10 Gusht 2024, 13:50
Nga r.ll
alexander lukashenka
BJELLORUSI- Lideri autoritar bjellorus, Alexander Lukashenka, ka thënë të shtunën se mbrojtja ajrore e Bjellorusisë, ka shkatërruar disa shënjestra në territorin e vet, të premten, që janë nisur prej Ukrainës, dhe që besohet të kenë qenë dronë.
Ai nuk ka ofruar dëshmi se pajisjet kanë qenë ukrainase. As Ukraina nuk i ka komentuar këto pretendime. Sipas Lukashenkas, “dhjetëra” caqe kanë shkelur hapësirën ajrore bjelloruse në rajonin lindor Mogilev, në kufi me Rusinë.
Për këtë arsye, Minsku e ka rritur shkallën e alarmit në nivelin më të lartë te forcat ajrore dhe forcat ajrore mbrojtëse.
Lukashenka ka thënë përmes një videoje të publikuar prej medias shtetërore, Belta, se, shënjestrat tjera “janë transferuar” në Rusi dhe më vonë janë shkatërruar rreth qytetit Jarosllav.
Më herët gjatë ditës së shtunë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ka identifikuar gjashtë dronë në rajonin Jarosllav.
Lukashenka është ndër aleatët më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe mbështet luftën e nisur prej Moskës në Ukrainë, më 2022.
Dy liderët dhe vendet e tyre janë shënjestruar me sanksione të ashpra prej Perëndimit. Organizata ndërkombëtare e rendisin Bjellorusinë në mesin e vendeve që kanë nivel shqetësues të të drejtave të njeriut./REL
alexander lukashenko bjellorusi ukraine
Bota
10 Gusht 2024, 13:29
S.B
foto ilustruese
JAPONI- Autoritetet në Japoni u kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin magazinimin e gjërave, pa...
Bota
10 Gusht 2024, 13:19
r.ll
vendngjarja
MOLDAVI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën e Moldavisë ku pesë persona janë djeg...
Bota
10 Gusht 2024, 11:43
S.B
Fabiola dhe Alberto
ARGJENTINË- Fotot tronditëse që po qarkullojnë së fundi në internet tregojnë ish-zonjën e ...
Bota
10 Gusht 2024, 11:36
r.ll
Foto ilustruese
MOSKË- Rusia ka nisur të zbatojë masa kundër terrorizmit në Kursk, rajonin ku ka nisur inkursion ushtria ukrainase...
Bota
10 Gusht 2024, 11:11
S.B
foto ilustruese
SHBA- Ndërsa stuhia tropikale Debby përmbyt Karolinën e Jugut, aligatorët dhe mustakët po testojnë uj&eu...
Bota
10 Gusht 2024, 10:56
r.ll
avioni i shkaterruar
BRAZIL- Autoritetet braziliane po kërkojnë përgjigje për shkaqet e rrëzimit të aeroplanit ATR-72 Voepass...
Bota
10 Gusht 2024, 09:42
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Shtimi eventual i masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës, do ta thellonte padrejtësin&e...
Bota
10 Gusht 2024, 09:39
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Veç mungesës së dakordimit për hapjen e urës mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit E...
Bota
10 Gusht 2024, 08:49
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- E gjitha nisi me një lajm të rremë. Në Southport një 17 vjeçar sulmoi disa vetë në nj&eu...
Bota
10 Gusht 2024, 08:46
r.ll
palestinezet
GAZA- Banorët thonë se mijëra vetë në zonën e Khan Yunis po përpiqen të largohen nga fusha e luftimeve...