LIVE UPDATES
Bota

Propozimi francez: Debat i nxehtë mes pozitës dhe opozitës në Maqedoninë e Veriut

Nga ana tjetër Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski gjatë fjalimit të tij u pengua nga deputetët e shumicës të cilët, tërë kohën bërtitnin “pasaportën, pasaportën”.

15 Korrik 2022, 18:02 Nga I.A
Propozimi francez: Debat i nxehtë mes pozitës dhe opozitës
Kuvendi maqedonas

SHKUP- Me tensione të njëjta si në ditën e djeshme edhe sot ka vazhduar seanca parlamentare për propozimin francez për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në. KlanMacedonia shkruan se teksa në foltore mbante fjalim deputetja e LSDM-së Daniela Nikolova deputetët e VMRO-së brohëritnin duke penguar fjalimin e saj. Ajo akuzoi opozitën se nuk ju interesojnë qytetarët por vetëm mënyra se si mund të vijnë në pushtet.

"Ju jeni të dëshpëruar nga veprimet tuaja, që tregojnë se e vetmja gjë që ju intereson është qeveria, flisni për identitetin, për gjuhën maqedonase dhe nuk pranoni zgjidhje që garantojnë këtë, keni nxjerrë një tufë pasaportash bullgare, Goce Dellçevin e keni në bluzate juaja, por e mbani në shpirt Todor Aleksandrov, flisni për rëndësinë e gjuhës maqedonase dhe keni dashur të mbyllni departamentin e gjuhës maqedonase në UKM. A ka të keqe më të madhe sesa t’i privoni qytetarët tuaj nga e ardhmja evropiane, t’i detyroni ata të nxjerrin pasaporta të huaja për të shkuar në BE, ju flisni për emigrimin e të rinjve dhe jeni kundër hapjes së perspektivës evropiane për ta, nuk do t’ia dilni as kësaj radhe," deklaroi Nikolova.

Nga ana tjetër Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski gjatë fjalimit të tij u pengua nga deputetët e shumicës të cilët, tërë kohën bërtitnin “pasaportën, pasaportën”. Kjo për shkak pretendimeve se deputeti Milloshoski përpos pasaportës të Maqedonisë së Veriut, posedon edhe pasaportën bullgare, ndërsa një gjë të tillë e kishte zbuluar kohë më parë, kryetari i partisë VMRO Bullgare, Krasimir Karakaçanov.

"Nuk lejohet futja e një mekanizmi për monitorimin ose zbatimin e negociatave në lidhje me protokollin, historinë e përbashkët, kornizën negociuese apo raportet e përbashkëta. Në këtë rast, ai mekanizëm do të bëhej kusht për rrjedhën e negociatave dhe procesit të diktuar nga njëra palë, për çështjet e tij të rëndësishme politike apo historike dhe do të errësonte procesin e evropianizimit dhe standardet që ju pretendoni se i përmbaheni," tha Milloshoski.

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Zdravko Trajanov, ju drejtua deputetes Sanela Shkriell  duke i thënë se me pranimin e këtij propozimi, qeveria po e çon vendin në rrugë qorre dhe Maqedonia nuk do të bëhet kurrë pjesë e BE-së.

"Sanela, a do ta pranosh që gjuha boshnjake është një dialekt i serbishtes? Nuk mund të pranoj që gjuha maqedonase është dialekt dhe normë e gjuhës bullgare, prandaj kjo nuk do të kalojë kurrë dhe prandaj me marrëveshjen tuaj po na sfidoni, duke na çuar në një rrugë qorre ku nuk do të bëhemi kurrë pjesë e BE-së," deklaroi Trajanov.

Deputetja e pavarur, Sanela Shkrijell, u bëri thirrje deputetëve të pranojnë propozimin francez, ndërsa kolegët e saj nga VMRO-DPMNE, të cilët sabotuan prezantimin e saj në foltoren e Kuvendit me fishkëllima, i quajtën frikacakë, ksenofobë dhe kriminelë, deklaroi Sanella Shkrijell .

"Koalicioni antievropian, frikacakë, ksenofobë dhe kriminelë, mund të bërtisni e të fishkëlloni sa të doni, ne do të vazhdojmë në rrugën evropiane të këtij vendi, duke ruajtur gjuhën maqedonase dhe të gjitha veçoritë e identitetit etnik maqedonas. Negociatat me hyrjen në Bashkimin Evropian si maqedonas, me një gjuhë të pastër maqedonase, nuk janë asimilim," tha ajo.

Dita e parë e debatit parlamentar për propozimin evropian kaloi në atmosferë të tensionuar, me britma dhe fishkëllima. Gjatë seancës disa nga deputetët të VMRO-DPMNE-së nga foltorja e kuvendit grisën dhe dogjën propozimin francez. Ndërsa gjatë kohës që në foltore foli kryeministri dhe deputetët nga pozita, deputetët nga opozita maqedonase bënin zhurmë duke fishkëlluar

propozimi francez negociatat me be 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj