LIVE UPDATES
Bota

Presidenca e BE-së, DW: Suedia e mori në kohë lufte dhe krizash të mëdha

Qeveria e re suedeze e pakicës parlamentare, e përbërë nga të moderuarit, kristiandemokratët dhe liberalët, e cila varet nga bashkëpunimi me demokratët suedezë të ekstremit të djathtë, do të vazhdojë aty ku e ka lënë Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së.

2 Janar 2023, 12:24 Nga I.A
Presidenca e BE-së, DW: Suedia e mori në kohë lufte dhe krizash
Suedi

SUEDI- Suedia mori presidencën e BE-së për gjysmën e parë të vitit 2023. Çfarë ka në axhendë anëtari nordik i BE-së? Një temë qëndron mbi të gjitha të tjerat. Qeveria e re suedeze e pakicës parlamentare, e përbërë nga të moderuarit, kristiandemokratët dhe liberalët, e cila varet nga bashkëpunimi me demokratët suedezë të ekstremit të djathtë, do të vazhdojë aty ku e ka lënë Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, pasojat e saj për sigurinë dhe furnizimin me energji në të gjithë Evropën, forcimi i aftësive ushtarake dhe më shumë pavarësi nga zinxhirët e furnizimit jo-evropianë, mbeten çështjet kryesore të Presidencës së udhëhequr nga Suedia. Qeveria suedeze do të kryesojë rreth 1500 takime të organeve të ndryshme të BE-së dhe do të shpenzojë orë të panumërta duke negociuar kompromise midis shteteve anëtare të BE-së, Komisionit të BE-së dhe Parlamentit Evropian.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha në një deklaratë të qeverisë në dhjetor se lufta do të përcaktojë në masë të madhe edhe veprimin e Presidencës suedeze. Nga njëra anë, ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë: të ruajmë unitetin evropian në mbështetjen e Ukrainës, të shfrytëzojmë burimet për rindërtim, të zbatojmë ligjin ndërkombëtar dhe të përgatisim rrugën që vendi kandidat Ukraina të anëtarësohet në BE. Nga ana tjetër, ne nuk e kemi idenë se çfarë do të ndodhë. Çfarë do të ndodhë një vit pas pushtimit? Në pranverë? Në verë? Suedia do të jetë e përgatitur të veprojë shpejt dhe me vendosmëri", tha konservatori Kristersson.

Qeverisja e vështirë me tolerancën e demokratëve të ekstremit të djathtë

Çështje të tjera si mbrojtja e klimës, politika e imigracionit por edhe zgjerimi dhe përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të jenë në rend të dytë, krahasuar me pasojat e luftës. Kreu i ri i qeverisë, i cili mori detyrën në tetor pas zgjedhjeve parlamentare, nuk mundi të krijojë koalicionin e dëshiruar dhe tani varet nga demokratët e ekstremit të djathtë suedez. Lideri i demokratëve suedezë, Jimmie Åkesson, i cili fitoi 20 për qind të votave, por nuk u pranua në një koalicion qeverisës, konsiderohet mohues i ndryshimeve klimatike, ndjek një politikë të ashpër kundër emigracionit dhe kritikon Bashkimin Evropian si burimin e të gjitha të këqijave. Kjo i bën demokratët suedezë aleatët natyrorë të qeverive të tjera të krahut të djathtë në BE, veçanërisht në Hungari dhe Itali.

Kryeministri suedez njoftoi se Suedia do të vazhdojë të mbështesë sundimin e ligjit në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Procedurat përkatëse kundër Hungarisë dhe Polonisë do të shtyhen përpara "në mënyrë të moderuar". Megjithatë, demokratët suedezë refuzojnë rreptësisht masat ndëshkuese kundër Hungarisë, siç është ndalimi i subvencioneve të BE-së, i cili është praktikuar për herë të parë. Eurodeputeti ekologjist Jacob Dalunde, partia e të cilit është në opozitë në Suedi, ka dyshime për rrjedhën e Presidencës së ardhshme të Këshillit Suedez. "Që Kristersson vazhdon të pretendojë se ai dhe qeveria e tij do të jenë në gjendje të mbrojnë shtetin e së drejtës duke u mbështetur tek demokratët suedezë është naive dhe e rrezikshme”, tha Dalunde për portalin e lajmeve "Euractiv".

Më shumë pavarësi për Evropën

Qeveria suedeze të paktën dëshiron të bëjë përparim në çështjet ekonomike. Konkretisht, kryeministri Ulf Kristersson bëri të ditur se industria evropiane e makinave duhet të mbështetet tek makineria elektrike. Në të njëjtën kohë, varësia nga furnizuesit dhe produktet primare nga Azia duhet të reduktohet.

Kristersson nuk dëshiron të pranojë subvencione të padrejta nga SHBA për industrinë e saj. "Gjatë presidencës së saj, Suedia do të avancojë punën në një mjedis evropian të prodhimit për gjysmëpërçuesit. Kjo tingëllon teknike dhe është teknike. Por është absolutisht e nevojshme nëse duam të elektrizojmë plotësisht flotën tonë të automjeteve," tha kreu i qeverisë në parlamenti suedez në Stokholm.

Kriminaliteti i organizuar hedhë hije mbi Presidencën

Suedia nuk është veçanërisht optimiste për këtë mandat, sepse ajo ka në fakt shumë probleme edhe në shtëpinë e vet. Në fjalimin e tij për Krishtlindje, Ulf Kristersson paraqiti një pamje të zymtë të atdheut të tij, i cili po vuan mbi të gjitha nga kriminaliteti në rritje midis klaneve të huaja. "Jashtë vendit, Suedia përgjithësisht perceptohet si paqësore dhe harmonike”, tha kryeministri. Por pamja nuk është e saktë. Deri nga mesi i dhjetorit, policia suedeze ka regjistruar 378 të shtëna me armë zjarri në të cilat mbetën të vrarë 60 persona. Në vendet fqinje, shifrat janë shumë më të vogla. Danimarka ka katër të vdekur ndërsa Finlanda vetëm dy gjatë kësaj periudhe.

Sipas kryeministrit, në Södertälje afër Stokholmit këtë vit janë vrarë me armë zjarri aq njerëz sa në të gjithë Londrën. Të rinjtë me prejardhje migrimi qëllojnë njëri-tjetrin kryesisht si pasojë e përfshirjes në krimin e organizuar. Pikërisht për shkak të këtij problemi të sigurisë dhe vrasjeve të shumta, demokratët suedezë ekstremistë të krahut të djathtë ishin kaq të popullarizuar në zgjedhje. Paralelisht me punën për BE-në, Suedia duhet të punojë shumë edhe për sigurinë e saj të jashtme gjatë këtij viti. Turqia ende po bllokon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, gjoja sepse terroristët kurdë mbrohen në dy vendet nordike. Suedia ka bërë lëshime dhe dëshiron t'i ekstradojë të akuzuarit në Turqi më shpejt. Megjithatë, kjo nuk mjafton për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, siç kishte deklaruar në dhjetor. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg megjithtatë pret që Suedia të pranohet në NATO në vitin 2023. Por as ai nuk mund të thotë se kur do të ndodhë kjo.

Marrë nga DW

suedia jens stoltenberg ulf kristersson

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj