Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sulmuesi i dyshuar për vrasjen e një fëmije dhe personi tjetër në Aschaffenburg ndodhet tani në spital psikiatrik. 28-vjeçar afgan, që duhej të dëbohej nga Gjermania, njihej nga autoritetet e drejtësisë. "Migracioni po sfidon vendin tonë”. Kjo nuk vlen vetëm nga pikëpamja financiare. Gjermania është një "vend human", theksoi ai, duke iu referuar ndër të tjera pranimit të refugjatëve të luftës nga Ukraina. "Por në fund kjo nuk mund të bëhet në kurriz të popullatës sonë."
GJERMANI - Pas sulmit me thikë në Aschaffenburg që la dy të vdekur dhe tre të plagosur, një djalë dy vjeçar me origjinë marokane dhe një 41 vjeçar, gjykatësja e hetimeve në gjykatën lokale urdhëroi që i dyshuari të vendoset përkohësisht në një spital psikiatrik. Ky urdhër zakonisht lëshohet, nëse ka prova se një i dyshuar nuk konsiderohet i aftë për fajësinë për shkak të sëmundjes mendore në kohën e krimit. Afgani 28-vjeçar akuzohet për dy vrasje, për dy vrasje të mbetur në tentativë dhe për lëndim të rëndë trupor. Sipas policisë dhe prokurorëve, ai ende nuk ka bërë komente për akuzat. Deri tani dihet, se afgani ka qenë disa herë në trajtim psikiatrik. Nuk ka të dhëna, sipas policisë, deri tani për radikalizim të tij. Afgani erdhi në Gjermani në vitin 2022 dhe aplikoi për azil. Sipas raportimeve të pakonfirmuara ai erdhi përmes Bullgarisë në BE.
Sulmi alarmon politikën
Pas sulmit me thikë në Aschaffenburg të Bavarisë, politikanët po bëjnë thirrje për sqarim të shpejtë të rrethanave. Pas një takimi me krerët e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës, Zyrës Federale të Policisë Kriminale dhe Policisë Federale, kancelari Olaf Scholz (SPD) njoftoi se çështja do të zgjidhet shpejt dhe do të merren "masat e nevojshme”. Kandidati për kancelar i Unionit CDU/CSU, Friedrich Merz, njoftoi se nëse ai do të merrte qeverinë, do të vendoste një "ndalim de facto të hyrjes" për të gjithë njerëzit pa dokumente të vlefshme hyrjeje. Merz tha në Berlin në përgjigje të sulmit në Aschaffenburg se ai do të dërgonte një udhëzim përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme në ditën e tij të parë si kancelar. Krimi tregon "një cilësi të re të brutalitetit krejtësisht të pafrenuar në Gjermani". Kandidati i Unionit, Merz u shpreh se, "kupa është më në fund plot."
Kryeministri i Bavarisë dhe kreu i CSU, Markus Söder bëri thirrje për një politikë "zero tolerance" në lidhje me migracionin. Ai u shpreh në të njëjtën linjë me kreun e CDU-së Friedrich Merz se "parimi bazë i tolerancës zero dhe kompromisi zero do të jetë udhëzuesi për politikën e ardhshme të migracionit," tha Söder në Mynih. "Migracioni po sfidon vendin tonë”. Kjo nuk vlen vetëm nga pikëpamja financiare. Gjermania është një "vend human", theksoi ai, duke iu referuar ndër të tjera pranimit të refugjatëve të luftës nga Ukraina. "Por në fund kjo nuk mund të bëhet në kurriz të popullatës sonë."
Tre persona të plagosur jashtë rrezikut për jetën
Afgani akuzohet, se ka vrarë një djalë 2-vjeçar dhe një burrë 41-vjeçar në një park në qytet në kufirin shtetëror me Hesen të mërkurën pasdite - krejt papritur dhe qëllimisht, siç e përshkroi Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Hermann (CSU). Sipas të dhënave të deritanishme, edhe një vajzë dyvjeçare është plagosur tri herë në pjesën e qafës me thikë kuzhine. Sipas autoriteteve, një 72-vjeçar ka pësuar lëndime të shumta në zonën e gjoksit. Një mësuese 59-vjeçare theu krahun në rrëmujë e sipër. Tre personat e plagosur rëndë janë ende në spital. "Por ata janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën”, tha një zëdhënës i policisë.
Po shqyrtohet përgjegjësia për fajin
Të dyshuariin, 28 vjeçar afgan, policia e arrestoi menjëherë pas krimit. Sipas ministrit të Brendshëm bavarez, Herrmann, afgani duhej të dëbohej nga Gjermania. Por në fillim të dhjetorit 2024, ai kishte njoftuar autoritetet me shkrim, se do të largohej vetë nga Gjermania - por që nuk e bëri këtë. Sipas Herrmann, afgani ishte "duke iu nënshtruar edhe trajtimit psikiatrik".
Hetimet duhet të tregojnë nëse përgjegjësia për fajësinë në krim do mund të zvogëlohet ose nëse ai do të konsiderohet vërtetë i paaftë për fajin. Ndër të tjera, policia po përpiqet të sqarojë, nëse afgani ka sulmuar në mënyrë të qëllimshme specifike fëmijët e e çerdhes.
Afgani ishte i njohur për policinë dhe gjyqësorin për shkak të disa hetimeve kundër tij, përfshirë edhe krime të dhunshme. Sipas njoftimit të një zëdhënëseje të drejtësisë, në mars 2023, gjykata e qarkut Schweinfurt lëshoi dënimin me gjobë ndaj tij për dëmtim të qëllimshëm trupor pas një sherri fizik në një qendër pritjeje për azilkërkuesit. Një tjetër penalizim për mashtrim afgani e kishte marrë nga gjykata e rrethit në Aschaffenburg, sepse ishte kapur me biletë false./DW
Donald Trump dhe John F Kennedy SHBA- Nipi i ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, ka reaguar pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi urdhrin ...
Foto ilustruese BRITANI- Stuhia Eowyn ka goditur Britaninë e Madhe teksa shkollat dhe shërbimet hekurudhore janë mbyllur. Sipas mediave...
Scholz, Macron SHBA - Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron nënvizuan në Pari...
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të takohet menjëherë me presid...
Ajsberg ANTARKTIDA- Ajsbergu më i madh në botë, A23a, është në lëvizje dhe po drejtohet nga Antarktida drejt ishull...
Zjarre kaliforni KALIFORNI - Urdhrat e evakuimit u hoqën për dhjetëra mijëra njerëz pasi zjarrfikësit ishin në gjendje t...
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ftoi të enjten sipërmarrjet botërore që të prodhojnë ...
Protesta SERBI - “Grevë e përgjithshme” është slogani që dëgjohet gjithnjë e më shpesh në protesta...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump urdhëroi publikimin e mijëra dokumenteve qeveritare të klasifikuara në lidhje me vrasjen e P...
Foto ilustruese BRAZIL- Brazili pasi duroi thatësirën më të keqe të regjistruar në vitin 2024, e mbylli vitin me një tje...