LIVE UPDATES
Bota

Sulmet ndaj Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Prokurori i përgjithshëm ligjvënës: Nuk do të frikësohem

Përpara një komisioni të drejtuar nga aleatë të ish-presidentit Donald Trump, zoti Garland dënoi “teorinë e konspiracionit” se Departamenti i Drejtësisë fshihej pas procesit penal ndaj zotit Trump në Nju Jork, ku ish-presidenti republikan u gjend fajtor për 34 akuza penale.

4 Qershor 2024, 22:10 Nga M.B
Sulmet ndaj Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Prokurori i
Merrick Garland

SHBA– Prokurori i përgjithshëm Merrick Garland dënoi të martën ato që i quajti sulme të paprecedenta ndaj Departamentit të Drejtësisë, duke u thënë ligjvënësve republikanë që synuan ta shpallnin fajtor për mospërfillje të Kongresit, se ai “nuk do të frikësohet”.

Përpara një komisioni të drejtuar nga aleatë të ish-presidentit Donald Trump, zoti Garland dënoi “teorinë e konspiracionit” se Departamenti i Drejtësisë fshihej pas procesit penal ndaj zotit Trump në Nju Jork, ku ish-presidenti republikan u gjend fajtor për 34 akuza penale. Ai gjithashtu refuzoi ato që i quajti “falsitete të pabaza dhe jashtëzakonisht të rrezikshme” ndaj strukturave të zbatimit të ligjit.

Deklaratat e forta gjatë dëshmisë së pazakontë shërbyen si një mbrojtje e vendosur e pavarësisë dhe integritetit të Departamentit të Drejtësisë, mes kritikave të shumta nga ish-presidenti Trump dhe aleatët e tij ndaj sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara. Zoti Garland tha se sulmet ndaj Departamentit të Drejtësisë “nuk kanë influencuar dhe nuk do të influencojnë vendimmarrjen tonë”.

“Unë nuk do të frikësohem”, tha zoti Garland. “Dhe Departamenti i Drejtësisë nuk do të frikësohet. Do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, të lirë nga influencat politike. Dhe nuk do të tërhiqemi nga mbrojtja e demokracisë sonë”.

Dëshmia e prokurorit të përgjithshëm u bë ndërsa ligjvënësit republikanë kërkojnë që ta shpallin atë fajtor për mospërfillje të Kongresit, për shkak të refuzimit të administratës së presidentit Biden për të dorëzuar regjistrimin zanor të intervistës së presidentit me prokurorin e posaçëm Robert Hur, që u përqëndrua tek menaxhimi nga presidenti i dokumentave të klasifikuara.

Një transkript i intervistës së presidentit Biden është bërë publik, por presidenti ushtroi muajin e kaluar të ashtuquajturin privilegj ekzekutiv për të mos lejuar publikimin e regjistrimit zanor. Shtëpia e Bardhë ka thënë se ligjvënësit republikanë e kërkojnë regjistrimin zanor vetëm për të shkëputur pjesë të caktuara dhe për t’i përdorur për qëllime politike.

Departamenti i Drejtësisë ka shprehur qëndrimin se dëshmitarët mund të kenë më pak vullnet për të deponuar nëse e dinë se intervistat e tyre mund të bëhen publike. Prokurori i përgjithshëm Garland u tha ligjvënësve se “nuk do të rrezikoj mundësitë e prokurorëve dhe agjentëve tanë për ta bërë punën e tyre me efikasitet në hetimet e ardhshme”.

Ligjvënësi kryesor republikan në këtë komision, Jim Jordan, kritikoi zotin Garland në deklaratën hapëse për një seri vendimesh të strukturave ligjzbatuese, vendime të cilat ai i përshkroi si të motivuara politikisht. Ndër të tjera, ai përmendi konkluzionet e disa prokurorëve të posaçëm se ish-presidenti Trump bëri shkelje me menaxhimin e dokumentave të klasifikuara, por jo presidenti Biden.

“Shumë amerikanë besojnë tashmë se ekziston një standart i dyfishtë në sistemin tonë të drejtësisë. E besojnë sepse ekziston”, tha ligjvënësi Jordan.

Ligjvënësi Matt Gaetz, ndaj të cilit Departamenti i Drejtësisë bëri hetime por nuk ngriti padi në lidhje me një akuzë për trafikim, pati një shkëmbim të tensionuar gjatë seancës dëgjimore. Ai kërkoi të dijë nëse Departamenti i Drejtësisë do t’i bëjë të disponueshme të dhënat për çështjen gjyqësore në Nju Jork nga e cila u shpall fajtor ish-presidenti Trump javën e kaluar.

Zoti Garland i refuzoi si false akuzat nga ligjvënësi Gaetz se pati dërguar në zyrën e prokurorisë së Manhatanit, një jurist të Departamentit të Drejtësisë, i cili më vonë u bë pjesë e ekipit hetimor për ish-presidentin Trump. Prokurori i përgjithshëm këmbënguli se nuk kishte të bënte aspak me këtë./ VOA

merrick garland

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj