LIVE UPDATES
Bota

Mbërrin GPT-4o, çfarë mund të bëjë modeli i ri i inteligjencës artificiale?

Përditësimi i produktit kryesor të OpenAI-së u paralajmërua një ditë para prezantimit që Google pritet të bëjë rreth të rejave për Gemini-n, mjetin e IA-së të gjigantit prapa motorit të kërkimit më të popullarizuar në botë, i cili rivalizon drejtpërdrejt me ChatGPT-në.

14 Maj 2024, 13:35 Nga M.B
Mbërrin GPT-4o, çfarë mund të bëjë modeli i ri i
Foto ilustruese

SHBA- OpenAI ka prezantuar një version të ri me kapacitet më të lartë dhe me më shumë aftësi si të njeriut të teknologjisë së inteligjencës artificiale (IA) që e fuqizon mjetin e tij të popullarizuar gjenerativ, ChatGPT, i cili do të mund të përdoret pa pagesë. Përditësimi i produktit kryesor të OpenAI-së u paralajmërua një ditë para prezantimit që Google pritet të bëjë rreth të rejave për Gemini-n, mjetin e IA-së të gjigantit prapa motorit të kërkimit më të popullarizuar në botë, i cili rivalizon drejtpërdrejt me ChatGPT-në.

“Jemi shumë-shumë të lumtur që po sjellim GPT-4o për të gjithë përdoruesit tanë pa pagesë”, tha më 13 maj shefja për teknologji e kompanisë nga Kalifornia, Mira Murati, gjatë një prezantimi të organizuar në San Francisko.

Modeli i ri, GPT-4o (shkronja o është shkurtesë për “omni”), do të inkuadrohet në produktet e OpenAI-së gjatë javëve të ardhshme, bëri të ditur kompania, teksa konsumatorët që paguajnë do të kenë qasje të pakufizuar në mjetin gjenerativ. OpenAI ka thënë se modeli i ri mund të gjenerojë përmbajtje apo të kuptojë komanda me zë, me tekst apo me imazhe.

“Opsioni i ri me zë (dhe me video) është ndërfaqja më e mirë kompjuterike me të cilën kam punuar. Ngjason me IA-në nga filmat”, tha kryeshefi i OpenAI-së, Sam Altman, nëpërmjet një shkrimi.

Altman më herët i është referuar personazhit që luan aktorja amerikane, Scarlett Johansson, në filmin “Her”, si frymëzim për nivelin e ndërveprimit që ai do të donte ta arrinte IA-ja.

Të flasësh me një kompjuter kurrë s’më është dukur aq e natyrshme; tani po”, shtoi ai.

Murati dhe inxhinierët e OpenAI-së demonstruan kapacitetet e reja të GPT-4o gjatë prezantimit të modelit të ri, duke e sfiduar versionin e avancuar të robotit bisedues, ChatGPT. Demonstrimi përfshiu kryesisht pjesëtarë të stafit të OpenAI-së duke i bërë pyetje versionit me zë të ChatGPT-së, i cili u përgjigj me sarkazëm dhe tregoi barcoleta. Roboti shërbeu edhe si përkthyes nga anglishtja në italishte dhe anasjelltas, interpretoi mimika dhe e ndihmoi një përdorues të zgjidhte një problemë të vështirë matematikore. Kompania tha se GPT-4o ka të njëjtat aftësi si versioni i mëparshëm kur bëhet fjalë për tekstin, arsyetimin dhe kodimin, ndërsa vë standarde të reja industriale për biseda shumëgjuhëshe, dëgjim dhe shikim. Në një demonstrim, ChatGPT me sukses interpretoi ambientin e një punonjësi përmes kamerës së telefonit të mençur, duke folur me një zë miqësor e femëror, sikur roboti me IA në filmin “Her”.

“Hëm, nga ajo që mund të shoh, duket se je në një studio incizimi apo produksioni, me drita, trekëmbësh... mos je duke u bërë gati të xhirosh një video apo të bësh një njoftim?”, tha roboti ChatGPT.

Javëve të fundit është pritur që OpenAI do ta prezantonte një version të avancuar me IA të një mjeti kërkimi online, që do të konkurronte me motorin e kërkimit të Google-it, por ditë më parë Altman paralajmëroi se kjo nuk do të ndodhte. Është pritur edhe prezantimi i GPT-5, por Altman tha javën e kaluar se kompania “nuk do të ngutej” me prezantimin e modeleve të reja të mëdha. Prezantimi i bërë të hënën është episodi i fundit në garën e muskujve për IA-në, ku mbështetësi i OpenAI-së, Microsoft, ka lënë prapa Apple-in si kompania më e madhe në botë për nga vlera në treg.

OpenAI dhe Microsoft janë në një rivalitet të nxehtë me Google-in për t’u bërë lojtari kryesor në fushën e IA-së gjenerative, por pronarja e Facebook-ut, Meta, dhe kompania Anthropic gjithashtu po bëjnë hapa të mëdhenj për të garuar me to. Të gjitha kompanitë po nxitojnë për të gjetur mënyra për të mbuluar kostot jashtëzakonisht të larta të IA-së gjenerative, teksa paratë po i inkason kryesisht gjiganti i prodhimit të çipave, Nvidia, falë gjysmëpërçuesve të tij të fuqishëm. Ofrimi i modelit të ri për të gjithë përdoruesit mund të ngjallë pikëpyetje për rrugën e OpenAI-së drejt përfitimit financiar, mes dyshimeve nëse përdoruesit e zakonshëm janë të gatshëm të paguajnë për abonim. Deri më tani, vetëm versionet me kapacitete më të vogla të robotëve të OpenAI-së apo të Google-it u janë ofruar pa pagesë të gjithë përdoruesve.

“Ne jemi biznes dhe do të gjejmë mjaft gjëra të cilat do t’i ofrojmë kundrejt një pagese”, tha Altman, në shkrimin e tij.

Krijuesit e mjeteve me IA po e ndiejnë, po ashtu, trysninë e publikuesve dhe krijuesve, të cilët po kërkojnë të paguhen për përmbajtjen që përdoret për t’i trajnuar modelet. OpenAI ka nënshkruar marrëveshje për shfrytëzim të përmbajtjes me agjencinë e lajmeve Associated Press, me gazetën Financial Times, dhe me botuesin Axel Springer, por po përballet edhe me probleme ligjore pas një padie të madhe nga e përditshmja New York Times. Kompanitë e IA-së, po ashtu, janë ballafaquar me padi të ndryshme nga artistë, muzikantë dhe autorë në gjykatat amerikane./ REL

gpt-4o

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj