LIVE UPDATES
Bota

Procesi gjyqësor i Trumpit në Xhorxhia nuk mund t’i kalojë gjykatës federale

Ekspertë të drejtësisë presin veprime të ngjashme edhe nga ekipi ligjor i ish presidentit dhe 17 të pandehurve tjerë, në aktpadinë lidhur me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

18 Gusht 2023, 17:12 Nga I.A
Procesi gjyqësor i Trumpit në Xhorxhia nuk mund t’i kalojë
Donald Trump

SHBA- Ish shefi i kabinetit të ish presidentit Donald Trump, Mark Meadows, të martën dorëzoi një mocion për ta zhvendosur procesin gjyqësor kundër tij në Xhorxhia tek një gjykatë federale.

Ekspertë të drejtësisë presin veprime të ngjashme edhe nga ekipi ligjor i ish presidentit dhe 17 të pandehurve tjerë, në aktpadinë lidhur me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Por, sipas ekspertëve, shanset që mocione si këto të miratohen, janë të vogla.

Sipas ekspertëve ligjorë çdo përpjekje për të zhvendosur betejën ligjore të Donald Trumpit nga një gjykatë e shtetit të Xhorxhias tek një gjykatë federale, me shpresë për të zgjedhur një juri më të favorshme për ish presidentin, ka të ngjarë të dështojë.

Ish shefi i kabinetit të zotit Trump, Mark Meadows dorëzoi dje një mocion për të zhvendosur rastin në një gjykatë federale. Ai, ish presidenti dhe 17 të tjerë, u paditën këtë javë nga Prokurorja e Qarkut të Fultonit, për komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.

Zoti Meadows do të mundohet të argumentojë se kjo çështje i përket gjykatës federale.

Nëse ka sukses, kjo do të thotë se anëtarët e jurisë, që do të vendosnin për fajësinë, ose pafajësinë e tyre, mund të zgjidhen nga një rajon shumë më i gjerë se sa qarku Fulton, i cili mbështeti me shumicë dërmuese demokratin Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin Shtetëror të Xhorxhias, Eric Segall thotë se përpjekja e zotit Meadows do të vononte procedurat, por, në fund të fundit, sipas tij, mocioni duhet të hidhet poshtë, nëse gjykatat zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte.

“Kërkesa për zhvendosje të gjyqit do të sjell vonesa. Ky do të jetë një process i ndërlikuar dhe i çrregullt. Donald Trumpi dhe të pandehurit e tjerë duhet t’i humbasin këto mocione. Sipas ligjeve, kjo është një çështje e humbur. Megjithatë, gjykatat më të ulëta federale dhe Gjykata e Lartë kanë ndryshuar shumë gjatë tre viteve të fundit dhe vërtetë nuk mund të parashikohet se çfarë mund të ndodhë. Por, nëse zbatojnë ligjin bazuar në fakte, këto mocione duhet të rrëzohen”, thotë zoti Segall.

Zoti Trump mund të bëjë të njejtën kërkesë. Por, profesorja e drejtësisë, Caren Morrison, thotë se nëse ndiqen faktet, asnjë prej kërkesave nuk duhet të miratohet.

Prova kryesore në këtë rast është telefonata pas zgjedhjeve të vitit 2020 që zoti Trump i bëri zyrtarit më të lartë zgjedhor në Xhorxhia, sekretarit të këtij shteti, Brad Raffensberger, të cilit i kërkoi që t’i gjente votat e mjaftueshme për të përmbysur humbjen. Zoti Raffensberger nuk pranoi.

“A ishte detyra e tij që ta thërriste Sekretarin Raffensberger dhe t’i kërkonte 11 mijë vota? Nëse kjo është pjesë e rregullt e punës së presidentit, atëherë po, çështja mund të çohet në gjykatën federale. Por nëse ushtrimi i trysnisë mbi zyrtarët lokalë nuk është pjesë e punës së presidentit,atëhere gjyqi nuk mund të transferohet diku tjetër. Askush nuk e di se si do të veprojnë gjykatësit. Por mendoj se në përgjithësi, nuk është një rast që mund të fitohet”, thotë zonja Morrison.

Në qershor, zoti Trump u përpoq të zhvendoste në një gjykatë federale procesin kundër tij në Nju Jork, ku ai akuzohet se ndryshoi të dhënat e biznesit, për të fshehur një pagesë për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave për të rritur.

Kërkesa e tij u mohua muajin e kaluar. Megjithatë, sipas ekspertëve ligjorë, këtë herë, shanset e zotit Trump janë më të larta.

“Lidhja midis kujdesit që zgjedhjet të jenë të drejta dhe të qenit president janë më të mëdha, krahasuar me një pagesë për një aktore të filmave për të rritur dhe të qenit president”, thotë ekspertja Morrison.

Por, provat e rastit e vështirësojnë miratimin e një mocioni për ta zhvendosur çështjen në gjykatë federale.

“Faktet janë të qarta. Ata po përpiqeshin të ndryshonin rezultatin e zgjedhjeve, jo të ruanin integritetin e procesit”, thotë eksperti Seagall.

Në një postim në rrjete sociale, zoti Trump e ka quajtur aktpadinë një “gjueti shtrigash” të motivuar politikisht dhe ka akuzuar prokuroren Fani Willis, se po përpiqet të dëmtojë fushatën e tij elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Marrë nga VOA

donald trump mark meadows

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet