Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të enjten mbrëma, në Beograd dhe Novi Sad u shënuan sërish incidente gjatë protestave kundër Qeverisë serbe, të thirrura nga studentët që prej muajsh po bllokojnë institucionet e arsimit të lartë.
SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë të premten se 114 njerëz janë arrestuar pas incidenteve në protesta në të gjithë Serbinë, në mesin e tyre tre shtetas të huaj, nga Kroacia, Sllovenia dhe Italia.
"Çfarë po bën një qytetar kroat në një protestë dhe duke sulmuar xhandarmërinë? Imagjinoni sikur një turmë serbe nga këtu të shkonte në Zagreb dhe ta sulmonte policinë e tyre", tha Daçiç në një konferencë për media.
Të enjten mbrëma, në Beograd dhe Novi Sad u shënuan sërish incidente gjatë protestave kundër Qeverisë serbe, të thirrura nga studentët që prej muajsh po bllokojnë institucionet e arsimit të lartë. Daçiç tha se shtetasi slloven i ndaluar është me origjinë serbe dhe se ai ka përfunduar studimet e inteligjencës në SHBA.
"Kaq për mungesën e përfshirjes së huaj", shtoi ai.
Sipas ministrit, 75 oficerë policorë u plagosën gjatë trazirave të së enjtes në mbrëmje dhe deri më tani janë ngritur 34 kallëzime penale dhe janë shqiptuar 28 kundërvajtje. Ai shtoi se në tri ditët e mëparshme, 121 oficerë policorë u plagosën në incidente në protesta në të gjithë Serbinë, nëntë prej të cilëve rëndë.
Për tri mbrëmje radhazi, protesta antiqeveritare janë organizuar në qytete anembanë Serbisë, gjatë të cilave paralelisht u mblodhën edhe mbështetës të Qeverisë. Gjatë këtyre tubimeve, të cilat u thirrën nga studentë dhe qytetarë që i mbështetën ata, shpërthyen disa incidente.
Protestat antiqeveritare të udhëhequra nga studentët kanë vazhduar në Serbi për më shumë se nëntë muaj, duke kërkuar që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e 16 nga shembja e një strehe betoni në stacionin e trenit në Novi Sad, më 1 nëntor. Qeveria mohon përgjegjësinë për aksidentin dhe refuzon të shpallë zgjedhje të parakohshme, një nga kërkesat e fundit të organizatorëve të protestave masive./REL
Donald Trump dhe Vladimir Putin SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli për rreziqe të mëdha përpara takimit t&...
foto ilustruese ANGLI- Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të ...
Vladimir Putin dhe Donald Trump ALASKË- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u nis drejt Alaskës të premten për një takim bal...
Sergej Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Moska do t’i paraqesë një pozicion të qartë dhe të kup...
pamje nga protesta BEOGRAD- Në Beograd dhe Novi Sad, të enjten mbrëma, përsëri janë shënuar incidente gjatë protes...
foto ilustruese TURQI- Autoritetet turke i kanë arrestuar të premten kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stamboll...
Sergej Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, ka deklaruar se Rusia ka një qëndrim të qartë dhe të kuptuesh&eum...
SIRI- Më shumë se 400,000 refugjatë sirianë të strehuar në Turqi janë kthyer në atdheun e tyre. Ministria e Brendshme ...
foto ilustruese ALASKË- Derisa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgatiten t...
foto ilustruese IZRAEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se plani izraelit p...