LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Si do të rindërtohet Ukraina?

Ashtu si zyrtarë të tjerë ukrainas, edhe ai përmend Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila, më 14 nëntor, miratoi një rezolutë jo të obligueshme, që kërkon nga Rusia t’i paguajë dëmshpërblimet e luftës.

2 Janar 2023, 10:28 Nga I.A
Analiza e REL: Si do të rindërtohet Ukraina?
Ukraina

UKRAINË- Vetëm disa javë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, më 24 shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i tha troç Kremlinit se do të duhej “t’i mësonte” fjalët “dëmshpërblim” dhe “kontribut”. Më shumë se dhjetë muaj pas fillimit të pushtimit dhe pa asnjë aluzion se Putin është gati t’i japë fund agresionit, kanë nisur të bëhen biseda jo vetëm për rindërtimin e Ukrainës kur të përfundojë konflikti, por edhe për atë se kush dhe si do ta financojë. Për Ukrainën, përgjigjja është e qartë: Rusia duhet të paguajë që drejtësia të vendoset.

“Nuk ka asnjë alternativë pos pagesës nga Rusia”, thotë Markiyan Kliuchkovskiy, avokat dhe anëtar i grupit punues të Qeverisë së Ukrainës për dëmshpërblime.

“Nëse Rusia nuk dëshiron ta respektojë detyrimin e saj për t’i paguar reparacionet për dëmet dhe vuajtjet që ka shkaktuar, ne, së bashku me botën e civilizuar, duhet të gjejmë mënyra që Rusia të paguajë”, thotë Kliuchkovskiy për Radion Evropa e Lirë.

Ashtu si zyrtarë të tjerë ukrainas, edhe ai përmend Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila, më 14 nëntor, miratoi një rezolutë jo të obligueshme, që kërkon nga Rusia t’i paguajë dëmshpërblimet e luftës.

Gati 50 vende mbështetën rezolutën për krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar për kompensimin e dëmeve, të humbjeve dhe të lëndimeve, si dhe të një regjistri për dokumentimin e provave dhe të pretendimeve.

“Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është shumë e rëndësishme, sepse e thotë në mënyrë të drejtpërdrejtë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse dhe ofron mekanizëm për ta bërë këtë”, thotë Kliuchkovskiy.

Por, Rusia e kundërshtoi votimin. Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, tha se vendet që e mbështesin rezolutën, përpiqen ta pozicionojnë Asamblenë e Përgjithshme si organ gjyqësor - gjë që, siç tha ai, nuk është.

Dhe me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rusia mund t’i bllokojë përpjekjet e Ukrainës për të kërkuar drejtësi në këtë organ botëror.

Kjo, gjithashtu, mund t’i pengojë autoritetet e Ukrainës për të marrë miliarda asete ruse, të ngrira jashtë vendit, që do të ndihmonin në rimëkëmbjen e vendit të tyre, pas luftës.

Në përgjigje, shumë në Perëndim janë duke folur për një Plan Marshall, të financuar nga Perëndimi dhe të modeluar sipas programit të suksesshëm të SHBA-së për rindërtimin e pjesës më të madhe të Evropës Perëndimore, pas Luftës së Dytë Botërore.

Lënë mënjanë paratë, përkrahësit e një Plani të ri Marshall thonë se prej tij do të përfitonte edhe zhvillimi demokratik i Ukrainës dhe ambiciet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Një raport i Fondit gjerman Marshall, me bazë në Uashington - i quajtur sipas ish-sekretarit amerikan të Shtetit, George Marshall, i cili propozoi planin e SHBA-së në vitin 1947 - vlerëson se për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, mbështetësit perëndimorë do të jenë të kujdesshëm për ndarjen e shumave të mëdha parash, marrë parasysh reputacionin e Ukrainës për korrupsion.

Megjithatë, kjo levë do ta shtyjë Ukrainën t’i rishikojë institucionet dhe gjykatat e saj, nëse dëshiron integrim të shpejtë në Evropë, thotë raporti. Bashkimi Evropian, i cili i ka dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat, ka standarde të rrepta ligjore për anëtarësim. Ukraina do të ketë nevojë për së paku 3 miliardë dollarë në muaj në vitin 2023, tha së voni Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Kjo nuk është detyrë e lehtë”, u tha drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, liderëve botërorë të mbledhur më 25 tetor, për të diskutuar për rimëkëmbjen e Ukrainës.

