LIVE UPDATES
Bota

Rusia shprehet e gatshme për të arritur një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në

Rusia shpreson për një shkëmbim të të burgosurve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshi një shkëmbim të trafikantit rus të armëve Viktor Bout.

18 Nëntor 2022, 15:20 Nga d.a.
Rusia shprehet e gatshme për të arritur një marrëveshje
Sergei Ryabkov

RUSI- Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov deklaroi se Moska shpreson që mund të arrihet një marrëveshje me Uashingtonin mbi shkëmbimin e të burgosurve.

Rusia shpreson për një shkëmbim të të burgosurve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshi një shkëmbim të trafikantit rus të armëve Viktor Bout.

Zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov, tha: “Dua të shpresoj që të mos mbetet vetëm perspektiva e një shkëmbimi të mundshëm, por dhe se do të vijë momenti kur do të arrijmë një marrëveshje konkrete.

"Amerikanët po shfaqin aktivitet të jashtëm, ne po punojmë profesionalisht përmes një kanali të veçantë të krijuar për këtë arsye," tha Ryabkov.

“Viktor Bout është në mesin e atyre që po diskutohen dhe ne sigurisht që shpresojmë në një rezultat pozitiv”.

Shkëmbimi i mundshëm i të burgosurve do të përfshinte edhe basketbollisten amerikane Brittney Griner, e cila përballet me nëntë vjet burg në Rusi pasi u dënua për akuzat e trafikut të drogës, dhe ish-marinsin Paul Whelan. Ky i fundit po vuan një dënim 16-vjeçar në Rusi pasi u dënua për akuzat për spiunazh, të cilat ai i mohon.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, me tensionet e ngritura për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Kremlini.

Ryabkov tha se Moska ishte gjithashtu gati për bisedime të nivelit të lartë me Uashingtonin lidhur me "stabilitetin strategjik", ku përfshihet traktati i ri “START”.

Traktati, i nënshkruar në vitin 2010 nga presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti rus Dmitry Medvedev, kufizon çdo vend që të ketë jo më shumë se 1550 koka bërthamore të vendosura dhe 700 raketa dhe bombardues aktivë, dhe parashikon inspektime gjithëpërfshirëse në vend për të verifikuar pajtueshmërinë.

Në shkurt 2021, vetëm disa ditë para se të skadonte traktati, Moska dhe Uashingtoni ranë dakord ta zgjasin atë edhe për pesë vjet të tjerë.

Por në gusht të këtij viti, Rusia informoi Shtetet e Bashkuara për një ngrirje të inspektimeve nga pala amerikane të armëve të saj bërthamore, duke pretenduar se sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës për pushtimin e saj të Ukrainës, së bashku me kufizimet e vizave, kishin penguar inspektime të ngjashme në SHBA nga vëzhguesit rusë.

Zyrtarët rusë dhe amerikanë pritet të takohen së shpejti në kryeqytetin egjiptian, Kajro, nga 29 nëntori deri më 6 dhjetor për të diskutuar traktatin.

"Amerikanët e dinë pozicionin tonë. Kjo përkon me atë që ne ofruam dhe shprehëm në periudhën kohore para se ta prishnin atë në mënyrë të njëanshme," tha Ryabkov.

Rybakov theksoi gjithashtu se "nuk ka asgjë për të diskutuar" në lidhje me Ukrainën, duke pasur parasysh "pozicionet dhe qasjet rrënjësisht kontradiktore" që kanë të dyja palët për këtë çështje.

Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt. Që atëherë, Shtetet e Bashkuara, NATO dhe shumë nga aleatët e tyre e kanë dënuar agresionin dhe kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, qeverisë së saj dhe shumë prej atyre që janë afër presidentit Vladimir Putin.

Bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve mund të përfshijnë edhe disa shtetas të tjerë amerikanë që aktualisht janë duke vuajtur dënime me burg në Rusi. Muajin e kaluar, një tjetër ish-marins amerikan, Robert Gilman, u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për sulmin ndaj një oficeri policie në gjendje të dehur.

Në korrik, Marc Fogel, një ish-punonjës i ambasadës së SHBA-së në Moskë, u dënua me 14 vjet burg për kontrabandë "në shkallë të gjerë" të kanabisit. 61-vjeçari Fogel thotë se barnat, më pak se 20 gram marihuanë, ishin përshkruar në mënyrë mjekësore për të menaxhuar dhimbjet kronike nga një dëmtim i shpinës.

Në prill, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara shkëmbyen Trevor Reed me një pilot rus të dënuar për kontrabandë droge. Reed, gjithashtu një ish-marins amerikan, u dënua me nëntë vjet burg pasi dyshohet se sulmoi oficerët e policisë në gjendje të dehur./REL/

sergei ryabkov lufta ukraine-rusi shkembimi i te burgosurve mes rusise dhe shba

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion