LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden takon udhëheqësit e Japonisë dhe Koresë së Jugut, diskutime mbi çështje të sigurisë

Të tre vendet do të përkushtohen, që kur të përballen me një pasiguri rajonale apo kërcënim, të këshillohen menjëherë, të ndajnë informacione zbulimi dhe të bashkërendojnë veprimet, tha një zyrtar tjetër i lartë i administratës.

19 Gusht 2023, 07:31 Nga I.A
Presidenti Biden takon udhëheqësit e Japonisë dhe Koresë
Joe Biden

SHBA- Vendpushimi i presidentit amerikan Kampi David, do të jetë sërish qendër e historisë së diplomacisë ndërkombëtare, kësaj radhe për të forcuar një aleancë trepalëshe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe dy aleatëve të saj aziatik, Japonisë dhe Koresë së Jugut, si kundërpërgjigje ndaj Koresë së Veriut dhe Kinës.

Takimi i nivelit të lartë i së premtes, mikpritës i së cilit është Presidenti Joe Biden, synon t’i “japë formë përfundimtare angazhimit trepalësh”, përfshirë një premtim nga Uashingtoni, Tokio dhe Seuli për të krijuar një lidhje të hapur mes tre vendeve në rast urgjence si dhe mundësi konsultimi gjatë krizave rajonale, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

Të tre vendet do të përkushtohen, që kur të përballen me një pasiguri rajonale apo kërcënim, të këshillohen menjëherë, të ndajnë informacione zbulimi dhe të bashkërendojnë veprimet, tha një zyrtar tjetër i lartë i administratës.

Mesazhi që përçojmë është se ndajmë një mjedis sigurie të ndërlidhur”, tha zyrtarja amerikane, që foli me kusht anonimiteti. “Një kërcënim ndaj njëri prej nesh, është në thelb kërcënim për secilin prej nesh”.

Zyrtari i dytë këmbënguli se ky përkushtim nuk është aleancë formale ushtarake apo përkushtim për mbrojtje kolektive - siç e kanë quajtur Kina dhe Koreja e Veriut.

Pheniani dhe Pekini e kanë cilësuar takimin në Kampin David si përpjekje të Uashingtonit për të krijuar një “mini-NATO” në Azi.

Detyrimi për t’u këshilluar gjatë krizës është zhvillimi më i fundit në vazhdën e premtimeve për bashkëpunim trepalësh në fushën e mbrojtjes, përfshirë stërvitjet e rregullta ushtarake, si dhe bashkëpunimin në aspektin e sigurisë ekonomike – forcimin e rrugëve të furnizimit, sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale. Tre vendet do të miratojnë ato që do të njihen si “Parimet e Kampit David,” një listë vlerash dhe normash mbi paqen dhe mirëqenien në rajonin e Indo-Paqësorit.

Këto parime të takimi të së premtes u jetësuan vetëm pas uljes së tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Koresë së Jugut dhe Japonisë, ish pushtuesit të saj, pas muajsh angazhimi diplomatik mes dy qeverive për të lënë anash historinë e tyre të vështirë dhe mosbesimin e ndërsjellë dhe për t’u përqëndruar në sfidat aktuale të sigurisë.

Koreja dhe Japonia tani janë partnerë që ndajnë vlerat e përbashkëta dhe i kanë të njejtat qëllime”, tha Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, në një fjalim me rastin e 78 vjetorit të çlirimit të Koresë nga sundimi colonial 35 vjeçar i Japonisë, që përfundoi më 1945.

Arsyeja e Shteteve të Bashkuara për të zyrtarizuar angazhimin në këtë formë institucionale, ka të bëjë me nevojën që të pamundësohet kthimi prapa nga kjo ulje tensionesh mes Koresë së Jugut dhe Japonisë nëse udhëheqësit aktualë të tre vendeve zëvendësohen me udhëheqës që nuk janë të përkushtuar ndaj këtyre parimeve.

Përqendrimi në parandalimin e kërcënimeve nga Koreja e Veriut dhe Kina është po ashtu mënyrë e mirë për të fituar mbështetje në politikën nacionale në Seul dhe Tokio.

Këto janë mekanizma të pranueshëm dhe të nevojshëm politik, që nuk hasin në pengesa politike”, tha Shihoko Goto, drejtor në qendrën “Woodrow Wilson.” “Japonia dhe Koreja e kanë parasysh, që relief në rajonin e Indo-Paqësorit është shumë i trazuar”.

Zyrtarët e administratës amerikane nuk sqaruan nëse konsultimet trepalëshe në rast të krizës rajonale përfshijnë shqetësimet në Ngushticën e Tajvanit.

Ndonëse një reagim i bashkërenduar ndaj një sulmi të mundshëm nga Pekini mund të jetë diçka që Uashingtoni e mendon në të ardhmen, Koreja e Jugut nuk është aq e bashkërenduar me Shtetet e Bashkuara si Japonia karshi kërcënimit nga Kina, thotë zoti Jeffrey Hornung, një ekspert i lartë që specializon në sigurinë e Azisë Lindore, pranë Korporatës Rand.

“Duke marrë parasysh sa e vështirë ishte për Japoninë dhe Korenë të bashkëpunonin në shumicën e çështjeve, mendoj se duhet të fillohet aty ku ndajnë shqetësim të përbashkët, që në këtë rast është Koreja e Veriut,” i tha ai “Zërit të Amerikës.”

Koreja e Jugut tashmë ka treguar vullnet për ta zgjeruar bashkëpunimin trepalësh.

Takimet e radhës së nivelit të lartë

Udhëheqësit do të përkushtohen për takim vjetor dhe të mos tërhiqen nga parimet e miratuara në Kampin David, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Po përpiqemi jo vetëm t’i lidhim së bashku Japoninë e Korenë e Jugut, por edhe SHBA-të, për t’ua bërë të gjithëve të qartë se jemi këtu, për të qëndruar në rajonin e Indo-Paqësorit”, shtoi ai.

Përkushtimi afatgjatë ka rëndësi. Ka shqetësim se premtimi amerikan për bashkëpunim mund të zhbëhet nëse zoti Donald Trump zgjidhet sërish president në vitin 2024.

Bazuar në doktrinën e tij presidenciale “Amerika e Para”, zoti Trump u tërhoq nga traktate të ndryshme ndërkombëtare dhe angazhime rajonale. Ish-presidenti mbahet mend edhe mbi marrëdhënien e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

MArrë nga VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj