LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e kandidatit presidencial në Ekuador shkakton pasiguri në procesin zgjedhor

Shumë njerëz besojnë, që qëndrimi i zëshëm i zotit Villavicencio kundër krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe korrupsionit çoi në vrasjen e tij. Gjatë tubimeve, zoti Villavicencio u kishte thënë përkrahëse se ai ishte kërcënuar me vdekje, si në një fjalim pak para se të vritej.

18 Gusht 2023, 21:00 Nga I.A
Vrasja e kandidatit presidencial në Ekuador shkakton pasiguri në
Foto ilustruese

EKUADOR- Vrasja e kandidatit presidencial, Fernando Villavicencio, ka shkaktuar trazira në Ekuador, në prag të zgjedhjeve. Presidenti Guillermo Lasso e quajti vrasjen përpjekje për të minuar procesin demokratik dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë. Kjo masë përfshin dislokimin e ushtrisë në tërë vendin, në përpjekje për të rikthyer qetësi dhe siguri.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar. Përkundër humbjes së një demokrati dhe luftëtari, zgjedhjet nuk do të pezullohen. Përkundrazi, ato duhet të mbahen. Duhet të forcojmë demokracinë,” thotë Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso.

Vrasja e papritur dhe tragjike e zotit Villavicencio ka nxitur shqetësime për situatën e sigurisë në zgjedhjet e së dielës. Shumë njerëz besojnë, që qëndrimi i zëshëm i zotit Villavicencio kundër krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe korrupsionit çoi në vrasjen e tij. Gjatë tubimeve, zoti Villavicencio u kishte thënë përkrahëse se ai ishte kërcënuar me vdekje, si në një fjalim pak para se të vritej.

“Ju jeni jeleku im anti-plumb. Nuk më nevojitet një i tillë. Ju jeni të guximshëm dhe unë jam guximtar si ju...Thanë se do të më vrisnin. Jam këtu!,” kishte thënë ai.

Pak orë pas vrasjes së zotit Villavicencio, zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ekuadorit tha se autori i dyshuar për vrasje, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit. Të nesërmen, policia njoftoi se kishte arrestuar gjashtë kolumbianë, pjesëtarë të grupeve të krimit të organizuar, të cilët dyshohet se kishin luajtur rol në planifikimin e vrasjes. Ndonëse autoritetet vepruan me shpejtësi për arrestimin e të dyshuarve, avokati i zotit Villavicencio, Luis Fernandez, i kritikoi ata që nuk siguruan mbrojtjen e duhur për kandidatin dhe që nuk arritën ta kapnin të gjallë vrasësin e dyshuar.

“Ajo që duhej bërë dhe që do të ishte e ligjshme, ishte (që të dyshuarit) t’i ofrohej ndihmë; ta çonin në spitali për ta shpëtuar dhe për të gjetur dëshmitë materiale dhe planifikuesit e këtij krimi,” thotë zoti Fernandez.

Banorët e Ekuadorit janë shprehur të tronditur dhe të zemëruar me vrasjen dhe rritjen e kriminalitetit.

“Jemi në duart e narko-krimit në këtë vend... Nuk mund të vazhdojmë të jetojmë në këtë gjendje pasigurie çdo ditë. Duam paqe në vendin tonë!” thotë zonja Ida Paez, një përkrahëse e kandidatit Villavicencio.

Në rrjetet sociale, një grup kriminal, që e quan veten “Los Lobos”, mori përgjegjësi për vrasjen e zotit Villavicencio, por një grup tjetër, që pretendon të jetë “Los Lobos” i vërtetë, e mohoi vërtetësinë e këtij pohimi.

“Ne nuk i mbulojmë fytyrat tona. Askush nuk flet në emrin tonë. Të jemi të qartë, ne kurrë nuk kemi vrarë zyrtarë qeveritarë apo civilë,” sipas një zëdhënësi të paidentifikuar të grupit.

Ndërkohë, shtatë kandidatë presidencialë morën pjesë në një debat, me masa shtesë sigurie – njëri prej tyre kishte veshur një jelek anti-plumb. Të gjithë folën për valën e dhunës në vend dhe pasigurinë si shqetësimi kryesore.

“Na duhet të udhëheqim, pajisim dhe përgatisim të gjitha agjencitë tona të rendit dhe ligjit dhe të integrojmë burimet e inteligjencës,” thotë zoti Jan Topic, kandidat presidencial.

“Do ta bëjmë Ekuadorin shtet të paqes dhe qetësisë,” thotë një kandidate tjetër, zonja Luisa Gonzalez.
Sipas kandidatit presidencial, Otto Sonnenholzner,“duhet të ndalojmë hyrjen në shtet personave me të kaluar kriminale.”

Presidenti Lasso ka kërkuar ndihmë nga Byroja Federale amerikane e Hetimeve, që tashmë ka arritur në Ekuador, për të ndihmuar autoritetet në hetime. Me pasiguri që po mbretëron në Ekuador, banorët e këtij vendi kërkojnë drejtësi dhe përgjigje, ndërkohë që po përgatiten për zgjedhjet e së dielës.

fernando villavicencio ida paez

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet