Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...

KOSOVË- Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur të martën aktakuza në mungesë kundër tre të pandehurve të nacionalitetit serb, me inicialet L.Ç, P.B dhe M.I, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” në periudhën 1998-99.
Prokuroria ka thënë përmes një komunikate se dyshon që i pandehuri L.Ç e ka kryer veprën penale sa ka qenë drejtor i burgut të qarkut në Prishtinë dhe paralelen në Lipjan, ndërsa dy të tjerët, P.B dhe M.I kanë qenë atë kohë gardianë të burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan.
Gjykimi i parë në mungesë për krime lufte pati nisur në nëntor të vitit 2023 në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Mbajtja e gjykimeve në mungesë parashihet kur i akuzuari heq dorë vetë nga drejta për të qenë i pranishëm në shqyrtimet gjyqësore.
Gjykimi mund të mbahet në mungesë të të akuzuarit dhe kjo mund të bëhet kur prokuroria dhe gjykata t’i kenë shtjerrë të gjitha mjetet për sigurimin e prezencës së të akuzuarit.
Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë më herët gjatë vitit se gjykimet në mungesë shënojnë një kthesë të re në procedimin e rasteve të krimeve të luftës “duke paraqitur një sfidë të re për sistemin gjyqësor në Kosovë”.
Në luftën e viteve 1998-1999 mbi 13.000 civilë besohet se janë vrarë në Kosovë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona - shumica prej të cilëve shqiptarë.
Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).
Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore./REL
foto ilustruese RUSIA- Presidenti polak Andrzej Duda tha se ekziston një probabilitet i lartë që Rusia të lëvizë kund&eu...
pamje nga vend ngjarja INDI- Të paktën 14 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një bil...
foto ilustruese GAZA- OKB thotë se pothuajse 450,000 palestinezë janë larguar nga Rafah gjatë javës së kaluar. Ndërsa&nb...
pamje nga vengjarja FRANCË- Dy oficerë burgu francez janë vrarë në një pritë në një furgon burgu pranë Ro...
pamje nga ngjarja SHBA- Një portal i drejtpërdrejtë midis Dublinit dhe Nju Jorkut u mbyll përkohësisht pas sjelljes së p...
Pamje nga përmbytjet BRAZIL - Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm ka përfshirë Brazilin, duke shkaktuar përmbytje t&eum...
Stano BRUKSEL- Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano është shprehur ditën e sotme se nuk mund të vihet n&eum...
Foto ilustruese FRANKFURT- Rritja e fortë e pagave në fillim të vitit, për punonjësit Eurozonës, nuk do të mund të ...
Vjosa Osmani KOPENHAGA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të martën se paqartësitë rreth integrimit euroatlantik të Ko...
Parlamenti i Gjeorgjisë. GJEORGJIA-Ligjvënësit në Gjeorgji e kanë miratuar projektligjin kontrovers për “agjentët ...