LIVE UPDATES
Bota

"Presioni ndaj Erdoganit duhet të shtohet!" Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit/ DW: Sulm ndaj demokracisë

Politikanë gjermanë dhe evropianë e kritikuan ashpër arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit dhe kërkojnë të shtohet presioni ndaj Erdoganit.

24 Mars 2025, 08:18 Nga M.B
"Presioni ndaj Erdoganit duhet të shtohet!" Arrestimi i
Foto ilustruese

TURQIA- "Arrestimi i kryebashkiakut është thellësisht shqetësues”, deklaroi përpara gazetarëve në Bruksel presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. "Turqia duhet të mbrojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur."

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e quajti arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu si dhe përkrahësve të tij si një "goditje për demokracinë në Turqi". "Ne po shohim qartë se hapësira për politikanët opozitarë po bëhet gjithnjë e më e vogël”, tha ajo.

Presioni ndaj Erdoganit duhet të shtohet

Zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar të Unionit në parlamentin gjerman, Bundestag, Jürgen Hardt (CDU), e kritikoi gjithashtu burgosjen e politikanit opozitar turk Ekrem Imamoglu. "Koha dhe konteksti politik i arrestimit" të shtyjnë të mendosh se një rivali politik i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan po "privohet nga të drejtat e tij demokratike", tha Hardt për gazetën "Welt". "Gjermania duhet ta bëjë të qartë se Erdogan ka bërë një hap tjetër drejt autokracisë dhe se kjo nuk mund të pranohet”.

Eksperti për politikën e jashtme të Partisë Të Gjelbrit, Max Lucks, kërkoi që Gjermania "ta vërë tani Erdoganin nën presion të dukshëm". Është e rëndësishme të tregojmë "se të drejtat e njeriut dhe demokracia në Turqi nuk janë një çështje e vogël për ne," tha ai për gazetën "Handelsblatt". Lucks bëri thirrje për një ndalim të menjëhershëm të dërgimit të armëve në Turqi.

Po ashtu ai kërkoi që procedura për shkeljen e marrëveshjeve kundër Turqisë, e cila po zhvillohet në Këshillin e Evropës, "të përshpejtohet me të gjitha konsekuencat e mundshme dhe të lidhet ngushtë me marrëdhëniet politike dhe ekonomike të BE-së me Turqinë," tha Lucks. Procedurat kanë nisur në dhjetor 2021 pas burgosjes së aktivistit të të drejtave civile Osman Kavala, i cili mbështeti protestat në Gezi.

Franca: Burgosja e Imamoglut "sulm ndaj demokracisë"

Arrestimi dhe burgimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu dhe liderëve të tjerë politikë "përbën një sulm serioz ndaj demokracisë", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Francës .

Në deklaratë thuhet se Turqia, e cila udhëhiqet nga Rexhep Tajip Erdogani për më shumë se 20 vjet, ka premtuar se do të mbrojë të drejtat e figurave të opozitës.

Liria e shprehjes dhe e drejta për tubim paqësor janë gurët e themelit të shtetit të së drejtës, thuhet në deklaratë, duke nënvizuar se Turqia – si anëtare e Këshillit të Evropës dhe kandidate për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian – ka "marrë angazhime në këtë fushë”.

"Respektimi i këtyre angazhimeve është një element qendror i marrëdhënieve tona, si dhe i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës.

Përshkallëzim i goditjeve ndaj opozitës në Turqi

Amnesty International tha se arrestimi i Imamoglut shënoi një përshkallëzim të goditjeve ndaj opozitës në Turqi. "Ndërsa përdorimi i akuzave të paqarta për terrorizëm si armë kundër opozitës për të burgosur dhe ndjekur penalisht kundërshtarët nuk është e re, paraburgimet e fundit dhe kufizimet shoqëruese paraqesin një intensifikim alarmant të vënies në shënjestër të kritikëve realë apo të perceptuar”, tha Dinushka Disanayake, zëvendësdrejtore e Amnesty për Evropën./ DW

turqia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj