Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat nga ekonomitë më të mëdha të bllokut, sugjerojnë se rritja e pagave të negociuara, nuk u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e parë. Rreziku është, që kompanitë të kalojnë kostot në rritje tek konsumatorët, duke e mbajtur inflacionin mbi 2% për më gjatë.
FRANKFURT- Rritja e fortë e pagave në fillim të vitit, për punonjësit Eurozonës, nuk do të mund të qetësojë zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane, që mendojnë se sa mund t’i ulin normat e interesit. Të dhënat nga ekonomitë më të mëdha të bllokut, sugjerojnë se rritja e pagave të negociuara, nuk u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e parë. Rreziku është, që kompanitë të kalojnë kostot në rritje tek konsumatorët, duke e mbajtur inflacionin mbi 2% për më gjatë. Një fajtor kryesor është Gjermania, ku marrëveshjet e kaluara i kanë rritur pagat ndjeshëm.
Pra, ndërsa ulja fillestare e planifikuar e qershorit, në normën e depozitave, është pothuajse e sigurt se do të zbatohet, çdo shpresë për një lëvizje tjetër të shpejtë muajin e ardhshëm, po zvogëlohet.
“Për BQE-në, rritja e fortë e pagave në Gjermani, do të jetë një arsye tjetër për të ecur me shumë kujdes me uljet e normave edhe nëse rritja e pagave në shumicën e vendeve të tjera të Eurozonës, është shumë më e vogël”, tha Carsten Brzeski, ekonomist në ING.
Fitimet e pagave, ndoshta u ngadalësuan në 4.3% nga një vit më parë, gjatë tre muajve të parë të 2024, krahasuar me 4.5% për tremujorin e fundit të 2023, sipas Bloomberg Economics. Ndërsa nuk e kalonin 3.5% në Francë, Itali dhe Spanjë, ata arritën në 4.8% në Gjermani.
Për BQE-në, një pjesë e sfidës është se negociatat, funksionojnë shumë ndryshe në të gjithë kontinentin. Ndërsa shumë kontrata në Belgjikë, janë të lidhura drejtpërdrejt me inflacionin, punëtorët gjermanë dhe italianë, shpesh duhet të presin raunde të reja bisedimesh, që përcaktojnë kompensimin gjatë shumë viteve.
Në Francë, ndërkohë, tregjet janë më fleksibël dhe pagat në një mori sektorësh, bien dakord një herë në vit, thanë ekonomistët e Barclays. Ndërsa Brzeski i ING, sheh një përshpejtim në afërsisht 5%, analistët e Nomura presin rritje të qëndrueshme prej 4.5% dhe vlerësimi mbi Barclays parashikon një ngadalësim rreth 4%.
“Ka disa tregues nga tregu i punës, që sugjerojnë se rritja e pagave, në Eurozonë po ngadalësohet,” tha ekonomisti i Barclays, Christian Keller. “Kjo duhet të kontribuojë në dezinflacionin e mëtejshëm, i cili tashmë është më i theksuar se në SHBA.”
Ata më pak optimistë, tregojnë për një treg të ngushtë pune, që shmangi një recesion të cekët në gjysmën e dytë të 2023. Në Gjermani pati një mori grevash të transportit këtë vit dhe disa punëtorë ndërtimi, që kërkojnë paga më të mira, do të largohen, për herë të parë në 17 vjet.
“Mungesa e fuqisë punëtore, do të ushtrojë presion në rritje mbi pagat,” tha kryeekonomisti i Berenberg, Holger Schmieding. “Prandaj, ne nuk parashikojmë, që rritja nominale e pagave, të ulet nën 4% në baza të qëndrueshme.”
Përcaktuesit e normave, kanë theksuar gjithashtu, se fitimet e korporatave duhet të përthithin disa nga kostot më të larta të punës, pas zgjerimit të marzheve te fitimeve vitet e fundit. Deri në çfarë mase ndodh kjo në sektorin e shërbimeve një fokus kryesor për momentin është e pasigurt.
“Ndërsa ishte parë përparim, monitorimi i lidhjes midis pagave, rritjes së produktivitetit dhe fitimeve, vazhdoi të ishte kyç,” tha ai. / Monitor
Vjosa Osmani KOPENHAGA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të martën se paqartësitë rreth integrimit euroatlantik të Ko...
Parlamenti i Gjeorgjisë. GJEORGJIA-Ligjvënësit në Gjeorgji e kanë miratuar projektligjin kontrovers për “agjentët ...
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije gjatë vizitës në Patrikanën e Pejës më 14 tetor 2022. KOSOVA- Ambasad...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që të ndalë transferimin e sasisë së “pa...
Foto ilustruese SHBA- OpenAI ka prezantuar një version të ri me kapacitet më të lartë dhe me më shumë aftësi si t&e...
Volodymy Zelensky dhe Antony Blinken UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi Shtetet e Bashkuara për atë që ai e qu...
Studentët duke protestuar në Tbilisi të Gjeorgjisë kundër projektligjit për "agjentët e huaj". 13 maj 2024. GJEORGJIA- P...
vjosa osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se po e ndihmon Rusinë, në mënyrë që,...
angela merkel BERLIN - Kujtimet e ish-kancelares gjermane Angela Merkel do të publikohen në nëntor, gati tre vjet pas përfundimit t&eum...
Foto nga vendi i ngjarjes GAZA- OKB ka njoftuar se një nga punonjësit e saj ka ndërruar jetë dhe një tjetër është p...