Çmimi që Ukraina po paguan për pushtimin nga Rusia është i lartë dhe në rritje. Rusia akuzohet për kryerjen e më shumë se 40.000 krimeve të luftës, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës, më 27 tetor. Pushtimi dëboi gjithashtu rreth 14 milionë ukrainas nga shtëpitë e tyre. Ka qenë kjo “zhvendosja më e shpejtë dhe më e madhe në disa dekada”, tha shefi i OKB-së për refugjatë, Filippo Grandi. Bruto prodhimi i brendshëm i Ukrainës ra në vitin 2022 për 32 për qind - më shumë se në Shtetet e Bashkuara gjatë Depresionit të Madh të viteve 1930.

Infrastruktura në të gjithë vendin - një pjesë e madhe civile - ka qenë shënjestër e vazhdueshme e sulmeve ushtarake ruse. Qytetet, sidomos Mariupoli, janë shndërruar në rrënoja.

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha më 5 shtator se pushtimi rus ka shkaktuar dëme në vlerë prej 326 miliardë dollarësh dhe se për rindërtim të menjëhershëm do të nevojiten 105 miliardë dollarë.

Kjo shifër prej 105 miliardë dollarësh ishte pak më e ulët se një vlerësim tjetër që u bë më vonë, në po atë muaj. Studiuesit në Shkollën Ekonomike të Kievit, të cilët punojnë me disa ministri të Ukrainës për mbledhjen e të dhënave, thanë se dëmet në pasuri të paluajtshme rezidenciale dhe jorezidenciale, plus infrastrukturë tjetër, kapin vlerën e më shumë se 127 miliardë dollarëve.

Këto shifra, megjithatë, janë të vogla në krahasim me një vlerësim të presidentit Zelensky, i cili, më 6 shtator, tha se do të nevojiten “më shumë se 1 trilion dollarë” për rindërtimin e Ukrainës.

“Do të jetë projekti më i madh ekonomik në Evropën e kohës sonë”, tha ai.

Shifra e Zelenskyt është më e lartë, sepse përfshin edhe “modernizimin” e infrastrukturës, në përputhje me standardet e BE-së, thotë për Radion Evropa e Lirë Jakob Kirkegaard, një nga autorët e raportit të Fondit Marshall: Projektimi i Rimëkëmbjes së Ukrainës në frymën e Planit Marshall.

Zëvendësministrja e Drejtësisë e Ukrainës, Iryna Mudra - një ish-bankiere, e cila ka qenë e përfshirë në bisedimet për reparacione me partnerët evropianë dhe amerikanë, përfshirë ndihmëssekretaren e Thesarit të SHBA-së, Elizabeth Rosenberg - tha më 22 nëntor se Kievi do të krijojë “një regjistër ndërkombëtar të humbjeve”, i cili, siç tha, do të shërbejë si regjistrim zyrtar i të gjitha dëmeve që ka pësuar Ukraina.

Pagesa e dëmshpërblimeve, me shekuj, u ngarkohet palëve humbëse në konflikte. Pas Luftës së Parë dhe të Dytë Punike, Roma vendosi dëmshpërblime të mëdha luftarake mbi Kartagjenën.

Gjermania u ngarkua me dëmshpërblime të mëdha pas Luftës së Parë Botërore, si dhe me klauzolën e fajit, e cila u konsiderua si faktor për ngritjen e Rajhut të Tretë të Adolf Hitlerit. Ajo faturë e reparacioneve u pagua në vitin 2010.

Fuqitë aleate e ngarkuan Gjermaninë me reparacione të rënda edhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, në kohët e fundit, dëmshpërblimet e luftës “janë shfaqur dukshëm vetëm në katër ose pesë konflikte ndërshtetërore”, tha Laurie Blank, profesoreshë e Fakultetit Juridik Emory dhe drejtoreshë e Qendrës së tij për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Krahasuese.

Këto konflikte përfshijnë pushtimin e Kuvajtit nga Iraku, luftën Etiopi - Eritre 1998-2000 dhe ndërhyrjen e Ugandës në Republikën Demokratike të Kongos.

“Si rezultat, ‘kujtesa muskulore’ e bashkësisë ndërkombëtare për dëmshpërblimet ndërshtetërore është disi e dobët”, shkroi Blank në një artikull në forumin “Just Security” që fokusohej në dëmshpërblimet e luftës për Ukrainën.

