LIVE UPDATES
Bota

Projektligji, Rizvanolli prezanton kategori të reja në raundin e dytë të subvencioneve për pajisjet efiçiente

Ajo ka thënë se në raundin e dytë janë shtuar edhe disa kategori tjera, pas ankesave dhe sugjerimeve që kanë marrë komisionet nga qytetarët. Sipas saj, në rundin e parë janë subvencionuar 2.228 qytetarë në vlerë të 1.4 milion eurove. Raundi i parë ka nisur më 6 tetor dhe ka përfunduar më 7 nëntor.

18 Nëntor 2022, 16:00 Nga d.a.
Projektligji, Rizvanolli prezanton kategori të reja në raundin e
Artane Rizvanolli

KOSOVË- Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, ka prezantuar të premten raundin e dytë për ndarjen e subvencioneve për qytetarët që blejnë pajisje efiçiente për ngrohje.

Ajo ka thënë se në raundin e dytë janë shtuar edhe disa kategori tjera, pas ankesave dhe sugjerimeve që kanë marrë komisionet nga qytetarët. Sipas saj, në rundin e parë janë subvencionuar 2.228 qytetarë në vlerë të 1.4 milion eurove. Raundi i parë ka nisur më 6 tetor dhe ka përfunduar më 7 nëntor.

Edhe raundi i dytë, sikurse i pari, ka dy faza. E para nis më 18 nëntor dhe përfundon më 25 nëntor, ndërsa e dyta përfundon më 9 dhjetor. Aplikimi bëhet online në platformën eKosova.

Sipas statistikave, më së shumti energji elektrike në Kosovë shpenzon sektori i amvisërisë, me rreth 40 për qind të konsumit të përgjithshëm.

Sikur edhe në rundin e parë, edhe në të dytin do të subvencionohen qytetarët që pajisen me pompë termike, pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicioner/ klimë eficiente), kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) dhe stufa individuale me biomasë.

Në raundin e dytë u është mundësuar subvencionimi edhe përfituesve të skemës sociale në deri 60 për qind të vlerës, ose jo më shumë se 550 euro.

Rizvanolli ka thënë se Ministria e Ekonomisë është duke bashkëpunuar me qendrat sociale nëpër komuna, ashtu që t’iu ofrohet ndihmë përfituesve të skemave sociale për të aplikuar për ndihmën.

Në raundin e dytë janë përfshirë edhe nënat vetushqyese. Për blerje të këtyre pajisjeve, ato do të mund të fitojnë deri në 90 për qind të shumës, por jo më shumë se 560 euro. Verifikimi i statusit do të bëhet në platformën eKosova.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se në fazën e parë kanë pranuar ankesa nga bizneset se nuk kanë mundur të aplikojnë, në pamundësi të montimit të këtyre pajisjeve, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore.

Prandaj, ajo ka thënë se në rundin e dytë, bizneset do të mund t’i blejnë pajisjet, t’i fotografojnë ato dhe të aplikojnë, por pajisjet duhet të montohen deri më 10 janar 2023, kur edhe do të nisë inspektimi.

Në raundin e dytë mund të aplikojnë edhe të gjithë individët që kanë aplikuar në fazën e parë, e që nuk kanë arritur të montojnë pajisjet e tyre në kohë.

Rizvanolli ka thënë se në rundin e dytë kanë përfshirë edhe konsumatorët që në orët e tyre nuk kanë harxhuar më shumë se 800 kilovat energji elektrike - pra kryesisht pronarët e shtëpive dhe banesave të reja.

Për këtë kategori, mjafton që konsumatorët të kenë orën të regjistruar nga 1 nëntori 2021 deri më 31 tetor 2022 dhe do të mund të përfitojnë subvencione.

Ministrja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kur të kualifikohen për fazën e dytë, të finalizojnë aplikimin sa më shpejt që është e mundur, për shkak të përfundimit të vitit buxhetor./REL/

artane rizvanolli projektbuxheti i vitit 2022 ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj