LIVE UPDATES
Bota

Protestat në Iran: Drejtësia mbështet ngacmimin e grave

Pas një incidenti në qytetin Ghom gjithçka ka mbetur në vend dhe policia po qëndron në gatishmëri. Ghomi, rreth 120 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran, konsiderohet si qendra fetare e Iranit dhe një vatër e rëndësishme e edukimit fetar të shiitëve. Më 9 mars në një spital të këtij qyteti një klerik u ndoq nga një grua e zemëruar. Ajo donte ta detyronte, që ajo të fshinte një video nga telefoni i tij.

21 Mars 2024, 08:07 Nga N.F
Protestat në Iran: Drejtësia mbështet ngacmimin e grave
Pamje nga protesta

IRAN- Zemërimi i një gruaje të re ndaj një kleriku në qytetin e shenjtë të shiitëve Ghom ka bërë bujë. Dokumentet gjyqësore zbulojnë, se si autoritetet iraniane veprojnë një raste të tilla. Gazetarë nga Teherani njoftojnë për një atmosferë nervoze në stacionet policore. Pas një incidenti në qytetin Ghom gjithçka ka mbetur në vend dhe policia po qëndron në gatishmëri. Ghomi, rreth 120 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran, konsiderohet si qendra fetare e Iranit dhe një vatër e rëndësishme e edukimit fetar të shiitëve. Më 9 mars në një spital të këtij qyteti një klerik u ndoq nga një grua e zemëruar. Ajo donte ta detyronte, që ajo të fshinte një video nga telefoni i tij.

Kleriku kishte filmuar fshehurazi nënën e re, ndërsa ajo ishte ulur në një cep korridori dhe po i jepte gji fëmijës së sëmurë. Gruaja ishte pa shami. Video të tilla u kalohen organeve të drejtësisë dhe përdoren si prova për ndjekjen penale të grave, që nuk mbajnë shami në publik. Edhe në qytetin Ghom ka gra, që shkelin ligjet dhe traditat. Por fakti që edhe gratë e veshura me çadorë të zinj e të gjatë mbështetën nënën e re të përndjekur dhe kërkuan me këmbëngulje nga kleriku, që ai ta fshinte videon, flet për zemërimin e përgjithshëm shoqëror kundër udhëheqjes fetare. Videoja me incidentin u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe shkaktoi zemëratë.

Ato, që protestuan, u arrestuan

Shpejt prokuroria e qytetit Ghom njoftoi për arrestimin e katër personave, në mesin e tyre edhe të gruas që kishte filmuar konfliktin e grave me klerikun. Në deklaratën e prokurorisë thuhej se personi ka pranuar ta ketë regjistruar dhe shpërndarë videon "me synimin për të përçarë shoqërinë".

Gazeta proqeveritare "Keyhan", zëdhënëse e „udhëheqësit të revolucionit" Ayatollah Khamenei, bën përgjegjës për këtë incident shërbimin sekret izraelit. Mossadi po përpiqet të nxisë sërish trazira në Iran, thuhet në një editorial të kësaj gazete.

Ngjarjet në spital kanë potencialin të shkaktojnë protesta të reja masive në Iran. Metodat, që përdorin autoritetet në raste të tilla, zbulohen pjesërisht nga dokumentet sekrete, që mund të shihen në internet që nga fundi i shkurtit.

Hakerët e nxjerrin drejtësinë lakuriq

Një grup hakerësh me emrin "Edalat-e Ali" (Drejtësia e Aliut) ka sulmuar serverët e gjyqësorit iranian duke nxjerrë në internet një arkiv me miliona skedarë dhe protokolle. Grupi njihet në Iran që nga vera e vitit 2021. Në atë kohë ai pati hakuar sistemin e mbikqyrjes së burgut famëkeq Evin në Teheran, duke nxjerrë qindra gigabajt me të dhëna në internet. Videot zbuluan kushtet çnjerëzore për të burgosurit në burgun më të madh dhe me sigurinë më të lartë në vend.

Me sulmin e tyre të ri kibernetik hakerët vodhën shumë regjistra të të dhënave gjyqësore. Ndër to bëjnë pjesë për shembull protokollet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas vdekjes së Jina Mahsa Amini. Protokolli me vulën "shumë konfidencial” zbulon ndër të tjera "prioritetet në trajtimin e çështjes Mahsa Amini”.

22-vjeçarja Jina Mahsa Amini vdiq në shtator 2022 pas arrestimit nga policia e moralit. Gruaja e re thuhet se nuk e kishte mbajtur hixhabin siç duhet. Vdekja e saj ndezi protesta në rrugë, të cilat sfiduan për muaj të tërë pushtetin dhe në fund u shtypën brutalisht.

Protestat luftohen përmes dezinformimit dhe frikësimit

Në takimin e parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare u diskutua se si të frenohen protestat e mundshme. Një temë e rëndësishme ishte kontrolli i internetit dhe i përmbajtjes së publikuar në të. Qëllimi ishte të krijohej pasiguri në hapësirën virtuale. Në praktikë kjo do të thotë: të përhapet dezinformim, të merren qëllimisht në shënjestër personalitete me ndikim, të cilësohen aktivistët agjentë.

Fakti që autoritetet pretendojnë, se shërbimi sekret izraelit Mossad qëndron pas incidentit të fundit në Ghom, përputhet me këtë skemë: Vetëm versioni i autoriteteve duhet të përbëjë të vërtetën e asaj që ndodh. Marrja e informacionit nga burime të pavarura kriminalizohet.

"Dokumentet tregojnë metodat, që përdor gjyqësori, për të frikësuar gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut, studentët dhe të gjithë ata, që mendojnë ndryshe, për shkak të angazhimit të tyre paqësor”, thotë Moein Khazaeli për DW. Khazaeli ka studiuar drejtësi dhe shkenca politike në Universitetin e Teheranit dhe në Universitetin e Malmë në Suedi, ku jeton aktualisht. Ai shton: "Të drejtat e qytetarëve shkelen sistematikisht nga drejtësia. Secili që shpreh kritikë, duhet të presë që të ketë një dosje në gjyqësor. Në dokumentet mund të gjenden dosje, që janë hapur edhe për gazetarët jashtë vendit. Shumë prej tyre ishin dënuar me burg pa qenë në dijeni”.

Publikimi i dokumenteve është shoqëruar  njëkohësisht edhe me kritika. Kahzaeil shpjegon se, "kjo sasi informacioni, që përmban edhe detaje të mosmarrëveshjeve civile me numrat e identitetit të personave të përfshirë, cenon privatësinë e shumë qytetarëve dhe rrezikon sigurinë e tyre. Këto informacione mund të përdoren në mënyra të ndryshme kundër tyre. Për shembull nga kriminelët në hapësirën kibernetike”.

Marrë nga DW

iran pritesta arrestime drejtesi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj