6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Presidenti Putin e ka justifikuar vazhdimisht vendimin e tij për të dërguar trupa në Ukrainë si përgjigje ndaj asaj që ai e quan prekje të interesave jetike të sigurisë së Rusisë nga Perëndimi.
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin kritikoi të martën ato që ai i cilësoi si përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të ruajtur mbizotërimin global, duke thënë se ato janë të destinuara të dështojnë. Duke folur gjatë paraqitjes së letrave kredenciale nga ambasadorët e huaj në Moskë, presidenti rus tha se "zhvillimi objektiv drejt një bote shumëpolare përballet me rezistencën e atyre që përpiqen të ruajnë hegjemoninë në çështjet globale dhe të kontrollojnë gjithçka - Amerikën Latine, Evropë, Azi dhe Afrikë."
Presidenti Putin e ka justifikuar vazhdimisht vendimin e tij për të dërguar trupa në Ukrainë si përgjigje ndaj asaj që ai e quan prekje të interesave jetike të sigurisë së Rusisë nga Perëndimi. Udhëheqësit perëndimorë dhe NATO-ja e kanë hedhur poshtë një pretendim të tillë duke e quajtur agresionin rus të paprovokuar dhe të pajustifikuar.
Udhëheqësi rus i cilësoi sanksionet perëndimore kundër Rusisë, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së dhe aleatëve të saj për të forcuar pozicionet e tyre.
Po të martën, rajonet e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës lindore dhe jugore njoftuan planet për referendume këtë javë për t'u bashkuar me Rusinë. Përpjekjet e bashkërenduara dhe të shpejta të mbështetura nga Kremlini për të marrë katër rajone mund të krijojnë terrenin që Moska të përshkallëzojë luftën kundër forcave ukrainase që kanë shënuar sukses në rimarrjen e disa territoreve.
Njoftimet për referendumet që nisin të premten në rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe në Zaporizhzhian e kontrolluar pjesërisht nga Rusia, erdhën pasi një aleat i ngushtë i presidentit Putin, ish-presidenti Dmitry Medvedev, tha se votat ishin të nevojshme, ndërsa Moska po humbet terren në luftë.
Është pothuajse e sigurt që rezultatet e referendumit do të jenë në favor Moskës, por ato nuk ka gjasa të njihen nga qeveritë perëndimore që mbështesin Ukrainën.
Marrë nga VOA
Ushtarë ukrainas UKRAINË- Teksa kundërsulmi në lindje të vendit vazhdon ende, Ukraina ka marrë fshatin e saj të par...
Artane Rizvanolli KOSOVË- Qytetarët dhe bizneset duhet të kursejnë energjinë elektrike dhe të gjejnë alternativa pë...
Polici i aksidentuar GREQI- Një punonjës policie është aksidentuar, por kaskë mbrojtëse që mbante në kokë teks...
Foto ilustruese ZVICËR- Ministrja zvicerane e Mjedisit Simonetta Sommaruga po promovon masa për të reduktuar konsumin e ener...
Recep Tayyip Erdoğan SHBA- Presidenti Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë në mbledhjet e 77-të të Asamblesë së Për...
Shaip Kamberi SERBI- Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se nuk e ka pritur që dikush do të guxont...
Milo Gjukanoviç MALI I ZI- Pas largimit të ish kryeministrit Dritan Abazocviç, Mali i Zi shkon drejtë zgjedhjeve të p&eum...
Perleshjet PALESTINË- Ka pasur beteja të ashpra me armë në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, pasi for...
Prindërit e Madeleine McCann BRITANI- Prindërit e Madeleine McCann, vajzës së vogël britanike që u zhduk ...
Vladimir Putin dhe Aleksander Vuçiç RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Rusia do të vazhdojë të mb&eum...