Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Lufta kundër trafikut të drogës/ Venezuela i përgjigjet SHBA-së, dërgon anije luftarake dhe dronë në Karaibe
Uashingtoni njoftoi javën e kaluar vendosjen e tre shkatërruesve me raketa të telekomanduara, një kryqëzori me raketa të telekomanduara dhe një nëndetëse sulmuese me energji bërthamore për të luftuar trafikun e drogës.
27 Gusht 2025, 08:07Nga r.ll
foto ilustruese
VENEZUELË- Venezuela njoftoi sot se do të dërgojë anije dhe dronë të Marinës për të patrulluar ujërat e saj territoriale, në përgjigje të dërgimit të disa anijeve luftarake nga Shtetet e Bashkuara në Karaibe, si pjesë e luftës kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ministri i Forcave të Armatosura, Vladimir Padrino tha në një mesazh me video se do të dërgonte "patrulla detare në Gjirin e Venezuelës dhe anije me kapacitet më të madh më në veri në ujërat tona territoriale", dhe gjithashtu njoftoi vendosjen e konsiderueshme të dronëve me misione të ndryshme.
Uashingtoni njoftoi javën e kaluar vendosjen e tre shkatërruesve me raketa të drejtuara dhe sot vendosjen e një kryqëzori me raketa të drejtuara dhe një nëndetëse sulmuese me energji bërthamore. Raportohet se Pentagoni gjithashtu synon të dërgojë 4,000 marinsa në Karaibe, pranë bregdetit të Venezuelës.