"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Dokumentari “Devijimi Special”, i transmetuar në Emisionin Opinion të Blendi Fevziut në Tv Klan, sjell krahasimin mes orëve të përdorura në rastin e të akuzuarve serbë dhe kroatë në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës dhe kërkesën e Prokurorisë Speciale për kohën që thotë se i nevojitet për ta paraqitur rastin e saj ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
TIRANË- Një nga pyetjet më të mëdha, përgjigjen e së cilës opinioni në Kosovë dëshiron ta dijë, është ajo se sa do të zgjasë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë tash e një vit e gjysmë. Dokumentari “Devijimi Special”, i transmetuar në Emisionin Opinion të Blendi Fevziut në Tv Klan, sjell krahasimin mes orëve të përdorura në rastin e të akuzuarve serbë dhe kroatë në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës dhe kërkesën e Prokurorisë Speciale për kohën që thotë se i nevojitet për ta paraqitur rastin e saj ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Prokuroria Speciale po tenton që politikanët kosovarë t’i vërë para një gjyqi shumëfish më të gjatë sesa të ish bashkëpunëtorëve të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit, duke kërkuar që të përdorë më shumë se 6-fishin e kohës së përdorur në rastet e të akuzuarve serbë për krimet e kryera në tri luftërat e Ballkanit – në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci.
Prokurori Jack Smith ka kërkuar 1 mijë e 863 orë që ta paraqesë çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kjo nënkupton që procesi gjyqësor të zgjasë afërsisht 10 vjet. Në rastin e Sllobodan Millosheviçit, Prokuroria përdori gjithsej 360 orë për të paraqitur provat e saj, që përfshinte edhe pyetjet e bëra nga mbrojtja.
Për gjykimin e Nikolla Shainoviç, në Tribunalin e Hagës, Prokuroria kishte shpenzuar 166 orë, ose rreth 10 muaj kohë. Për gjykimin e kroatit Jadranko Prliç, Prokuroria kishte shpenzuar 296 orë, ose 1 vit e 10 muaj kohë. Avokati Artan Qerkini thotë se kjo kërkesë e Prokurorisë që të ketë kaq shumë kohë për paraqitjen e rastit të saj, tregon se atyre ju mungojnë faktet dhe provat.
Gazetari Mero Baze, ndërkaq, shprehet se përshtypja e parë është se Prokuroria Speciale është gjendur përpara një kurthi profesional në këtë histori.
“Duke qenë se ngritja e Gjykatës Speciale u bë nën presion politik të madh ndërkombëtar dhe u fry, u mbars ideja që ka shumë fakte, shumë prova për ta, dhe kur Prokuroria ka parë dosjet, ka konstatuar që nuk ka prova. Dosjet e tyre janë të mbushura me google search… Prokuroria, për mendimin tim, gjendet përpara një vështirësie reale për të gjetur fakte kundër tyre sesa i duhet kohë për t’i shqyrtuar faktet”, thotë Baze.
Analisti Ismail Tasholli, ndërkaq, shprehet se të kërkohet një gjykim kaq i gjatë është absurde, thua se Kosova ishte agresori më i madh në Ballkan, krahasuar me Serbinë që ishte shkaktarja e tri luftërave dhe qindra e mijëra viktimave.
“Kjo pos tjerash, është edhe tendencë e devijimit të historisë”, thotë ai.
Marrë nga tvklan.al
Arianit Koci MEKSIKË- Një avokat nga Kosova është ndaluar në Meksikë. Me anë të një postimi në Facebook,&...
ITALI- Të gjithë të porsalindurit në Itali do të kenë mbiemrin e të dy prindërve ose, në rast marrëveshjeje,...
Hashim Thaçi TIRANË- Narracioni për themelimin e Gjykatës Speciale se do të gjykoheshin individë për krimet e pretendu...
Arsim Bajrami TIRANË- Një dokumentar i transmetuar në Emisionin Opinion të Blendi Fevziut, i titulluar “Devijimi Special”, ...
Seanca TIRANË- Një aktakuzë e ngritur në prill të vitit 2020 nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, e cila tash e një vit e...
UASHINGTON - Ndikimi i Rusisë në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore pritet të bjerë ndërsa ushtria e saj po pë...
pamje nga takimi SHBA- Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Colin Allred paraqiti të martën nj&...
Jacinda Ardern dhe Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, ka lavdëruar kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, për suk...
David Loesch Filho BRAZIL- Isabel de Aguilar Loesch do të ishte dy muajshe të hënën. Por tre ditë më parë, ajo u vra tra...
Mevlut Çavusoglu TURQI- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, njoftoi të martën dorëzimin zyrtar të l...