LIVE UPDATES
Bota

Prodhoi rreth 2 milionë monedha 2 euroshe false, polici maqedonas “vërshoi” tregun e Kosovës me para false

Polici 34-vjeçar, në vend se të ndiqte falsifikuesit dhe kriminelët, u shndërrua në një falsifikues parash. I arrestuari, më 4 gusht, në Prishtinë, është nga Resnja e Maqedonisë së Veriut. Ai punonte në departamentin e Policisë maqedonase për luftimin e krimeve të rënda dhe krimit të organizuar.

10 Gusht 2024, 18:25 Nga N.F
Prodhoi rreth 2 milionë monedha 2 euroshe false, polici maqedonas
Foto ilustruese

KOSOVË- Një polic maqedonas, i arrestuar në Kosovë, po dyshohet se ka prodhuar rreth 2 milionë monedha false prej 2 eurosh, ka thënë Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale (Eurojust). Mijëra monedha që u falsifikuan nga grupi i tij, përfunduan në Kosovë.

Polici 34-vjeçar, në vend se të ndiqte falsifikuesit dhe kriminelët, u shndërrua në një falsifikues parash. I arrestuari, më 4 gusht, në Prishtinë, është nga Resnja e Maqedonisë së Veriut. Ai punonte në departamentin e Policisë maqedonase për luftimin e krimeve të rënda dhe krimit të organizuar.

“Hetimi do të synojë të zbardhë shkallën e plotë të falsifikimit të monedhave”, tha Eurojust.

Burimet e Radios Evropa e Lirë nga hetimet tha se i arrestuari ishte pjesë e një rrjeti të falsifikatorëve, por jo “truri” i operacionit”. Arrestimi i tij u bë pas muajsh të planifikimeve nga autoritetet maqedonase dhe kosovare, me mbështetjen e Eurojust dhe Agjencisë Evropiane të Policisë (EUROPOL).

Kolegët e policit të arrestuar nga Departamenti për luftën kundër krimeve të rënda dhe krimit të organizuar po ashtu morën pjesë në hetimin që u krye kundër tij, sipas Zyrës së Prokurorisë Themelore Publike. Në këtë hetim disamujor morën pjesë zyrtarë të inteligjencës, hetues dhe prokurorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Paratë e falsifikuara u prodhuan me dy makineri në një bodrum në Shkup. Policia sekuestroi edhe dy thasë me monedha. Falsifikuesit përdorën gjashtë versione të ndryshme që gjenden në anën e monedhës metalike ku është vendosur vlera prej 2 eurosh.

Në njoftimin e përbashkët të prokurorëve maqedonas dhe kosovarë u tha se qindra mijëra monedha false “të prodhuara” në Maqedoninë e Veriut kishin “vërshuar” tregun e Kosovës që nga viti i kaluar. Por, në njoftimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës lihet të kuptohet se problemi me paratë e falsifikuara është edhe më i madh.

Kjo për faktin se në një vit e gjysmë, BQK-ja ka tërhequr nga qarkullimi 2.5 milionë monedha prej 2 eurosh, që arrijnë vlerën totale prej 5 milionë eurosh. Ky institucion tha se rreth 54.000 denominimeve prej 2 euro janë detektuar dhe janë parandaluar që të futen në sistemin financiar, “duke i tërhequr nga qarkullimi si para të falsifikuara”.

Por, paratë e falsifikuara në bodrumin në Shkup nuk përfunduan vetëm në Kosovë. Ato qarkulluan edhe në vetë shtetin ku u prodhuan, në Maqedoninë e Veriut. Paratë e falsifikuara hynë në qarkullim në territorin maqedonas përmes taksave që paguhen për të kaluar nëpër autostrada, pasi vetëm aty lejohet përdorimi i valutave të huaja.

Banka përgjegjëse për mbledhjen e këtyre të ardhurave i dërgoi, më pas, monedhat e dyshimta në Bankën Kombëtare maqedonase për verifikim. Banka Kombëtare e Maqedonisë së Veriut i tha Radios Evropa e Lirë se në tre vjetët e fundit, ata kanë zbuluar më shumë se 50.000 euro monedha false.

Kjo bankë kryen inspektime dhe analizime të ndryshme për të përcaktuar nëse monedhat janë origjinale apo false. Vetëm vitin e kaluar, një total prej 11.489 euro metalike janë zbuluar, nga të cilat 11.112 ishin monedha prej 2 euro dhe 367 në vlerë prej 1 euro. Më 2022, 10.717 monedha prej 2 euro dhe 231 prej 1 euro po ashtu u zbuluan se ishin të falsifikuara, tha Banka Kombëtare për REL-in.

