LIVE UPDATES
Bota

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe: Republika islamike nuk ka "asnjë të ardhme përveçse dështimit"

Fraksionet e opozitës iraniane prej kohësh kanë hasur në vështirësi të bashkohen për shkak të dallimeve ideologjike dhe pikëpamjeve të ndryshme për të ardhmen e vendit. Por, Ebadi, avokate dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, këmbënguli se “është bërë shumë përparim” në drejtim të unitetit, gjë që, sipas saj, shqetëson udhëheqësin suprem.

27 Gusht 2025, 07:43 Nga r.ll
Fituesja e çmimit Nobel për Paqe: Republika islamike nuk ka
shirin ebadi

IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për ta zëvendësuar republikën islamike.

Duke folur më 24 gusht, ai akuzoi se pjesëmarrësit madje kanë diskutuar mbi emërimin e një monarku. Shirin Ebadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe dhe folëse në konferencën e 14 qershorit, i hodhi poshtë pretendimet e Khameneit, por la të kuptohej se ai kishte arsye të shqetësohej për të ardhmen e regjimit islamik.

“Ajo që u diskutua në konferencë ishte se sistemi politik është i paaftë dhe se populli duhet ta rrëzojë, dhe për këtë nuk ka rrugë tjetër veçse uniteti i opozitës”, tha Ebadi për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë (REL).

Fraksionet e opozitës iraniane prej kohësh kanë hasur në vështirësi të bashkohen për shkak të dallimeve ideologjike dhe pikëpamjeve të ndryshme për të ardhmen e vendit. Por, Ebadi, avokate dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, këmbënguli se “është bërë shumë përparim” në drejtim të unitetit, gjë që, sipas saj, shqetëson udhëheqësin suprem.

“Kjo është arsyeja pse Khamenei ka dalë me ngut nga bunkeri i tij për t’u shfaqur si njeriu që kontrollon gjithçka, por askush nuk po e beson këtë”, tha ajo më 25 gusht.

Khamenei, i cili është edhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, u kritikua pasi u zhduk nga sfera publike menjëherë pasi Izraeli nisi sulmet ajrore kundër Iranit më 13 qershor. Zhdukja e tij u ushqye nga raportime të besueshme se Izraeli kishte synuar ta eliminonte. The Neë York Times raportoi se ai kishte përgatitur plane për pasardhësin e tij në rast se do të vritej.

Pak pas fjalimit të tij, televizioni shtetëror iranian transmetoi një raport duke pretenduar se mbledhja ishte zhvilluar fshehtas në Bruksel, megjithëse ngjarja u transmetua drejtpërdrejt dhe më pas u ngarkua në YouTube. Ebadi tha se organizatorët kishin kaluar dy muaj në përgatitjen e ngjarjes dhe se data, një ditë pas nisjes së luftës 12-ditore, ishte thjesht rastësi.

Ajo gjithashtu e hodhi poshtë akuzën se ishte një mbledhje “e fshehtë”, duke theksuar se Khamenei ose ishte mashtruar të besonte një gjë të tillë, ose po e paraqet me qëllim si të tillë për të “mashtruar” popullin. Duke iu rikthyer temës së unitetit së opozitës iraniane, Ebadi tha se “asnjë grup nuk mund ta sfidojë dhe rrëzojë i vetëm” regjimin klerikal.

Opozita iraniane vuan nga përçarja kronike për shkak të fraksioneve të saj kryesore, që variojnë nga monarkistë e republikanë laikë, tek të majtë e përfaqësues të grupeve të ndryshme etnike, të cilat nuk pajtohen për sistemin e ardhshëm politik, kanë mosbesim reciprok e rivalitete të së kaluarës, dhe shpesh i vënë interesat e udhëheqjes së tyre para bashkëpunimit.

Përpjekjet për aleanca dështojnë shpesh për shkak të mungesës së besimit, ngurrimit për të bërë lëshime dhe frikës nga ndikimi i huaj.

“Ata duhet të ndalojnë së luftuari mes vete dhe t’i bashkojnë forcat”, tha Ebadi.

Ajo theksoi se republika islamike, e cila ekziston që nga viti 1979, është sot në “pikën më të dobët” dhe po vuan nga kriza të brendshme, trysnitë ekonomike dhe disfata rajonale.

“Sistemi nuk ka të ardhme tjetër përveç dështimit”, tha Ebadi.

Dhe, kjo gjendje mund të përkeqësohet për Iranin me kthimin e sanksioneve të OKB-së.

Fuqi evropiane kanë paralajmëruar se do t’i rikthejnë sanksionet e OKB-së kundër Iranit, në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, deri në fund të gushtit, nëse Teherani nuk arrin marrëveshje me Uashingtonin për programin e tij bërthamor.

Diplomatët iranianë do të takohen me homologët e tyre nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar më 26 gusht në një përpjekje të fundit për të shmangur rikthimin e sanksioneve.

Në fjalimin e tij, Khamenei përsëriti hodhi poshtë mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme brenda Iranit për bisedime me administratën Trump.

Khamenei e akuzoi Shtëpinë e Bardhë se thjesht kërkon që Teherani “të marrë urdhra” nga Uashingtoni./REL

shirin ebadi iran

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet