LIVE UPDATES
Bota

Kosova paralajmëron reduktime të energjisë elektrike në dimër, Rizvanolli: Qytetarët të kursejnë

Gjatë një konference për media më 20 shtator, pas vizitës në Termocentralin Kosova B, Rizvanolli se stina e dimrit do të jetë e vështirë sa i përket furnizimit me energji, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë Evropën.

20 Shtator 2022, 18:28 Nga I.A
Kosova paralajmëron reduktime të energjisë elektrike në
Artane Rizvanolli

KOSOVË- Qytetarët dhe bizneset duhet të kursejnë energjinë elektrike dhe të gjejnë alternativa për ngrohje gjatë dimrit, me qëllim që të minimizohet nevoja për reduktimet e energjisë elektrike, tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Gjatë një konference për media më 20 shtator, pas vizitës në Termocentralin Kosova B, Rizvanolli se stina e dimrit do të jetë e vështirë sa i përket furnizimit me energji, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë Evropën.

Rizvanolli tha se edhe shtetet më të zhvilluara sikurse Gjermania dhe Zvicra po përgatiten për reduktime të energjisë gjatë dimrit, për shkak të krizës energjetike, që sipas saj është rënduar nga ndërprerjet e furnizimeve me energji ruse për Evropën, pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Sigurisht, shpresojmë që masat që do t’i ndërmarrë Komisioni Evropian do të ndikojnë në zbutjen e krizës në Evropë, që do të ndikojë edhe te ne. Tani për tani është vështirë të thuhet. Çfarë dihet sigurt në rastin tonë është se ne edhe në rastin më të mirë të kapaciteteve tona gjeneruese dallim është deri në 500 megavat, pra dallim në mes të prodhimit dhe kërkesës, që cila duhet të importohet”, tha Rizvanolli.

Duke u bërë thirrje qytetarëve që të gjejnë forma alternative për ngrohje, Rizvanolli bëri të ditur se në mbledhjen e Qeverisë që mbahet më 20 shtator do të merret vendimi për ndalimin e eksportit të peletit dhe lëndëve të tjera djegëse me bazë druri, duke shtuar se ka mungesë të peletit në tregun e Kosovës.

Përveç se ka mungesë të peletit në tregun e Kosovës, çmimi i kësaj lënde djegëse është rritur po ashtu. Më 2021, një ton pelet kushtonte rreth 200 euro, ndërkaq sivjet ai po shitet për 450 euro.

“Është në dorën e secilit prej nesh që të bëjmë diçka për këtë, ne si institucione jemi duke e bërë maksimumin. Nëse ne të gjithë e bëjmë maksimumin, nëse jo rasti më i mirë i furnizimit të rregullt, atëherë sigurisht që nevoja për reduktime do të minimizohet”, tha Rizvanolli.

Kur u pyet nëse reduktimet e energjisë do të jenë të pashmangshme gjatë dimrit, ministrja Rizvanolli tha se shoqëria kosovare duhet të diskutojë se sa është e gatshme të paguajë për importin e energjisë, teksa përmendi se së fundmi, shtetet e rajonit po blejnë 1 megavat energji për 1.000 euro.

“Në bazë të çmimeve të tregut që kemi parë deri në javën e kaluar, do të jetë shumë vështirë për ne dhe mendoj që ne si shoqëri duhet të kemi një diskutim për këtë çështje: cili është çmimi i energjisë që ne jemi të gatshëm të paguajmë si shoqëri? Sepse nëse nuk e paguan konsumatori në faturë, do ta paguajë taksapaguesi përmes buxhetit të shtetit”, tha ajo.

Rizvanolli tha se edhe dimri i vitit 2021 ishte i vështirë. Atëbotë, Kosova u përball me reduktime dhe Qeveria tha se çmimet e importit të rrymës ishin të shtrenjta.

Sipas të dhënave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, Kosova më 2021 ka importuar 1.311.461 megavat rrymë. Çmimi mesatar i importit të rrymës me kontrata komerciale gjatë vitit 2021 ka qenë 119.29 euro për megavat. Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, gjatë dimrit, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.

Marrë nga REL

artane rizvanolli

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë