4 Qershor 2024, 21:02
Nga E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden njoftoi të martën se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që kufizon ndjeshëm numrin e personave që kërkojnë azil në kufirin SHBA-Meksikë. Nënshkrimi i këtij urdhri, parashikon një mbyllje të menjëhershme të kufirit sapo mesatarja e hyrjeve ditore në pikat kufitare, të arrijë në 2,500 vetë. Aktualisht ky numër është shumë më i madh.
Presidenti e nxori urdhrin ekzekutiv bazuar në nenin që njihet si ‘212 pika f’ e ligjit të miratuar para 72 vitesh mbi Imigracionin dhe Shtetësinë, i cili i jep presidentit kompetenca të gjera për të bllokuar hyrjen në vend të imigrantëve, pavarësisht nga lloji i vizave, kur një gjë e tillë besohet se “mbron interesat e Shteteve të Bashkuara”.
Ish-Presidenti Donald Trump u mbështet tek ky nen për disa nga veprimet e tij më të ashpra mbi imigracionin, përfshirë të ashtuquajturin "ndalimi i myslimanëve", kur ai ndaloi hyrjen në SHBA, të shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane, apo kur zbatoi politikën e "tolerancës zero" për kalimin e paligjshëm të kufirit. Kjo e fundit çoi në ndarjen e mijëra fëmijëve nga prindërit e tyre. Ish-Presidenti Trump ka premtuar se do të rikthejë politikën e vijës së ashpër mbi imigracionin, nëse ai rizgjidhet në nëntor.
Presidenti Biden po i ndërmerr këto masa pas refuzimit në muajin shkurt të një projektligji dypartiak mbi sigurinë e kufirit nga shumica e republikanëve në Senat e disa demokratë. Edhe Trump e kundërshtoi hapur projekligjin.
joe biden
Bota
4 Qershor 2024, 20:11
E. D
foto ilustruese
TURQIA- Turqia ka shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e organizatës BRICS në vend të BE-së...
Bota
4 Qershor 2024, 19:38
E. D
Nigel Farage
BRITANI- Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage është qëlluar sot me pije teksa bënte fushatë për zgjedhjet...
Bota
4 Qershor 2024, 19:35
M.B
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autoritetet serbe kanë arrestuar shtetas të Koso...
Bota
4 Qershor 2024, 19:14
E. D
pamje nga përmbytjet
GJERMANI- Përmbytjet po vazhdojnë të rriten në pjesë të Gjermanisë jugore dhe tani po për...
Bota
4 Qershor 2024, 19:01
B.Z
Hunter Biden
SHBA - Prokurorët federalë e paraqitën të martën djalin e presidentit Joe Biden, Hunter Biden-in, si një person ...
Bota
4 Qershor 2024, 18:28
M.B
Giorgia Meloni
ROMË- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi sot se bandat kriminale po shfrytëzojnë zbrazëtitë n&eu...
Bota
4 Qershor 2024, 18:25
E. D
foto ilustruese
INDI- Një stjuardesë e cila ishte punonjëse e kompanisë Air India Express, është arrestuar për tentativ&...
Bota
4 Qershor 2024, 18:18
E. D
pamje nga vendngjarja
POLONi- Fermerët polakë kanë protesuar në pikën kufitare të Ukrainës për shkak të import...
Bota
4 Qershor 2024, 18:14
S.B
foto ilustruese
SHBA- Një grua në Nebraska e shpallur fillimisht e vdekur në një azil të moshuarish, u gjet e gjallë n&e...
Bota
4 Qershor 2024, 18:11
M.B
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez shikon ndërsa gruaja e tij Begona Gomez voton gjatë zgjedhjeve të parakohshme të përgjithsh...