Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, u ka thënë gazetarëve ditë më parë se menaxhimi i konkurrencës ekonomike mes dy shteteve do të jetë në fokus të bisedës.
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe lideri kinez, Xi Jinping, pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike të enjten, ka thënë një burim i afërt me këto zhvillime.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, u ka thënë gazetarëve ditë më parë se menaxhimi i konkurrencës ekonomike mes dy shteteve do të jetë në fokus të bisedës.
Kjo do të jetë biseda e pestë telefonike mes dy liderëve dhe vjen në kohën kur Kina ka rritur paralajmërimet për administratën Biden rreth një vizite të mundshme të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan.
Këtë ishull që vetëqeveriset, Pekini e konsideron si territorin e saj.
“Gjithçka, nga tensionet për Tajvanin, për luftën në Ukrainë, si dhe për mënyrën si menaxhojmë konkurrencën mes dy shteteve, natyrisht në fushën e ekonomisë”, ka thënë Kirby kur ka folur për temat që do të diskutohen.
“Kjo thirrje është planifikuar që një kohë të gjatë dhe tashmë ekziston agjenda për gjërat që do të diskutohen”, ka thënë ai.
I pyetur për një bisedë të tillë, Ministria e Jashtme kineze, ka thënë se nuk ka informacione për të bërë publike.
Nëse vizita realizohet, Pelosi do të bëhet ligjvënësja me pozitën me të lartë në SHBA që viziton këtë ishull, pas paraardhësit të saj, Newt Gingrich, që ka vepruar njëjtë 25 vjet më parë.
Kina është zotuar se do të aneksojë Tajvanin edhe me forcë, nëse e nevojshme, dhe ka dërguar aeroplanë luftarakë afër hapësirës ajrore tajvaneze, si dhe ka mbajtur stërvitje ushtarake të bazuara në skenarë pushtimi.
Vizita e Pelosit “do të dëmtonte integritetin territorial dhe sovranitetin e Kinës, do të ndikonte në marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe do të dërgonte mesazh të keq te forcat e pavarura tajvaneze”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijiang më 19 korrik./REL/
Pfizer Inc dhe BioNTech SHBA- Kompanitë Pfizer Inc dhe BioNTech njoftuan sot se kanë nisur provat e nivelit të mesëm për krij...
Kuvendi maqedonas MAQEDONIA E VERIUT- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 103 vota “pro” dhe 2 “kundër” rati...
qeveria bullgare BULLGARI- Bullgaria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme pasi Partia Socialiste bullgare nuk arriti të siguroj...
Milo Gjukanoviç MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në një intervistë ditën e sotme ka bër...
Abazovic dhe Gjukanovic MAL I ZI- Lëvizja URA e kryeministrit malazez Dritan Abazoviç ka reaguar ndaj dekaratave të presidentit të ve...
Nord Stream 1 RUSI- Çmimet e gazit janë rritur pasi Rusia ka shkurtuar më tej furnizimet me gaz në Gjermani dhe vende të tjera t...
Foto Ilustruese UKRAINË- Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë, me humbje njerëzish dhe pajisjesh n...
Presidenti tunizian Kais Saied feston me mbështetësit e tij pas votimit të së hënës TUNIZIA- Tunizia ka votuar për ...
Joe Biden dhe Xi Jinping SHBA- Presidenti Joe Biden do të flasë të enjten me homologun kinez Xi Jinping, deklaroi një zyrtar i Sht...
Tik Tok dhe Instagram SHBA- Kreu i Instagram-it ka mbrojtur aplikacionin e tij kundër reagimeve të përdoruesve, pasi rrjeti social nisi nj&e...