LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Trump trysni Rusisë t'i japë fund luftës në Ukrainë

Të mërkurën, Presidenti Trump shkroi në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social” se pavarësisht që nuk dëshiron të dëmtojë Rusinë, ajo duhet të arrijë një marrëveshje paqeje ose të përballet, siç tha ai, “me nivele të larta të taksave, tarifave dhe sanksioneve për çdo gjë të prodhuar në Rusi që shitet në Shtetet e Bashkuara”.

24 Janar 2025, 15:18 Nga r.ll
Presidenti Trump trysni Rusisë t'i japë fund luftës në
foto ilustruese

SHBA- Vetëm pak ditë pas inaugurimit si president, Donald Trump po intensifikon trysninë ndaj Rusisë për të filluar bisedimet e paqes me Ukrainën. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias Rusia i kundërshtoi kërcënimet e Presidentit Trump se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione dhe tarifa të reja ndaj Kremlinit nëse ai refuzon t'i japë fund luftës.

Dhjetëra njerëz u plagosën nga një sulm rus me raketa të enjten në qytetin ukrainas të Zaporizhzhias. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky konfirmoi sulmin në profilin e tij në platformën ‘Telegram’ dhe bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përsëriti thirrjet e tij të enjten për të dyja palët që t'i japin fund luftës.

“Përpjekjet tona për të siguruar një zgjidhje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, shpresojmë që tani janë duke u zhvilluar. Është shumë e rëndësishme që kjo të arrihet”, thotë Presidenti Trump.

Të mërkurën, Presidenti Trump shkroi në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social” se pavarësisht që nuk dëshiron të dëmtojë Rusinë, ajo duhet të arrijë një marrëveshje paqeje ose të përballet, siç tha ai, “me nivele të larta të taksave, tarifave dhe sanksioneve për çdo gjë të prodhuar në Rusi që shitet në Shtetet e Bashkuara”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov bëri këtë koment kundër kërcënimeve të enjten.

“Ne nuk shohim ndonjë element veçanërisht të ri në këtë deklaratë. Ne mbetemi gati për dialog”, tha zoti Peskov.

Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e zotit Trump kanë një avantazh, thonë disa analistë.

“Ai mund të vazhdojë ndihmat ushtarake për Ukrainën. Presidenti Trump mund të marrë vendim të shfrytëzojë pasuritë e bllokuara të bankës qëndrore ruse në një vlerë prej 300 miliardë dollarësh”, thotë për Zërin e Amerikës Steven Pifer, ekspert i politikës së jashtme.

“Avantazhi më i mirë që ka Uashingtoni është mbajtja e aleatëve evropianë të bashkuar në lidhje me Ukrainën si dhe të afrojë Kinën”, thotë Mathew Schmidt, ekspert i sigurisë kombëtare.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se Bashkimi Evropian duhet të rrisë mbështetjen financiare për Ukrainën tani, sepse një fitore ruse do të ishte edhe më e kushtueshme për aleancën në planin afatgjatë.

“Nuk do të duhen miliarda shtesë; do të duhen triliona dollarë shtesë. Nëse Ukraina humbet, ne duhet të rikthejmë besimin tek NATO. Do të jetë një çmim shumë më i lartë se ai që mendojmë në këtë moment në lidhje me shpenzimet dhe rritjen e prodhimit tonë industrial”, thotë zoti Rutte.

Ai gjithashtu paralajmëroi se një marrëveshje paqeje e nxituar dhe e pafavorshme për Ukrainën, do të ishte gjeopolitikisht një “gabim i madh”./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj