6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Pas sulmit me thikë të premten në sheshin e tregut në Manhaim, polici i lënduar rëndë ndërroi jetë në spital.
GJERMANI- Ndërroi jetë polici i lënduar, i sulmuar të premten në Manhaim. Policia po ruante një miting të lëvizjes kritike ndaj islamit, Pax Europa kur agresori sulmoi 6 vetë, mes tyre edhe policin. Motivi i sulmit ende i paqartë
Pas sulmit me thikë të premten në sheshin e tregut në Manhaim, polici i lënduar rëndë ndërroi jetë në spital. Këtë e bënë të ditur prokuroria, presidiumi i policisë së Manhaimit dhe zyra e kriminalistikës së landit. Agresori e goditi me thikë disa herë policin në pjesë të kokës. Megjithëse ai u operua me urgjencë dhe u vendos në gjendjen e komës artificiale, polici nuk i mbijetoi sulmit.
Tronditje në Gjermani
Presidenti gjerman, Steinmeier pas vdekjes së policit u shpreh i shokuar duke theksuar se dhuna rrezikon atë që e ka bërë demokracinë tonë të fortë. "Kështu nuk vazhdohet më." Presidenti gjerman u shpreh " se ka shqetësim tzë madh për brutalizimin e ballafaqimit politik dhe rritjen e gatishmërisë për dhunë në vendin tonë".
Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz u shpreh i tronditur pas humbjes së jetës të policit. "Më trondit thellësisht, që nëpunësi i guximshëm i policisë pas sulmit në Manhaim ndërroi jetë nga lëndimet", shkroi Scholz në platformën X. "Angazhimi i tij për sigurinë meriton nga të gjithë ne mirënjohjen më të madhe. Jam në këto orë të hidhura në mendime tek familja e tij dhe të gjithë ata që mbajnë zi për të."
Dhimbje dhe zemërim ka pasur edhe në radhët e policisë. Sindikata Gjermane e Policisë reagoi e tronditur. "Dhuna që hasim përditë është pa asnjë hezitim brutale, antihumane dhe shpesh vdekjeprurëse", tha kreu i sindikatës së landit, Ralf Kusterer- Fushatat kundër urrejtjes dhe nxitjes së urrejtjes nuk i prekin as me afërsi problemet që ndeshim ne përditë.
Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Autori i sulmit, një 25 vjeçar afgan, i lindur në Afganistan, ardhur në Gjermani në vitin 2014 si minoren është ende i paaftë për t'u marrë në pyetje. Ai u qëllua nga policët gjatë sulmit. Deri më tani emri i tij nuk figuronte tek policia. Afgani është i martuar, ky dy fëmijë dhe jeton në Hepenheim.
Sulmi ndodhi të premten gjatë një demonstrate të një organizate kritike ndaj islamit në një nga sheshet e Manheim-it. Policia po ruante një miting të lëvizjes kritike ndaj islamit, Pax Europa kur agresori sulmoi 6 vetë, mes tyre edhe policin. Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë civilët që përpiqen të nënshtrojnë sulmuesin dhe ai godet me thikë një oficer policie. Një tjetër oficer policie përfundimisht qëlloi sulmuesin, ndërsa ai po luftonte me një burrë tjetër. Michael Stürzenberger, një kritik i hapur i fesë islame, nga organizata "Pax Europa” ishte planifikuar të fliste në këtë miting, si pjesë e turneut të tij "Sytë e hapur". Në mesin e të plagosurve ishte edhe Stürzenberger, 59 vjeç.
Marrë nga DW
Foto ilustruese GJEORGJI- Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, tha se ka nënshkruar ligjin kontrovers për “a...
Magneti SHBA- Një çift nga Neë York gjatë kërkimeve me magnet në një liqen në zonë zbuluan një kasafort...
Avionet PORTUGALI- Dy avionë të vegjël Yakovlev Yak-52 u përplasën pasditen e djeshme teksa merrnin pjesë...
permbytjet ne gjermani GJERMANI- Vërshime ujërash, forca shpëtimi në aksion të pandërprerë kundër përmbytjeve...
Foto ilustruese IZRAEL- Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar një marrëveshje korniz&eu...
Foto ilustruese GREQI- Autoritet greke kanë nisur hetimet pas gjetjes së një trupi të pajetëi cili u gjet në zon&eu...
foto ilustruese SERBI- Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Serbi duket se është drejt fitores në zgjedhjet e përs&eum...
foto ilustruese SHBA- Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha të diel&e...
Foto nga vendi i ngjarjes STAMBOLL- Një ndërtese pesëkatëshe është shembur në Kuçukçekmece në St...
foto ilustruese NORVEGJI- Rajoni Svalbard i Norvegjisë është një zonë e lirë pa viza për këdo që dëshiron...