25 Qershor 2023, 08:57
Nga A.B
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Mediat shtetërore ruse raportojnë se shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, do të largohet për në Bjellorusi. Sipas raportimeve, akuzat kundër tij dhe grupit të tij do të hidhen poshtë “për të shmangur gjakderdhjen”.
Prigozhin dhe grupi i tij u akuzuan për nxitje të rebelimit të armatosur kundër ushtrisë ruse.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se mercenarët e Wagnerit që dëshirojnë të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, mund ta bëjnë këtë, dhe se luftëtarët që morën pjesë në rebelimin e sotëm, nuk do të ndiqen penalisht.
Prigozhin dha urdhrin për rebelim mbrëmjen e 23 qershorit, duke akuzuar ushtrinë ruse për sulme vdekjeprurëse kundër forcave të tij në Ukrainë. Por, pas gati 24 orësh, ai u dha urdhër forcave të tij që të tërhiqen, për të shmangur, siç tha edhe ai, gjakderdhjen.
Vendimi u mor pas negociatave me udhëheqësin bjellorus, Aleksander Lukashenko.
Mercenarët e Wagnerit, në orët e para të së shtunës, morën kontrollin e qytetit Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, dhe u nisën drejt Moskës.
Prigozhin tha se njerëzit e tij ishin vetëm 200 kilometra larg Moskës, kur vendosi t’i kthejë ata. Ai nuk tha nëse Moska i është përgjigjur kërkesës së tij për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Presidenti rus, Vladimir Putin, i cilësoi veprimet e Wagnerit si “tradhti”.
yevgeny prigozhin lufta ukraine-rusi
Bota
25 Qershor 2023, 08:31
A.B
Cifti
GREQI-Një çift i porsamartuar nga Kifisia pas festës së dasmës, kanë shkuar direkt në kutitë e votimit...
Bota
25 Qershor 2023, 08:26
A.B
I moshuari
GREQI- Shumë qytetarë vijojnë të mbërrijnë në qendrat e votimit për të ushtruar të drejt&...
Bota
25 Qershor 2023, 07:57
A.B
Gazmend Muhaxheri
KOSOVË- Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri e quajti të rëndë situatën në q...
Bota
25 Qershor 2023, 07:38
A.B
Donald Trump
SHBA-Donald Trump ka mbajtur një fjalim gjatë një eventi në Uashington, ku u mirëprit si i vetmi kandidat real i part...
Bota
25 Qershor 2023, 07:34
A.B
Anija dhe viktimat
SHBA-Autoritetet kanadeze nisën dje një hetim për “Titan”, zhytësin privat që u zhduk pranë rr...
Bota
25 Qershor 2023, 07:30
A.B
Reshje
PEJË- Mbrëmja e kaluar u kthye në gjendje të jashtëzakonshme në Pejë për shkak të motit të keq.&nb...
Bota
25 Qershor 2023, 07:05
A.B
Permbytje
KOSOVË- Një nënë dhe fëmija i saj 5 vjeç kanë humbur jetën në Pejë të Kosovës ...
Bota
24 Qershor 2023, 23:00
I.A
Wagner
RUSI- Mercenarët e grupit Wagner morën kontrollin e qytetit Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, dhe u nisën drejt Mos...
Bota
24 Qershor 2023, 22:55
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden foli me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë të...
Bota
24 Qershor 2023, 22:37
I.A
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka dhënë një deklaratë duke komentuar ngjarjet n&eum...