Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Edhe pse më shumë se 140 shtete e kanë njohur tashmë Palestinën si shtet të pavarur, dhe atyre pritet t'u shtohen edhe Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Danimarka dhe Australia, Gjermania nuk e mbështet këtë.
GJERMANI- Sipas kancelarit Friedrich Merz ndryshe nga vendet e tjera si Kanadaja ose Franca qeveria gjermane aktualisht nuk planifikon të njohë një shtet të pavarur palestinez. Kancelari Friedrich Merz e bëri sërish të qartë këtë pas një takimi me kryeministrin kanadez Mark Carney.
"Ne nuk do ta mbështesim këtë iniciativë," tha Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministin kanadez Carney. "Aktualisht ne nuk i konsiderojmë të përmbushura në asnjë lloj mënyre kushtet për njohjen e shtetit." - tha Merz.
Kanadaja, Franca, Britania e Madhe dhe Australia kanë deklaruar se do ta njohin një shtet të pavarur palestinez nëAsamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. "Nëse kjo do të jetë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ne nuk do ta ndjekim këtë hap" tha Merz.
Gjermania mbështet zgjidhjen me dy shtete
Nuk ekziston as "një komb në kuptimin e vërtetë", as një territor kombëtar palestinez i njohur, as "një autoritet shtetëror që ofron një qeveri që njihet nga të gjithë", e sqaroi më vonë kancelari qëndimin e tij në një takim të përbashkët me kryeministrin belg Bart De Wever në Berlin.
"Megjithatë qeveria izraelite nuk duhet ta bëjë të pamundur që një shtet i tillë të krijohet një ditë", shtoi Merz. Zgjerimi i ngulimeve izraelite në Bregun Perëndimor, për shembull, "padyshim synon ta bëjë të pamundur formimin e shtetit në të ardhmen" - tha Merz duke shtuar se qëllimi i qeverisë gjermane mbetet një zgjidhje me dy shtete.
Spanja, Irlanda dhe Danimarka
Më shumë se 140 vende në mbarë botën e kanë njohur tashmë Palestinën si shtet të pavarur, përfshirë edhe disa shtete anëtare të BE-së si Spanja dhe Irlanda. Edhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, nuk e ka përjashtuar njohjen e një shteti palestinez. "Ne jemi pro," u tha Frederiksen gazetarëve të martën (26.08.). Megjithatë duhet të sigurohet që ai do të jetë "një shtet demokratik"./DW
foto ilustruese VENEZUELË- Venezuela njoftoi sot se do të dërgojë anije dhe dronë të Marinës për të...
shirin ebadi IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi ...
foto ilustruese UKRAINË- Forcat ukrainase kanë pranuar se ushtria ruse ka kaluar në rajonin lindor industrial të Dnipropetrovskut dhe p...
narendra modi SHBA- Tarifat e larta prej 50% të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Indisë kanë hyrë në fuqi, disa javë p...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump është informuar për fejesen e këngëtares Taylor Swift me yllin e NFL-së, T...
Foto SPANJË- Qeveria spanjolle po propozon një sërë masash për të përshpejtuar dëmshpërblimin e personave...
Zelenskyy dhe Klingbeil GJERMANI- Për herë të parë si zëvendëskancelar i Gjermanisë dhe Ministër i Financave, Lars...
Foto RUSI- Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, s...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vras&eu...
Foto LISBONË- Një toreadori dhe një spektator humbën jetën pasi u sulmuan brenda arenës në Lisbonë nga nj...