Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Politikania 61-vjeçare pritet të sjellë frymë të freskët në skenën qendrore politike të vendit. Ajo ka shërbyer si kryetare e qytetit të Mexico City.
MEKSIKË- Claudia Sheinbaum u zgjodh presidentja e parë e Meksikës. Autoriteti zyrtar zgjedhor i Meksikës tha se rezultatet paraprake tregojnë se Sheinbaum fitoi midis 58% dhe 60% të votave në zgjedhjet e së dielës. Rezultati i siguron asaj fitore bindëse kundrejt rivales Xochitl Galvez, tha autoriteti zgjedhor. Sheinbaum do ta zëvendësojë mentorin e saj, presidentin në largim, Andres Manuel Lopez Obrador, nisur nga 1 tetori.
Politikania 61-vjeçare pritet të sjellë frymë të freskët në skenën qendrore politike të vendit. Ajo ka shërbyer si kryetare e qytetit të Mexico City. Claudia Sheinbaum ka lindur në vitin 1962. Ajo ka studiuar fizikë dhe ka kryer doktoraturën në inxhinieri energjetike. Sheinbaum ka punuar për vite si studiuese dhe është marrë me mbrojtjen e mjedisit që në moshë shumë të hershme. Ajo u zgjodh kryetare e bashkisë së periferisë së Tlalpan në vitin 2015 dhe tre vjet më vonë u bë kryetare e qytetit të Meksikos dhe kryetare e qeverisë lokale, gruaja e parë në historinë e qytetit që e bën këtë.
Gjatë pandemisë Covid-19, Sheinbaum zbatoi një politikë shumë të ndryshme nga ajo e qeverisë qendrore të vendit, duke promovuar parandalimin dhe shkencën në përgjithësi. Ajo bëri ndryshimin, po të kemi parasysh se si në Meksikë ashtu edhe në shumë vende të Amerikës Qendrore dhe Latine kishin dominuar populistët, të cilët thuajse e ndalonin botën të vaksinohej dhe të respektoheshin masat mbrojtëse ndaj virusit.
“Unë besoj në shkencë”, është motoja e Sheinbaum, e cila vjen nga një familje shkencëtarësh pozitivë dhe planet dhe veprimet e saj i mbështet në studimin e të dhënave.
Presidentja e re e përkufizon veten si feministe, beson në barazinë gjinore, mbështet të drejtën për abort, diçka shumë e rëndësishme në një vend konservator që vetëm një vit më parë legalizoi abortin deri në 12 javë të shtatzënisë, dhe promovon të drejtat e komunitetit LGBTQ+.
Një nga synimet e saj kryesore është të përballet me nivelet e larta të krimit, por pa zbatuar politika ekstreme represioni, në të cilat ajo nuk beson. Ajo beson se e majta moderne duhet të promovojë sigurimin e të drejtave themelore për të gjithë banorët e vendit të saj dhe këtë synon të bëjë që nga 1 tetori, kur merr detyrën.
Po ashtu, ajo është politikania e parë hebreje që bëhet presidente në një vend të dominuar nga katolikët. Zgjedhja e Sheinbaum është premtuese dhe mbetet të shihen në veprim planet e saj për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.
foto ilustruese INDI- Më shumë se 50 njerëz vdiqën në Indi gjatë tri ditëve të fundit, si pasojë e një va...
GJERMANI- Mungesë mjekësh, krizë financiare në spitale, standarde të dobëta digjitalizimi. Ministri gjerman i Shëndetë...
Darka SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas fitores së regjistruar ditën e djeshme në zgjedhjet lojale ka pos...
Ardita Sinani PRESHEVË- Ardita Sinani nga PVD ka shpallur fitoren në Preshevë ndërsa “Fronti për Ndryshim” del t&...
Policia GJERMANI- Ndërroi jetë polici i lënduar, i sulmuar të premten në Manhaim. Policia po ruante një miting të lë...
Foto ilustruese GJEORGJI- Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, tha se ka nënshkruar ligjin kontrovers për “a...
Magneti SHBA- Një çift nga Neë York gjatë kërkimeve me magnet në një liqen në zonë zbuluan një kasafort...
Avionet PORTUGALI- Dy avionë të vegjël Yakovlev Yak-52 u përplasën pasditen e djeshme teksa merrnin pjesë...
permbytjet ne gjermani GJERMANI- Vërshime ujërash, forca shpëtimi në aksion të pandërprerë kundër përmbytjeve...
Foto ilustruese IZRAEL- Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar një marrëveshje korniz&eu...