LIVE UPDATES
Bota

Pritje disaorëshe në kufi, me gjithë marrëveshjet e Ballkanit të Hapur, asgjë s'ka ndryshuar

Shqipe Ameti, nga Presheva - komunë në jug të Serbisë - thotë se i ndodh që brenda javës të vizitojë dy herë familjarët që i jetojnë në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

27 Korrik 2022, 16:11 Nga k.m.\
Pritje disaorëshe në kufi, me gjithë marrëveshjet e
Pamje nga radha

Pritje me orë të tëra për të hyrë nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, përmes pikës kufitare Tabanoc. 

“...kur arrin, të them te pragu i shtëpisë, nuk është e drejtë të pritet kaq gjatë për kot, sepse në sytë e mi kjo pritje prej orësh është e kotë”, thotë Azir Hani, i cili bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët tregon se ka udhëtuar nga Zvicra, për t’i kaluar pushimet në Maqedoni të Veriut.

“Gjithë Evropën e kalova dhe ja, tani këtu po qëndrojmë me orë. Kjo nuk ka kuptim”, thotë një tjetër mërgimtar, i cili u identifikua vetëm si Jane.

“Në kufijtë e tjerë rastis që të kesh një ose, e shumta, tri vetura para teje, kurse këtu shihni se sa e gjatë është kolona”, thotë ai.

Shqipe Ameti, nga Presheva - komunë në jug të Serbisë - thotë se i ndodh që brenda javës të vizitojë dy herë familjarët që i jetojnë në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

“Nga Presheva deri në Kumanovë rruga është një orë, kurse tri orë i humb në kufi”, thotë Shqipja, sipas së cilës, këto pritje në temperatura mbi 35 gradë celsius ndodhin “pa nevojë”.

Megjithatë, sipas autoriteteve maqedonase, pritjet janë pasojë e fluksit më të madh të qytetarëve që kalojnë kufirin gjatë muajve të verës. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë së Veriut tha në njoftimin e së mërkurës se pritja në vendkalimin e Tabanocit zgjat rreth një orë.

Aktualisht, në këtë pikë funksionojnë pesë korsi për makina, dy për kamionë dhe një për autobusë. Nga fillimi i korrikut ka qenë e paraparë që kontrollet e udhëtarëve dhe makinave të bëheshin vetëm në njërën pikë - domethënë, ata që hyjnë nga Serbia në Maqedoninë e Veriut të kontrollohen vetëm në pikën doganore të Maqedonisë së Veriut.

Por, marrë parasysh se sistemi i integruar i kalimit kufitar nuk është ende në funksion, pasagjerët i nënshtrohen kontrollit të pasaportave në pikat e kontrollit edhe të Serbisë, edhe të Maqedonisë së Veriut. Hapja e sistemit “One Stop” apo “Një ndalesë” në Tabanoc është promovuar qysh në vitin 2019 nga kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Atëbotë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut tha se kishte ndarë 2.8 milionë euro nga arka e shtetit për realizimin e këtij projekti.

Megjithatë, gjendja në terren duket ndryshe.

“Kamionin e kam të ngarkuar me kumbulla... Më thoni ju tani, në këto temperatura që janë mbi 35 gradë, nëse është në rregull që të pres... Malli sa s’është prishur nga i nxehti”, thotë për Radion Evropa e Lirë Goran Tanev, transportues, duke treguar se është lënë të presë për më shumë se dy orë.

Maqedonia e Veriut, bashkë me Shqipërinë dhe Serbinë - si vende të nismës së njohur si Ballkani i Hapur - kanë rënë dakord, madje, edhe për një korsi të veçantë në Tabanoc për qytetarët e këtyre tri vendeve. Ndonëse nga zyrtarët është thënë se ajo do të përshpejtojë qarkullimin e udhëtarëve dhe të mallrave, një shofer kamioni shprehet pesimist: Çfarë Ballkani i Hapur, asgjë nuk funksionon në praktikë. Radhët mbeten të gjata.

Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave në Maqedoninë e Veriut, Sllavica Kutirov, thotë se po punohet në drejtim të hapjes së një korsie të veçantë për vendet anëtare të Ballkanit të Hapur, por nuk saktëson se kur do të mund të vihet në funksion. Në anën tjetër, Bilana Muratoska, nga Asociacioni i Transportuesve të Maqedonisë së Veriut, Makam-Trans, thotë se nuk pret që transportuesit të kenë ndonjë përfitim të dukshëm nga marrëveshjet që bëjnë udhëheqësit e Ballkanit të Hapur sa i përket lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave.

“Në Tabanoc kemi dyfishim të detyrave, inspektimi bëhet nga njëra palë, ashtu siç bëhet edhe nga pala tjetër - pra ajo maqedonase dhe ajo serbe dhe anasjelltas, pavarësisht se tani janë në një pikë të përbashkët kufitare”, thotë Muratovska për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, gjendjen e përmirëson vetëm kontrolli përmes një sistemi të unifikuar të të dhënave - e, nëse ndonjëherë do të arrihet deri këtu, mbetet të shihet./REL

radha ne kufi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni