LIVE UPDATES
Bota

Prokuroria Speciale e konfirmon: Ministrja Artane Rizvanolli është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale

Përmes njoftimit për media, zyra e prokurorisë bën me dije se Rizvanolli është paraqitur në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, që vetë prokuroria ka në hetim.

12 Nëntor 2024, 13:11 Nga ZH.LL
Prokuroria Speciale e konfirmon: Ministrja Artane Rizvanolli është
Artane Rizvolli

KOSOVA- Prokuroria Speciale ka konfirmuar se Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është marrë në pyetje mesditën e kësaj të marte, në cilësinë e dëshmitares.

Përmes njoftimit për media, zyra e prokurorisë bën me dije se Rizvanolli është paraqitur në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, që vetë prokuroria ka në hetim.

“Ju informoj se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në njoftim.

Më herët, ministrja Rizvanolli ishte përmenduar në disa mesazhe të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i akuzuar për shpërdorim detyre. Krasniqi ishte i dyshuar për korrupsion pasi i shkaktoi mbi 3.2 milionë euro dëm Korporatës Energjitike të Kosovës.

“Për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Republikës së Kosovës apo në vlerë prej 531.920.79 Euro, dëmtimin apo diskriminimin e operatorëve tjerë ekonomik konkurrent që operonin në tregun e Kosovës e që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore si shkaktimin e dëmit material Korporatës Energjetike të Kosovës në shkallë të madhe apo në vlerë prej 3,229,905.00 Euro”, thuhet në aktakuzën e Krasniqit.

Ndërsa, më 19 prill të vitit të kaluar, Krasniqi ishte arrestuar nën dyshimin se keqpërdori një tender prej 3.4 milionë euro me kompaninë “Litwin SA” dhe partnerin vendor “Bujar B. Shala B.I.”, për tenderin rreth kryerjeve të punëve për remontin e turbinës dhe gjeneratorit të Njësisë A5 të TC “Kosova A”.

 

artane rizvolli prokuroria speciale deshmitare

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!