Në atë artikull, të publikuar në muajin maj, Blank shpalosi disa opsione për ta detyruar Rusinë që t’i paguajë reparacionet e luftës në Ukrainë - si p.sh. përfshirjen e tyre në secilën marrëveshje paqeje që do të arrihej midis Kievit dhe Moskës.

Një mundësi tjetër, tha Blank, është krijimi i një komisioni ose mekanizmi shumëpalësh për mbikëqyrjen e procesit, i tillë si Komisioni i Kompensimit i OKB-së (UNCC), i krijuar pas pushtimit të Kuvajtit nga Iraku më 1990 dhe Luftës së Gjirit Persik më 1991.

Ashtu si edhe të tjerë, Kliuchkovskiy përmend UNCC-në për Kuvajtin si shabllon të mundshëm për Ukrainën. Por, marrë parasysh se Rusia ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kjo ide nuk ka gjasa të miratohet.

Shumë shpejt pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara krijuan task-forcën e Elitave dhe Oligarkëve Rusë (REPO), e cila deri më tani ka bllokuar ose ngrirë asete me vlerë 30 miliardë dollarë, që u përkasin rusëve.

Anëtarët e task-forcës ndërkombëtare përfshijnë: Australinë, Britaninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Komisionin Evropian.

Përveç aseteve që u përkasin individëve të sanksionuar, Shtetet e Bashkuara, vendet e BE-së dhe vendet e tjera perëndimore kanë ngrirë edhe më shumë se 300 miliardë dollarë asete të Bankës Qendrore Ruse.

Disa shtete, si Estonia, Letonia, Lituania dhe Sllovakia, i janë bashkuar Ukrainës, duke kërkuar që këto asete të përdoren për pagesën e dëmshpërblimeve. Në muajin qershor, grupi i shtatë ekonomive më të mëdha në botë, G7, u zotua se do ta eksplorojë këtë ide.

Megjithatë, ngrirja e aseteve dhe sekuestrimi i tyre janë dy gjëra të ndryshme, që ofrojnë sfida të ndryshme.

“Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë ligjore, për t’u siguruar se Rusia do të paguajë për shkatërrimin që po shkakton në Ukrainë”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në fillim të dhjetorit.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, tha se ligji aktual i SHBA-së e bën të pamundur që Uashingtoni t’i konfiskojë asetet bankare ruse.

Më 30 nëntor, BE-ja propozoi një plan për konfiskimin e aseteve të ngrira ruse, por ai përballet ende me sfida ligjore, thonë ekspertët.

“Rusia dhe oligarkët e saj duhet t’ia kompensojnë dëmet Ukrainës dhe t’i mbulojnë kostot për rindërtimin e këtij vendi”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. “Ne i kemi mjetet për ta bërë Rusinë të paguajë”, tha ajo.

Raporti i Fondit Gjerman Marshall sugjeron se grupi G7 duhet të marrë pjesë në një platformë ndërkombëtare për rimëkëmbjen e Ukrainës.

I pyetur nëse Ukraina mund ta gjejë veten të ngarkuar me borxhe për të financuar rindërtimin e saj, autori i raportit, Kirkegaard, shprehet skeptik.

“Shumica dërrmuese e mbështetjes financiare për Ukrainën vjen në formën e granteve ose - si në rastin e BE-së - me hua afatgjata, që nuk do të paguhen kurrë. Përveç kësaj, borxhi ekzistues i Ukrainës, aktualisht, po zgjatet vullnetarisht nga kreditorët”, thotë Kirkegaard.

Kirkegaard gjithashtu pret që Rusia, në fund, “t’i humbasë asetet e saj të ngrira për dëmshpërblimet de facto të luftës në Ukrainë”. Ai shton se “Rusia do të jetë një vend shumë, shumë më i varfër për shkak të kësaj lufte”.

Për avokatin ukrainas, Kliuchkovskiy, detyrimi i Rusisë për të paguar, është një gjë thelbësore.

“Ne duhet të gjejmë mënyra për t'u siguruar që ligji ndërkombëtar funksionon”, thotë ai.

“Nëse një shtet kryen shkelje skandaloze të ligjit ndërkombëtar, siç ka bërë Rusia, dhe mbetet i pandëshkuar, atëherë çfarë do të thotë kjo për të drejtën ndërkombëtare? Ne kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë”, thotë Kliuchkovskiy.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë