Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndryshe nga SHBA-ja Kievi dhe Moska nuk janë optimistë për bisedimet e së hënës në Arabinë Saudite, që synojnë t'i japin fund luftës në Ukrainë.
UKRAINA- Presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të ushtrojnë përsëri presion të ri ndaj Moskës për të ndaluar luftën. Thirrja erdhi pasi gati 150 dronë rusë goditën Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës gjatë natës së të shtunës (22.03), duke vrarë të paktën shtatë vetë.
"Nevojiten vendime të reja dhe presioni i ri mbi Moskën për t'u dhënë fund këtyre sulmeve dhe kësaj lufte”, postoi Zelensky në mediat sociale përpara bisedimeve për një armëpushim të pjesshëm që janë planifikuar për t'u zhvilluar të hënën në Arabinë Saudite.
Bisedimet për një armëpushim të pjesshëm në Arabinë Saudite ishin planifikuar fillimisht që të zhvilloheshin njëkohësisht të hënën. Por Zelensky tha se delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin e SHBA-së të dielën, pa dhënë detaje të mëtejshme. Kurse takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe të SHBA-së pritet të zhvillohet të hënën.
Sulme të forta nga ajri
Në postimin në Instagram Zelensky shkroi gjithashtu se vetëm këtë javë kundër popullit ukrainas ishin lëshuar mbi 1,580 bomba nga ajri, afro 1,100 dronë luftarakë dhe 15 raketa të llojeve të ndryshme, duke theksuar se i gjithë ky armatim përmbante të paktën 102,000 komponentë të huaj.
"Kjo është arsyeja pse sanksionet kundër terroristëve rusë duhet të jenë më efektive. Çdo boshllëk që u lejon atyre të anashkalojnë regjimin e sanksioneve duhet të eliminohet," shkroi ai.
Rusia paralajmëron për "negociata të vështira”
Ndërkohë Rusia i minimizoi pritshmëritë për një zgjidhje të shpejtë të luftës në Ukrainë, duke thënë se bisedimet sapo kishin filluar dhe se gjendemi para "negociatash të vështira".
"Ne jemi vetëm në fillim të kësaj rruge," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për televizionin shtetëror rus.
Sipas Peskovit fokusi "kryesor" i Rusisë në bisedimet e saj me Shtetet e Bashkuara do të ishte diskutimi i rifillimit të mundshëm të marrëveshjejes së vitit 2022 për drithin, e cila siguron transportin e sigurt detar të eksporteve bujqësore ukrainase përmes Detit të Zi./ DW
Kandidatët KANADA- Kryeministri dhe lideri liberal Mark Carney ka thirrur zgjedhjet në Kanada, duke nisur pesë javë fushatë p...
Papa Françesku VATIKAN- Dalja e Papa Franceskut nga spitali ku jeta e tij ishte dy herë në rrezik gjatë një qëndrimi p...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi formimin e një agjencie speciale që do të jetë përgje...
Usha Vance SHBA- Zonja e dytë e SHBA-ve Usha Vance planifikon një udhëtim në Grenlandë, territori vetëqeveris&...
Foto ilustruese ARABIA- Delegacionet ukrainase dhe amerikane diskutuan të dielën propozimet për të mbrojtur objektet energjetike dhe in...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Hekuri rrihet sa është i nxehtë, por zjarri shuhet para se të bjerë. Tragjedia më e fundit ...
Alex Soros dhe Marta Kos BRUKSEL- Alex Soros ka postuar në rrjetet sociale disa foto me Komisioneren për Zgjerim të BE-së Marta Ko...
Milorad Dodik BOSNJE-HERCEGOVINA- Presidenti i Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili është gjithashtu kr...
Mark Carney KANADA- Kryeministri kanadez Mark Carney ka shpallur sot sot zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme më 28 prill. Lib...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Ushtria izraelite tha më 23 mars se ka rrëzuar një raketë të lëshuar nga Jemeni, para se t&eu...