Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rasaj tha se Pelaj ishte punësuar vetëm dy muja më parë në këtë qendër.
KOSOVË- Anton Rasaj, pronar i shtëpisë së kujdesit “Orenda” në Pejë ka kërkuar falje pas publikimit të videos ku infermierja Aurona Pelaj shihej teksa dhunonte të moshuarën Minire Nura. Në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, Rasaj tha se Pelaj ishte punësuar vetëm dy muja më parë në këtë qendër.
Intervista:
Si u ndjetë kur patë videon?
Unë personalisht me familjen time kemi qenë të shokuar. Një akt i papranueshëm. Ne kemi të bëjmë me një person të moshuar, nënë e një dëshmori.
Kur i shoh këto pamje, për mua ka qenë e trishtueshme. Unë nuk jetoj në Kosovë, jetoj në mërgim, në Zvicër. Kam ardhur nga shteti ku jetoj për të bërë një investim për vendin tim. Janë më shumë se 20 punëtorë.
Aurona Pelaj është infermierja që dhunoi të moshuarën, çfarë mund të na thoni për të?
Vajza në fjalë, apo të gjitha punëtorët që kemi, janë të liçensuara për infermieri të përgjithshme. Nga ana profesionale të gjitha janë të një niveli të paracaktuar me ligj.
Si i përzgjidhni punonjësit? A është mirë nga shëndeti mendor?
Ne nuk kemi rregull për këtë. Infermierja në fjalë i ka pasur sjelljet ndaj meje, kolegeve perfekte. Pamjet në video dhe sjelljet e saj ndaj bordit, janë dy gjëra ta tjera. ka pasur marrëdhënie të mirë me të gjithë.
Po me pacientët? Nuk keni vënë re ndonjë gjë?
Na falni, kjo vajzë është vetëm 2 muaj, 2 muaj e gjysmë këtu te ne. Janë 10 javë punë, me tre turne. Janë katër infermiere, aty është shqetësimi më i madh. Këtë ngjarje duhet ta analizojmë të gjithë së bashku.
Keni kamera brenda në qendër?
Po, të gjitha i kemi. Kjo ngjarje ka ndodhur në tualet, aty nuk ka kamera
Të vret edhe më shumë, se edhe infermieret e tjera qeshin, tallen, nuk bëjnë asgjë.
Ne po flasim për 4 infermiere. Unë i kërkoj falje edhe mbrëmë të gjithë familjarëve. Mora informacion nga hetuesia. Nuk i kanë marrë familjarët e tjerë të moshuarit, ashtu siç doli në media. Kam mbështetje të vazhdueshme prej tyre.
Kush e ka bërë videon?
Edhe hetuesia dhe unë kemi informacion, por nuk kam të drejtë të them për shkak të hetimeve. Është punonjëse e imja, është një nga katër infermieret në hetim.
Në institucionin tim telefoni është i ndaluar. Kemi dy telefona të punës. Telefoni privat është i ndaluar gjatë 7 orarëshit të punës, 8 në fakt por 1 orë është pushim.
Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.
Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri i Brendësh i Kosovës Xhelal Sveçla ka reagur pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të...
Foto Ilustruese ANGLI- Një 28-vjeçar shqiptar i arrestuar gjatë një bastisjeje në një fermë të madhe kanabisi &eu...
Suella Braverman BRITANI E MADHE- Suella Braverman ka vizituar qendrën e përpunimit të emigrantëve në Manston, Kent. E ndodhur n&e...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Fillimisht, nëpërmjet mediave të tij, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç publiko...
BRUKSEL- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka konfirmuar se ekziston plani franko-gjerman, që është raportuar se është nj&eum...
Aurona Pelaj KOSOVË- Tri infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës kanë dalë para gjykatës. Në...
Foto ilustruese PRAGË- Në prag të diskutimit të dytë të grupit punues për vizat në Këshillin e BE-së, Pre...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Në Turqi, e drejta e grave për të mbuluar kokën me shami fetare është bërë sërish ...
Zile Barsi 3 vjet më parë tërmeti i 26 nëntorit preku shumë familje edhe në bashkinë Klos të Matit, ku dëmtoi ...
Albin Kurti BERLIN- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Samitit në Berlin, është deklaruar për media, ku ka folur për &c...