Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kriza e shkaktuar nga lufta e Rusisë detyroi BE-në që të miratonte ligj të ri, sipas të cilit, rezervat prej 90 për qind me gaz duhet të mbushen çdo vit deri më 1 nëntor.
BRUKSEL- Rezervat me gaz natyror të Bashkimit Evropian janë mbushur deri në 90 për qind të kapacitetit, shumë kohë para 1 nëntorit – datës së caktuar për mbushjen e rezervave – duke e bërë BE-në që të jetë “e përgatitur mirë”, tha komisionarja evropiane për energji.
Mbushja e shpejt e depove të rezervave nënkupton se blloku evropian “është në një pozitë shumë më të qëndrueshme sesa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, kur pushtimi rus i Ukrainës ngriti çmimet e energjisë, tha komisionarja evropiane për Energji, Kadri Simson.
Kriza e shkaktuar nga lufta e Rusisë detyroi BE-në që të miratonte ligj të ri, sipas të cilit, rezervat prej 90 për qind me gaz duhet të mbushen çdo vit deri më 1 nëntor. Para se Moska të niste pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, importet ruse të gazit natyror në BE përbënin pothuajse gjysmën e importeve të bllokut.
Edhe pse gazi rus nuk është subjekt i sanksioneve që BE-ja ka vendosur ndaj Moskës, blloku ka ulur importet ruse nën 10 për qind, ndërkaq Moska ndërpreu furnizimet e saj me energji. Kjo lëvizje fillimisht rriti çmimet energjisë, por më pas ato ranë kah fundi i vitit, teksa Evropa përfitoi nga dimri i butë dhe më shumë gaz u importua nga Shtetet e Bashkuara dhe Lindja e Mesme.
Sa i përket rezervave të shteteve veç e veç ndryshojnë. Spanja ka mbushur 99 për qind të kapaciteteve, Franca 88, ndërkaq Letonia 77 për qind. Komisioni Evropian ka vlerësuar se duke pasur 90 për qind të rezervave të mbushura, BE-ja ka gaz të mjaftueshëm për të mbuluar një të tretën e nevojave të saj gjatë dimrit.
Marrë nga REL
David ëisner TIRANË- I ngarkuari me punë nga SHBA-ja në Tiranë David Wisner ka mbërritur ditën e sotme në...
Rusi RUSI- Njëzet zyrtarëve moldavë u është ndaluar hyrja në Rusi, pas vendimit “jomiqësor” të Moldavis...
Kaluan 86 vite para se libri të kthehej në bibliotekë Një koleksionues librash ka shpëtuar nga një gjobë e madhe, pasi k...
Foto ilustruese SHBA- Një uragan që intensifikohet me shpejtësi me shpejtësi të erës 145 mph (233 km/h) është nisur...
Foto e regjistruar nga dëshmitarët okularë nga momenti i rënies së zjarrit Pasagjerët e Boeing 737 në ...
Foto ilustruese KOSOVË- Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënie...
Njerezit ne kinema GJERMANI- Pranimet në spital të personave me koronavirus janë rritur 50% në Gjermani kohët e fundit, me epidemi...
kontenieret me droge GREQI- Autoritetet greke kanë gjetur më shumë se 64 kilogramë kokainë në një kontenier me kark...
Donald Trump SHBA- Ish shefi i kabinetit të ish presidentit Donald Trump, Mark Meadows, të martën dorëzoi një mocion për ta z...
Shkupi SHKUP- Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot filloi shqyrtimi i propozimit të qeverisë së vendit p&eum...