Arrestimi i punonjësit të MPB-së maqedonase nuk ishte rasti i parë që një shtetas maqedonas është arrestuar në Kosovë nën dyshimet se ka futur në qarkullim monedha të falsifikuara. Dhjetorin e vitit të kaluar, Zyra e Prokurorit Special të Kosovës njoftoi për arrestimin e tre shtetasve maqedonas dhe tre kosovarëve, pasi iu gjetën 2-eurosha të falsifikuara në vlerë prej 85.000 eurosh.

Ata ishin arrestuar më 28 nëntor, ndërsa më pas Prokuroria kosovare bëri të ditur se gjatë operacionit u gjetën gjithsej 42.505 monedha prej 2 eurove. Atëbotë, Prokuroria deklaroi se ata kishin futur në disa çanta paratë e falsifikuara, duke i kamufluar në atë formë që të dukeshin si mallra të zakonshme dhe më 28 nëntor i kishin dërguar në Kosovë.

Prokuroria Speciale tha se tre maqedonasit e dyshuar ishin takuar me tre të dyshuarit kosovarë në një fshat afër Ferizajt për të vazhduar më pas së bashku drejt Prishtinës. Kosova nuk është pjesë e Eurozonës, por përdor euron. Në korrikun e vitit të kaluar, në Kosovë u regjistruan të paktën dy raste të tjera kur u konfiskuan mijëra euro të falsifikuara, që kishin hyrë në shtet nga Maqedonia e Veriut dhe Turqia.

Atëbotë, Shërbimi i Kosovës i Radios Evropa e Lirë bisedoi me disa pronarë të llogarive në aplikacionin TikTok, të cilët konfirmuan se mund të sillnin në Kosovë para të falsifikuara. Për të mos kryer vepër penale, REL-i nuk porositi para false nga këto dy profile, për të konfirmuar nëse ato dërgohen vërtet ose jo.

Policia e Kosovës nuk i ishte përgjigjur REL-it nëse po hetonte këto profile apo personat që pretendonin se i menaxhonin këto llogari në rrjetet sociale. Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që prodhon para të falsifikuara për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

Për kriminelët, ky është biznes fitimprurës sepse shumë rrallë ndonjë tregtar ose pagues nuk i kontrollojnë nëse paratë janë false, edhe pse këtë mund ta bëjë lehtësisht. Monedhat origjinale një, dy dhe pesë centë janë prej bakri të veshur me çelik dhe janë shumë magnetike. Ndërsa unazat e jashtme e monedhave origjinale prej 1 dhe 2 euro, por edhe i 10, 20 dhe 50 centëve, nuk janë metalike, sipas ekspertëve të Bankës Qendrore të Gjermanisë.

Përfitimet nga paratë e falsifikuara “janë nën radar”, pasi këto monedha metalike mund të qarkullojnë shumë lehtë për shkak të vlerës së vogël ekonomike dhe përdoren në tregtinë e përditshme. Ato detektohen më rrallë për shkak të vlerës së vogël, për dallim nga monedhat e letrës, që kanë vlerë më të madhe.

Sipas ligjeve maqedonase, për qarkullim të parave false një person mund të dënohet nga një deri në dhjetë vjet burgim. Megjithatë, nëse krimi ka shkaktuar “trazira në ekonominë e vendit”, parashihet dënim prej së paku pesë vjetësh burgim. Sipas ligjeve në Maqedoninë e Veriut, kushdo që aksidentalisht ka paguar apo ka pranuar para të falsifikuara ndëshkohet, përkatësisht u konfiskohen paratë pa të drejtë kompensimi.

Në dy vjetët e fundit, Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar për “vërshim” të madh të parave false në tregjet në mbarë Eurozonën. Për shembull, më 2023 përafërsisht 115.9000 monedha të falsifikuara u detektuan gjatë pagesave të kryera në Gjermani, ndërkaq ky numër më 2022, sipas të dhënave të Bankës Qendrore gjermane ishte rreth 73.400. Sipas statistikave, i bie që ishin 14 monedha false për 10.000 banorë në Gjermani.

Në prill të këtij viti, policia spanjolle goditi një grup kriminal që dyshohej se shpërndante në mbarë Evropën monedha prej 2 eurosh të falsifikuara. Me ndihmën e EUROPOL-it, në Toledo të Spanjës u gjetën punëtori ku prodhoheshin paratë false. Kjo bandë kishte futur në tregun evropian pothuajse 500.000 monedha të falsifikuara “të kualitetit të lartë”. Dhjetë persona, që u raportua se ishin shtetas kinezë, u arrestuan.

Sipas agjencisë së lajmeve, DPA, hetimi “ishte jashtëzakonisht i vështirë, jo vetëm për shkak se banda ishte aq sekrete, por po ashtu sepse praktikisht është e pamundur të gjurmohen paratë e falsifikuara”. Deri në dhjetor të vitit 2021, pothuajse 141 miliardë monedha ishin në qarkullim në mbarë Eurozonën, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Evropiane./ REL

polic maqedonas kosove para false

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj