LIVE UPDATES
Bota

SHBA pret që Izraeli të pranojë planin për t’i dhënë fund luftës në Gazë nëse Hamasi bie dakord

Të dielën një ndihmës i kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se Izraeli e ka pranuar një projekt marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gazë, e cila po çohet përpara nga Presidenti Joe Biden, edhe pse plani sipas tij nuk është i përsosur dhe ka nevojë për shumë ndërhyrje.

3 Qershor 2024, 07:35 Nga r.ll
SHBA pret që Izraeli të pranojë planin për t’i
foto ilustruese

SHBA- Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha të dielën se nëse Hamasi bie dakord mbi marrëveshjen për t'i dhënë fund luftës në Gazë, Uashingtoni pret që edhe Izraeli ta pranojë planin.

"Ky ishte një propozim izraelit. Të gjitha pritshmëritë tona janë që nëse Hamasi bie dakord me propozimin, që atyre iu përcoll si një propozim izraelit, atëherë Izraeli do të thoshte po," tha zoti Kirby në një intervistë në programin televiziv "This Week" të rrjetit ABC News.

Të dielën një ndihmës i kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se Izraeli e ka pranuar një projekt marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gazë, e cila po çohet përpara nga Presidenti Joe Biden, edhe pse plani sipas tij nuk është i përsosur dhe ka nevojë për shumë ndërhyrje.

Në një intervistë për gazetën britanike “Sunday Times”, këshilltari i kryeministrit Netanyahu për politikën e jashtme, Ophir Falk tha se Izraeli kishte rëndë dakord me propozimin e Presidentit Biden, duke shtuar se “nuk është një marrëveshje e mirë, por se Izraeli dëshiron lirimin e të gjithë pengjeve”.

“Ka shumë elementë që duhen diskutuar”, tha ai duke shtuar se kushtet e Izraelit, përfshirë lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit nuk kanë ndryshuar.

Të premten, Presidenti Biden ofroi hollësi për një plan me tre faza, që sipas tij ishte plan i qeverisë së Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gazë. Faza e parë e marrëveshjes do të përfshinte armëpushim si dhe lirimin e një numri të personave që po mbahen peng,

Faza e dytë do të përfshijë lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura gjallë, përfshirë ushtarët dhe forcat izraelite do të tërhiqen nga Gaza.

Ndjekja e planit, bazuar në këto faza, duket se nënkupton se Hamasi do të vazhdonte të luante rol në marrëveshjet shtesë të ndërmjetësuara nga Egjpti dhe Katari, çka duket se mund të bjerë ndesh me vendosmërinë e Izraelit për të rifilluar fushatën për eliminimin e grupit Hamas, që ka mbështetjen e Iranit.

Këshilltari Ophir Falk konfirmoi qëndrimin e zotit Nentanyahu se nuk do të ketë “armëpushim të përhershëm pa u plotësuar objektivat e Izraelit”. Deri tani, Hamasi e ka mirëpritur nismën e Presidentit Biden.

“Fjalimi i zotit Biden përfshinte ide pozitive, por ne duam që propozimi të materializohet brenda kornizave të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që plotëson kërkesat tona”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, për rrjetin Al Jazeera të shtunën.

Hamasi kërkon garanci për dhënien fund të ofensivës në Gazë, tërheqjen e të gjitha forcave izraelite, lëvizje të lirë për palestinezët dhe ndihmë për rindërtimin e Gazës. Ndërkohë, në Izrael vazhdojnë protestat kundër qeverisë Netanyahu dhe mënyrës se si ai po e zhvillon luftën në Gazë.

Të shtunën, policia përdori pompa uji me presion për shpërndarjen e protestuesve. Në Tel Aviv mbahen protesta të vazhdueshme, me thirrjet kundër qeverisë së Izraelit dhe kërkesave për lirimin e pengjeve.

Sulmi i Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor, la të vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë ndërsa u rrëmbyen rreth 250 vetë, sipas të dhënave izraelite. Bombardimet izraelite dhe ofensivat tokësore kanë vrarë më shumë se 36,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, që kontrollohet nga Hamasi. Izraeli thotë se gjatë luftimeve ka humbur 290 trupa./VOA

shba lufta hamas-izrael

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen