LIVE UPDATES
Bota

“Fuqia e zjarrit” do të përcaktojë fatin e luftës në Ukrainë

Sipas tij, këto viktima dhe humbje të pajisjeve do të përcaktojnë në masë të madhe “qëndrueshmërinë afatgjate” të forcave ruse dhe ukrainase.

27 Korrik 2022, 12:45 Nga d.a.
“Fuqia e zjarrit” do të përcaktojë fatin e
Foto Ilustruese

UKRAINË- Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë, me humbje njerëzish dhe pajisjesh nga të dyja anët dhe mungesë përparimi në terren. Kështu e komenton luftën eksperti i ushtrisë ruse, Michael Kofman, në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, këto viktima dhe humbje të pajisjeve do të përcaktojnë në masë të madhe “qëndrueshmërinë afatgjate” të forcave ruse dhe ukrainase. Konflikti tani “përcaktohet shumë më tepër nga përdorimi i madh i artilerisë dhe fuqia e zjarrit”, thotë Kofman, i cili drejton Programin e Studimeve për Rusinë në Institutin CNA, me seli në Virxhinia të SHBA-së.

Nga muaji prill, Kremlini është përqendruar në kapjen e Donbasit - një rajon industrial i Ukrainës lindore, ku kontrollin e kanë separatistët e mbështetur nga Rusia.

“Aty ku forcat ruse kanë avancuar, përparimet e tyre kanë qenë graduale”, thotë Kofman.

Komentet e tij pasojnë një vlerësim nga Komanda e Inteligjencës e Forcave Kanadeze, publikuar më 22 korrik, i cili thoshte se, “për shkak të humbjeve të konsiderueshme të personelit dhe pajisjeve, Rusia ndoshta nuk ka më kapacitet ushtarak për të realizuar ambiciet e saj në Ukrainë”.

Richard Moore, shef i Shërbimit Sekret të Inteligjencës Britanike - i njohur si MI6 - ka thënë më 21 korrik se forcat e Moskës ka të ngjarë të nisin një pauzë operacionale në Ukrainë. Sipas tij, ushtria ruse do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të furnizojë fuqinë punëtore në javët e ardhshme.

Pavarësisht këtyre vlerësimeve, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë më 20 korrik se ambiciet e Rusisë në Ukrainë tani shkojnë shumë përtej rajonit lindor të Donbasit, duke përfshirë një pjesë të tokës në jug dhe “një numër territoresh të tjera”.

Lavrov ka thënë se ambiciet e reja territoriale të Rusisë janë nxitur nga rrjedha e luftës. Në fazat e hershme të pushtimit, Rusia ka bërë përpjekje të pushtojë pjesën më të madhe të jugut të Ukrainës, si dhe kryeqytetin Kiev, por nuk ia ka dalë.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se Rusia - nga koha kur ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, më 24 shkurt, deri më 23 korrik - ka humbur më shumë se 39.240 ushtarë dhe oficerë. Ministria ruse e Mbrojtjes i ka publikuar për herë të fundit shifrat e viktimave në fund të marsit, duke thënë se 1.351 ushtarë të saj janë vrarë.

Për t’i përforcuar radhët e veta, Rusia është duke përdorur kontraktorin ushtarak privat, Vagner, ka thënë inteligjenca ushtarake britanike më 18 korrik.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se Vagner është duke i ulur standardet e rekrutimit dhe se është duke punësuar të dënuar dhe individë që më herët kanë qenë në lista të zeza - gjë që mund të jetë duke ndikuar edhe në efektivitetin e ushtrisë ruse.

Përveç në kontraktorët e Vagnerit, ushtria ruse mbështetet edhe në batalionet vullnetare dhe rezervë, për shkak të mungesës së këmbësorisë, thotë Kofman. Sipas tij, këta trupa tani po luftojnë gjithnjë e më shumë me pajisje më pak vdekjeprurëse të epokës sovjetike, të tilla si tanket “T- 80BV”.

“Rusia ka ende mjaft pajisje në depo. Kjo është e vërtetë. Por, ka bërë një hap të konsiderueshëm prapa sa i përket cilësisë dhe nivelit teknologjik, krahasuar me atë që ka pasur kur ka nisur luftën. Çështja e shkatërrimit është e rëndësishme. Mendoj se është e drejtë të thuhet se, në kategoritë kryesore, ata kanë humbur 30 për qind të forcës së blinduar aktive”, thotë Kofman.

Viktimat ushtarake janë gjithashtu “sfidë” për Ukrainën, shton ai.

“Nuk është e njëjta sfidë. Por, ekziston një sfidë e ngjashme afatgjate për Ukrainën, për të shmangur degradimin e forcës. Sepse, është e qartë se derisa lufta vazhdon, Ukraina humb gjithashtu një numër të njësive të saj më të mira, që detyrohet pastaj t’i zëvendësojë me personel të mobilizuar dhe individë që kanë trajnime të kufizuara bazë”, thotë Kofman.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë në një intervistë për gazetën Wall Street Journal më 22 korrik se ushtria e Ukrainës ka humbur nga 100 deri në 200 ushtarakë në ditë, në muajt maj dhe qershor, porse këto shifra tani kanë rënë në rreth 30 të vrarë dhe rreth 250 të plagosur çdo ditë.

Zelensky ka thënë se armët perëndimore, sidomos raketat me rreze më të gjatë, si HIMARS, të cilat Ukraina i ka pozicionuar javëve të fundit, kanë ndihmuar në stabilizimin e situatës në Donbas.

“Mendoj se HIMARS do ta ndihmojë Ukrainën të ketë një lloj barazie me artilerinë ruse dhe do të krijojë probleme të mëdha për ushtrinë ruse”, thotë Kofman.
HIMARS ka rreze më të gjatë dhe është më i saktë se artileria e epokës sovjetike, që Ukraina ka pasur në arsenalin e saj.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se pozicionimi i këtyre armëve është i rëndësishëm për zmbrapsjen e trupave ruse dhe për goditjen e linjave të tyre të furnizimit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë më 20 korrik se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë katër armë të tjera HIMARS në Ukrainë. Zotimi është bërë një ditë pas kërkesës së ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, i cili ka thënë se forcat e Kievit i kanë përdorur këto armë për të shkatërruar rreth 30 stacione komanduese ruse dhe depo municionesh.

Katër HIMARS-ët shtesë do ta çojnë në 16 numrin e përgjithshëm të tyre, të dërguar nga Shtetet e Bashkuara.

“Unë mendoj se sfidë për ushtrinë ruse do të jetë nëse Ukraina përdor gjithnjë e më shumë armë si HIMARS, për të shënjestruar depot ruse të municioneve. Nuk do të ketë rëndësi nëse Rusia ka sasi të mëdha municionesh apo jo, sepse nuk do të jetë në gjendje t’i çojë në fushën e betejës”, thotë Kofman.

Sipas tij, mundësitë e Rusisë për t’iu kundërvënë tankeve HIMARS janë minimale.
HIMARS-ët lëshojnë raketa që mund të godasin objektiva deri në 80 kilometra largësi - një distancë kjo që e tejkalon atë të shumicës së artilerisë ruse./REL/

lloyd austin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë