LIVE UPDATES
Bota

Pretendojnë se e nxiti drejt vdekjes, prindërit e një 16-vjeçari në SHBA ngrenë ndaj krijuesit të ChatGPT-së

Në padi pretendohet se në bisedën e tyre të fundit, më 11 prill 2025, ChatGPT-ja e ndihmoi Adamin të vidhte vodka nga prindërit dhe i ofroi një analizë teknike të lakut që ai e kishte lidhur, duke ia konfirmuar se "mund ta mbante një njeri të varur".

27 Gusht 2025, 13:56 Nga r.ll
Pretendojnë se e nxiti drejt vdekjes, prindërit e një
foto ilustruese

SHBA- Prindërit e një djali 16-vjeçar nga Kalifornia, i cili vdiq pasi bëri vetëvrasje, kanë ushtruar padi kundër OpenAI-së, duke pretenduar se ChatGPT-ja e kësaj kompanie i ka dhënë djalit të tyre udhëzime të hollësishme për vetëvrasje dhe e ka nxitur atë drejt vdekjes.

Matthew dhe Maria Raine argumentojnë në padinë e dorëzuar të hënën në një gjykatë të shtetit të Kalifornisë se ChatGPT-ja kishte ndërtuar marrëdhënie të ngushtë me djalin e tyre, Adam, gjatë disa muajve më 2024 dhe 2025, para se ai t’ia merrte vetes jetën.

Në padi pretendohet se në bisedën e tyre të fundit, më 11 prill 2025, ChatGPT-ja e ndihmoi Adamin të vidhte vodka nga prindërit dhe i ofroi një analizë teknike të lakut që ai e kishte lidhur, duke ia konfirmuar se "mund ta mbante një njeri të varur".

Adam u gjet i vdekur disa orë më vonë duke përdorur të njëjtën metodë. Në padi përmenden si të paditur OpenAI dhe shefi ekzekutiv i saj, Sam Altman.

“Kjo tragjedi nuk ishte ndonjë defekt apo rast i paparashikuar”, thuhet në padi.

“ChatGPT-ja funksiononte pikërisht siç ishte krijuar: të nxiste dhe të vërtetonte vazhdimisht gjithçka që Adam shprehte, përfshirë mendimet e tij më të dëmshme dhe vetëshkatërruese, në një mënyrë që ndihej thellësisht personale”, thuhet tutje në padi.

Sipas padisë, Adam filloi ta përdorte ChatGPT-në si ndihmues për detyrat e shkollës, por dalëngadalë zhvilloi varësi të pashëndetshme ndaj saj.

Padia përfshin pjesë nga bisedat, ku ChatGPT-ja thuhet se i kishte thënë Adamit “nuk i detyrohesh askujt të mbijetosh” dhe i kishte ofruar ndihmë për të shkruar letrën e vetëvrasjes.

Familja Raine kërkon dëmshpërblim dhe i kërkon gjykatës të urdhërojë masa sigurie, duke përfshirë ndërprerjen automatike të çdo bisede që përfshin vetëdëmtim dhe aktivizimin e kontrolleve prindërore për përdoruesit e mitur.

Në përgjigje të rastit që përfshin ChatGPT-në, organizata jofitimprurëse amerikane Common Sense Media, e cila shqyrton dhe vlerëson mediat dhe teknologjinë, tha se tragjedia e familjes Raine konfirmon se “përdorimi i AI për shoqëri, përfshirë përdorimin e chatbot-ëve si ChatGPT për këshillim të shëndetit mendor, është rrezik i papranueshëm për adoleshentët”.

“Nëse një platformë AI kthehet në një ‘trajner vetëvrasjeje’ për një adoleshent të cenueshëm, kjo duhet të shërbejë si thirrje për veprim për të gjithë ne”, tha grupi.

Një studim i muajit të kaluar nga Common Sense Media gjeti se gati tre në katër adoleshentë amerikanë kanë përdorur shoqërues virtualë me AI, pavarësisht shqetësimeve në rritje për sigurinë e këtyre marrëdhënieve virtuale.

Në studim, ChatGPT nuk u konsiderua si shoqërues AI. Këta përkufizohen si chatbot të krijuar për biseda personale dhe jo thjesht për kryerjen e detyrave, dhe janë të disponueshëm në platforma si Character.AI, Replika dhe Nomi./REL

chat gpt open ai sam altman

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj