LIVE UPDATES
Bota

VOA: Debati për shamitë kthehet në politikën turke përpara zgjedhjeve

Është shfaqur gjithashtu një klasë e mesme fetare konservatore dhe e përparuar. Disa analistë thonë se tani janë më të shqetësuar për problemet aktuale ekonomike të vendit me inflacionin gati të trefishuar, sesa me debatet e kaluara fetare.

3 Nëntor 2022, 16:36 Nga I.A
VOA: Debati për shamitë kthehet në politikën turke
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Në Turqi, e drejta e grave për të mbuluar kokën me shami fetare është bërë sërish temë e debatit politik. Me zgjedhjet më pak se një vit larg, drejtuesit e partive kryesore politike po zotohen të garantojnë ligjërisht të drejtën e grave për të mbajtur veshje fetare, një çështje që për dekada ishte në qendër të një beteje të ashpër politike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones njofton nga Stambolli.

Me zgjedhjet presidenciale qershorin e ardhshëm, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kreu i partisë kryesore opozitare CHP, Kemal Kilicdaroglu, po zotohen të sigurojnë ligjërisht të drejtën e grave për të mbajtur shami fetare. Disa analistë thonë se heqja e kufizimeve për veshjet fetare nga Erdogani një dekadë më parë, është një nga arritjet e tij më të mëdha.

“Ndalimi i shamive në Turqi pengoi shumë gra të merrnin pjesë në sferën publike dhe të arsimoheshin. Kështu ishte në të kaluarën. Këto gra e kaluan këtë traumë. Ka ende disa që nuk mund t'u kthehen profesioneve të tyre”, thotë Emine Ucak, gazetare për gazetën Perspektiva.

Gjatë gjithë viteve 1990 dhe fillimin e viteve 2000, studentet që mbanin shami u ndaluan të ndiqnin universitetet, të bëheshin avokate, ose gjyqtare, apo edhe anëtare të parlamentit.

Partia pro-laike CHP ishte një avokate e fortë e ndalimit të shamive, duke mbajtur mitingje masive, por tani po kërkon miratimin e ligjit për të garantuar të drejtën për të mbajtur shaminë.

“Besoj se CHP-ja ka patur pasoja për këtë qëndrim, për ato kufizime, për ato ndalime, etj. Një hap të tillë e shoh shumë, shumë të suksesshëm në kuptimin e përqafimit më shumë të shoqërisë. Ky është një hap i madh”, thotë analistja politike Istar Gozaydin.

Ndryshimi i CHP-së vjen pasi nën sundimin prej dy dekadash të Erdoganit, një brez i tërë u rrit pa barriera të tilla. Është shfaqur gjithashtu një klasë e mesme fetare konservatore dhe e përparuar. Disa analistë thonë se tani janë më të shqetësuar për problemet aktuale ekonomike të vendit me inflacionin gati të trefishuar, sesa me debatet e kaluara fetare.

“Shumë nga debatet që patën prindërit e tyre nuk janë probleme të fëmijëve tani. Të marrim shembullin e një vajze me shami që ka arsimin e saj universitar. Lufta e saj tani nuk është më për të mbajtur vellon. Lufta e saj është për të marrë një arsim më të mirë dhe një punë më të paguar”, thotë Can Selcuki me grupin ‘Istanbul Economics Research’.

Por Erdogani po kërkon të zgjerojë debatin duke bërë thirrje për reformë kushtetuese, që jo vetëm garanton të drejtën për të mbajtur shaminë, por mbron familjen nga ato, që ai i quan prirje perverse – një referencë për lëvizjen LGBT.

“Ka një nënvizim të fortë të vlerave familjare, të mbrojtjes së familjes, etj. Dhe më shumë ka të bëjë, jo vetëm me çështjen e shamisë, të cilën unë e konsideroj mjaft anësore për momentin, por më shumë me grupet LGBT plus, etj. Pra, ai po përpiqet të krijojë një axhendë kundër këtyre grupeve brenda qarqeve konservatore”, thotë analistja politike Istar Gozaydin.

Tashmë, po ndodhin goditje ndaj shfaqjeve publike dikur të ligjshme të komunitetit LGBT të Turqisë. Protestat anti-LGBT kanë nisur, ndërsa partitë po përpiqen të hartojnë strategjitë politike përpara atyre, që parashikohen gjerësisht të jenë, zgjedhje shumë të kontestuara.

Marrë nga VOA

istar gozaydin can selcuki

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet