LIVE UPDATES
Bota

"Ajo që e kam në mendje është shumë serioze", Trump ngre mundësinë e një "lufte ekonomike", nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes

Ai ka paralajmëruar por ende nuk ka vendosur masa ekonomike kundër Moskës, megjithëse SHBA-ja dhe Perëndimi kanë vendosur një sërë sanksionesh të rënda ndaj Rusisë prej se ajo e filloi pushtimi e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

27 Gusht 2025, 08:28 Nga r.ll
"Ajo që e kam në mendje është shumë serioze",
donald trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sërish e ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë takimi së shpejti mes udhëheqësve rusë dhe ukrainas, si dhe ka folur për mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Moskës, megjithëse tha se edhe pala ukrainase është në faj.

"Unë dua që ajo [lufta] të përfundojë", u tha Trump gazetarëve të martën në Shtëpinë e Bardhë.

"Ajo që e kam në mendje është shumë, shumë serioze, nëse më duhet ta bëj. Por, dua ta shoh [luftën] duke përfunduar", theksoi ai.

"Ne duam përfundimin e saj. Ne kemi sanksione ekonomike", paralajmëroi ai.

Trump shtoi: "Nuk do të jetë një luftë botërore, por do të jetë një luftë ekonomike. Një luftë ekonomike do të jetë e keqe, dhe do të jetë e keqe për Rusinë, dhe unë nuk e dua këtë".

Ka kohë që Trump e përdor kërcënimin me sanksione ekonomike apo tarifa të larta kundër vendeve të tjera në çështje ndërkombëtare.

Ai ka paralajmëruar por ende nuk ka vendosur masa ekonomike kundër Moskës, megjithëse SHBA-ja dhe Perëndimi kanë vendosur një sërë sanksionesh të rënda ndaj Rusisë prej se ajo e filloi pushtimi e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

"Mendoj se, në shumë mënyra, ai [presidenti rus Vladimir Putin] është aty. Ndonjëherë ai është aty dhe [presidenti ukrainas Volodymyr] Zelensky nuk është aty", nënvizoi ai.

"Duhet t’i kem të dy njëkohësisht", shtoi Trump pas një mbledhjeje të transmetuar në televizion të kabinetit, që zgjati tri orë e 16 minuta.

"As Zelensky nuk është plotësisht i pafajshëm. Unë kaloj shumë mirë me të tani, por kemi marrëdhënie shumë më ndryshme sepse tani nuk po ia japim asnjë qindarkë Ukrainës", tha Trump, duke iu referuar një marrëveshjeje ku anëtarët e NATO-s blejnë armë amerikane për t’u përdorur nga Kievi.

Trump gjithashtu la të kuptohej për mundësinë e masave kundër Kievit, por nuk dha hollësi.

"Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Putinin. Nëse mund t’i shpëtoj mijëra njerëz nga vdekja përmes sanksioneve ndaj Rusisë ose Ukrainës ose kujtdo tjetër, është mirë", shtoi ai.

Kur u pyet për refuzimin e Putinit për t’u takuar ballë për ballë me Zelenskyn dhe për dyshimet e Kremlinit mbi “legjitimitetin” e udhëheqësit ukrainas, Trump tha: "Nuk ka rëndësi çfarë thonë [rusët]. Të gjithë po bëjnë shfaqje. Janë broçkulla".

Rusia ka vazhduar me pushtimin e plotë të Ukrainës pa ndërprerje pas takimeve të Trumpit me Putinin në Alaskë, më 15 gusht, dhe me Zelenskyn dhe liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë tri ditë më vonë.

Trump, i cili që prej se e mori detyrën në janar ka kërkuar ta ndërmjetësojë përfundimin e luftës, i përdori ato takime për ta organizuar një takim ballë për ballë mes Putinit dhe Zelenskyt, të cilët nuk janë takuar që nga viti 2019.

Zelensky – i cili ka kërkuar një takim të tillë me Putinin – më 26 gusht tha se Turqia, vendet e Gjirit ose shtetet evropiane mund të shërbejnë si mikpritës të çdo takimi që ai mund të mbajë me Putinin.

Megjithatë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha javën e kaluar televizionit NBC se "agjenda e një takimi të tillë nuk është gati aspak".

I dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff, më pas tha se së shpejti do të takohet me përfaqësuesit ukrainas në Nju Jork.

"Po takohem me ukrainasit këtë javë... dhe ky është një sinjal i madh", i tha ai Fox News. "Ne flasim me rusët çdo ditë".

Ndërkohë, udhëheqësit ushtarakë ukrainas njoftuan Zelenskyn mbi zhvillimet në lindje të vendit, ku Rusia ka shënuar fitore në fushëbetejë muajt e fundit kundër ushtrisë së dërrmuar dhe pajisur dobët ukrainase.

"Vëmendja jonë kryesore tani është e përqendruar kryesisht në Pokrovsk, Dobropillia, Novopavlivsk, Kupiansk, si dhe në drejtimet e Zaporizhjas", shkroi në Telegram komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy.

Syrskiy raportoi se "kemi prirje pozitive në zonat kufitare të rajoneve Sumi dhe Harkiv", megjithëse pretendimet nga fushëbeteja nuk mund të verifikohen gjithmonë menjëherë.

Kievi ka kërkuar me urgjencë më shumë armë nga Perëndimi mes shqetësimeve se, edhe pas dy samiteve të fundit në Shtetet e Bashkuara, Rusia "nuk është e interesuar" për paqe, tha një këshilltar i lartë i Zelenskyt për Current Time, më 25 gusht.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane i kanë dhënë Ukrainës ndihmë dhe pajisje ushtarake me vlerë miliarda dollarë që nga fillimi i pushtimit të plotë, megjithatë Trump i ka bërë trysni Evropës ta marrë përsipër pjesën më të madhe të barrës./REL

donald trump lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj