LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Trump dhe prodhuesi tajvanez i mikroprocesorëve njoftojnë planet për ndërtimin e pesë fabrikave në SHBA

Kompania TMSC, një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të mikroprocesorëve, është furnizuesi kryesor i firmave më të njohura amerikane të pajisjeve elektronike.

4 Mars 2025, 19:47 Nga N.F
Presidenti Trump dhe prodhuesi tajvanez i mikroprocesorëve njoftojnë
Foto ilustruese

UASHINGTON- Gjigandi tajvanez i prodhimit të mikroprocesorëve, njoftoi të hënën planet për të investuar 100 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar pesë fabrika të tjera për prodhimin e mikroprocesorëve gjatë viteve të ardhshme. C.C. Wei, drejtori i kompanisë ‘Taiwan Semiconductor Manufacturing Co.’, e bëri të ditur planin gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump.

“Duhet të jemi në gjendje t’i prodhojmë këtu mikroprocesorët dhe gjysmëpërçuesit që na nevojiten”, deklaroi zoti Trump. “Për ne, është çështje e sigurisë kombëtare”.

Kompania TMSC, një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të mikroprocesorëve, është furnizuesi kryesor i firmave më të njohura amerikane të pajisjeve elektronike. Investimi prej 100 miliardë dollarësh, që do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara më pak të varura nga gjysmëpërçuesit e prodhuar në Azi, është një shtim i investimeve fillestare të kësaj kompanie në SHBA. Kompania TMSC kishte bërë të ditur në prill të vitit të kaluar se do t’i zgjeronte investimet e saj në Shtetet e Bashkuara nga 25 miliardë dollarë në 65 miliardë dollarë dhe do të shtonte ndërtimin e fabrikës së tretë në shtetin e Arizonës deri në vitin 2030.

Pas fitores së zgjedhjeve, kryesisht për shkak të shqetësimeve ekonomike të votuesve, zoti Trump i shtoi përpjekjet për të rritur investimet në industritë vendore për të krijuar vende pune.

Njoftimi i kompanisë TSMC është shembulli i fundit në një varg zhvillimesh të tilla. Muajin e kaluar, kompania ‘Apple’ tha se do të investonte 500 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme. Miliarderi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Hussain Sajwani dhe banka ‘SoftBank’ gjithashtu premtuan investime në vlerë prej miliarda dollarësh.

Kompania TSMC tha të hënën se i “mirëpret diskutimet mbi vizionin e përbashkët për inovacion dhe zhvillim të industrisë së gjysmëpërçuesve, si dhe për mënyrat për të përforcuar sektorin e teknologjisë krahas klientëve tanë”.

Gjatë administratës së Presidentit Biden, Departamenti amerikan i Tregtisë finalizoi një marrëveshje për subvencione qeveritare me vlerë prej 6.6 miliardë dollarësh në nëntor për degën e TSMC-së në Shtetet e Bashkuara, për prodhimin e gjysmëpërçuesve në Feniks të Arizonës.

Ish Presidenti Biden e nënshkroi ligjin mbi mikroprocesorët dhe shkencën në vitin 2022, në bazë të së cilit do të jepeshin 52.7 miliardë dollarë subvencione për prodhimin dhe hulumtimin e gjysmëpërçuesve amerikanë.

Pozita dominuese e Tajvanit, si prodhues i mikroprocesorëve që përdoren në teknologji, duke filluar nga celularët e deri tek veturat e avionët luftarakë, ka shkaktuar shqetësime për varësinë e tepruar ndaj ishullit, sidomos tani kur Kina po shton trysninë me pretendimet e saj për sovranitet mbi Tajvanin.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj, por qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike në Taipei i kundërshton këto pretendime.

Nën administratën e Presidentit Biden, Departamenti i Tregtisë bindi pesë kompanitë kryesore që prodhojnë gjysmëpërçues të ndërtojnë fabrika në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një programi që synon t’u kundërpërgjigjet rreziqeve që mikroprocesorët e importuar paraqesin për sigurinë kombëtare.

Sekretari për Tregtinë i Presidentit Trump, Howard Lutnick u tha ligjvënësve muajin e kaluar se programi ishte “një investim i shkëlqyeshëm” për të rindërtuar këtë sektor, por refuzoi të premtojë se do t’i jepte donacionet të cilat tashmë janë miratuar nga departamenti, duke thënë se dëshiron “t’i lexojë, t’i analizojë dhe t’i kuptojë ato”.

Një zëdhënësi i kompanisë TSMC tha muajin e kaluar se kompania ka marr 1.5 miliardë dollarë subvencion sipas Ligjit për Mikroprocesorët para se të fillonte mandati i administratës së re, në bazë të parimeve të marrëveshjes.

Vitin e kaluar kompania TSMC ra dakord të përdorë teknologjinë e njohur si ‘2 nanometra’, një ndër më të avancuarat në botë për prodhimin e mikroprocesorëve, në fabrikën e saj të dytë në Arizonë, e cila pritet të fillojë prodhimin në vitin 2028. Kjo kompani gjithashtu u pajtua të përdorë teknologjinë e saj më të avancuar për prodhimin e mikroprocesorëve, të quajtur ‘A16’, në Arizonë.

Kompania TSMC tashmë ka filluar prodhimin e mikroprocesorëve të avancuar 4 nanometra për klientët amerikanë në Arizonë. Kontrata dhënë TSMC-së përfshin edhe deri në 5 miliardë dollarë kredi qeveritare me interes të ulët./VOA

shba trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj