14 Maj 2024, 13:51
Nga M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që të ndalë transferimin e sasisë së “paprecedent” të armëve për rebelët jemenas, Huthi, që u mundësojnë atyre të kryejnë “sulme të pamatura” ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe gjetkë. Zëvendësambasadori amerikan, Robert Wood, tha se nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dëshiron të bëjë përparim drejt dhënies fund të luftës civile në Jemen, duhet që në mënyrë kolektive “ta bëjë të qartë rolin destabilizues të Iranit dhe të insistojmë se ai nuk mund të fshihet prapa rebelëve Huthi”. Ai tha se ka dëshmi të shumta që vërtetojnë se Irani u jep rebelëve Huthi armë të avancuara, përfshirë raketa balistike dhe lundruese. Kjo, sipas Wood, është në kundërshtim me sanksionet e vendosura nga OKB-ja.
“Për të nënvizuar shqetësimin e Këshillit sa i përket shkeljeve të vazhdueshme të embargos së armëve, ne duhet të bëjmë më shumë që të mos shmangen sanksionet dhe t'i ndalim shkelësit e tyre”, tha Wood.
Rebelët Huthi kanë thënë se sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit synojnë t’i bëjnë presion Izraelit që t’i japë fund luftës së tij ndaj Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Gazë, që ka lënë të vrarë më shumë se 35.000 palestinezë. Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.
Rebelët Huthi, që nga nëntori i vitit të kaluar, kanë kryer mbi 50 sulme ndaj anijeve, kanë kapur një anije dhe kanë fundosur një tjetër, thanë autoritetet detare amerikane muajin e kaluar. Javëve të fundit janë pakësuar sulmet e rebelëve, pasi ata janë goditur nga fushata e sulmeve ajrore në Jemen, që udhëhiqet nga SHBA-ja. Për shkak të rrezikut nga sulmet e rebelëve, kalimi i anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit është rralluar./ REL
shba irani
Bota
14 Maj 2024, 13:35
M.B
Foto ilustruese
SHBA- OpenAI ka prezantuar një version të ri me kapacitet më të lartë dhe me më shumë aftësi si t&e...
Bota
14 Maj 2024, 13:20
M.B
Volodymy Zelensky dhe Antony Blinken
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi Shtetet e Bashkuara për atë që ai e qu...
Bota
14 Maj 2024, 12:54
M.B
Studentët duke protestuar në Tbilisi të Gjeorgjisë kundër projektligjit për "agjentët e huaj". 13 maj 2024.
GJEORGJIA- P...
Bota
14 Maj 2024, 12:41
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se po e ndihmon Rusinë, në mënyrë që,...
Bota
14 Maj 2024, 10:20
r.ll
angela merkel
BERLIN - Kujtimet e ish-kancelares gjermane Angela Merkel do të publikohen në nëntor, gati tre vjet pas përfundimit t&eum...
Bota
14 Maj 2024, 09:57
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GAZA- OKB ka njoftuar se një nga punonjësit e saj ka ndërruar jetë dhe një tjetër është p...
Bota
14 Maj 2024, 09:42
M.B
Monedhat
SHBA- Një burrë i cili gjeti një arkë me më shumë se 700 monedha të rralla ari dhe argjendi nga epoka e Luft&eu...
Bota
14 Maj 2024, 09:21
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Vagonat e trenave të mallrave dolën nga shinat dhe një rezervuar magazinimi që përmbante karburant dizel mo...
Bota
14 Maj 2024, 08:48
r.ll
kyriakos mitsotakis dhe rexhep tajip erdogan
TURQI- Pasditen e djeshme në Ankara ka pasur shumë buzëqeshje mes zyrtarëve grek...
Bota
14 Maj 2024, 09:00
M.B
Shkatërrimet nga sulmet ruse në Harkiv. 10 maj 2024.
UKRAINA- Katër persona janë plagosur në sulmet e reja ruse në qytetin e ...