24 Qershor 2023, 22:37
Nga I.A
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka dhënë një deklaratë duke komentuar ngjarjet në Rusi.
“Sot është një ditë kur definitivisht nuk duhet të ketë heshtje. Dhe ne patjetër kemi nevojë për udhëheqje. Sot bota pa që bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë. Asgjë. Kaos i plotë. Mungesë e plotë e çdo parashikueshmërie. Dhe po ndodh në territorin rus, i cili është plotësisht i mbushur me armë” tha Zelenskyy.
Zelenskyy shtoi se sot, të gjithë banditët, mercenarët dhe oligarkët rusë e panë se sa e lehtë ishte të kapeshin qytetet ruse. Zelenskyy u bëri thirrje edhe një herë partnerëve perëndimorë që të mbështesin Ukrainën dhe ta ndihmojnë atë të mbrojë Europën me avionë dhe armë.
Më pas, duke kaluar nga ukrainishtja në rusisht, ai tha: “Njeriu nga Kremlini është padyshim shumë i frikësuar dhe ndoshta fshihet diku, duke mos u shfaqur. Jam i sigurt se ai nuk është më në Moskë. Ai e di se nga çfarë ka frikë sepse ai vetë e krijoi këtë kërcënim. Të gjitha të këqijat, të gjitha humbjet, të gjitha urrejtjet, është ai që e përhap atë.
Çfarë po ndodh në Rusi ?
Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga ëagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim./Dosja.al
volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi
Bota
24 Qershor 2023, 22:35
I.A
Faton Peci
KOSOVË- Ministri i Bujqësisë së Kosovës Faton Peci, ka njoftuar se të shtunën vetura e tij është p&...
Bota
24 Qershor 2023, 22:30
I.A
Yevgeny Prigozhin
BJELLORUSI- Mediat shtetërore ruse raportojnë se shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, do të largohet p&e...
Bota
24 Qershor 2023, 22:08
I.A
Zgjedhjet
GREQI- Edhe pak orë kanë mbetur deri në hapjen e nesërme të qendrave të votimit në të gjithë Gr...
Bota
24 Qershor 2023, 21:54
I.A
RUSI- Trupat Wagner kanë filluar të largohen nga Rostov-on-Don, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass. Katër kami...
Bota
24 Qershor 2023, 21:42
I.A
SHBA- Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se shkaku kryesor i vdekjeve nga mbidoza në Amerikë jan&eu...
Bota
24 Qershor 2023, 20:28
I.A
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Organizatat e komunitetit LGBTI+ në Turqi, po shënojnë javën e krenarisë në Stamboll, por autorit...
Bota
24 Qershor 2023, 20:01
I.A
Moske
RUSI- Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se situata në kryeqytetin rus “është e vështirë”. Ai u b...
Bota
24 Qershor 2023, 19:38
I.A
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Udhëheqësi mercenar i Wagner, Yevgeny Prigozhin ka rënë dakord të "ndalojë" lëvizjen e trupave t...
Bota
24 Qershor 2023, 18:59
I.A
Wagner
RUSI- Kemi dëgjuar shumë për grupin e mercenarëve Wagner dhe shefin e tyre, Yevgeny Prigozhin.
Por çfarë nën...
Bota
24 Qershor 2023, 18:51
I.A
Wagner
RUSI- Grupi Wagner është një ushtri private mercenarësh që ka luftuar përkrah ushtrisë së rregullt ruse n&eu...