrim zgjedhor.

ZonjaWillis ka pohuar se Senatori Graham ka bërë telefonata të shumta me zotin Raffensperger dhe stafin e tij duke kërkuar që ata të rishqyrtojnë disa fletë votimi në mungesë "për të shqyrtuar mundësinë e një rezultati më të favorshëm për ish-presidentin Donald Trump".

Marrë nga VOA

robert costello rudy giuliani donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj