Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Paraprakisht, me të njëjtën kërkesë, studentët protestuan edhe para selisë së Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Birçaninovë.
BEOGRAD- Më 25 dhjetor, një grup studentësh në Beograd të Serbisë bllokuan trafikun në kryqëzimin e rrugëve "Kneza Millosha" dhe "Birçaninova" , duke kërkuar që autoritetet në Serbi ta lejojnë inspektimin publik të listës së votuesve.
Ky lokacion është një nga më të ngarkuarit në kryeqytetin e Serbisë. Rreth tij gjenden ndërtesat e Qeverisë së Serbisë, ministri të shumta dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe.
Paraprakisht, me të njëjtën kërkesë, studentët protestuan edhe para selisë së Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Birçaninovë. Ata njoftuan se duan qasje në listën e votuesve për ta kontrolluar atë, pasi që organizata vendëse dhe evropiane që vëzhguan zgjedhjet në Serbi më 17 dhjetor shprehën dyshime për rregullsinë e tyre.
Ata më herët njoftuan se bllokadat do të zgjasin gjashtë orë dhe se protestave në Beograd do t'u bashkohen edhe studentë nga Universiteti i Novi Sadit. Gati 40 demonstrues u arrestuan gjatë një proteste të koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” më 24 dhjetor në Beograd, pasi një grup personash të maskuar tentuan të hyjnë në Kuvendin e Beogradit.
Gjatë protestës, disa persona thyen xhamat dhe dyert e ndërtesës, ndërsa policia brenda saj hodhi gaz lotsjellës ndaj tyre. Koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN) tha se incidentet në protestën e opozitës në Beograd të dielën janë shkaktuar nga “huliganët e dërguar nga qeveria”.
“Autoritetet përdorën dhunën për t'i paraqitur protestat paqësore si të dhunshme”, tha SPN-ja.
Ata njoftuan se “dërgimi i huliganëve” për të shkaktuar incidente në protestë është përdorur nga qeveria për ta dëmtuar iniciativën e protestuesve që kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha më 24 dhjetor se shërbimi rus i sigurisë siguroi informacion për incidente potenciale në protestën në Beograd, ndërsa ajo akuzoi koalicionin opozitar "Serbia kundër dhunës" për përpjekje për ta "destabilizuar me dhunë shtetin".
Ajo deklaroi se gjatë fushatës, para zgjedhjeve të 17 dhjetorit, ishte “paralajmëruar për synimet e opozitës”.
“Para së gjithash, në këtë mënyrë na ka dhënë informacione edhe shërbimi i sigurisë ruse. Kur personalisht i ndava ato me disa ambasadorë, ata na akuzuan për përhapje të dezinformatave, të të pavërtetave, [na thanë] se ne i besojmë shërbimit rus dhe se e gjitha kjo është e pakuptimtë”, tha Brnabiç.
Opozita ka protestuar që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, duke pretenduar se ato janë vjedhur nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, ndër të tjera, duke regjistruar në mënyrë fiktive votuesit e tyre nga jashtë vendit./REL
permbytjet ne tajlande TAJLANDË- Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive kanë prekur dhjetëra mijëra njerëz në pje...
pamje nga ndertesa FRANCË- Një shpërthim në një apartament ka tronditur mbrëmjen e së dielës qendrën e Ma...
hovenier me vajzat e presidentes osmani KOSOVË- Besimtarët e krishterë në mbarë botën sot festojnë Krishtlindjen dhe kre...
foto nga kina KINË- Kryeqyteti i Kinës, Pekini, ka regjistruar më së shumti orë të temperaturave nën zero gradë Cel...
Imazhe të gjeneruara me inteligjencë artificiale në lidhje me konfliktin Izrael-Hamas në Gaza kanë dominuar lajmet e rreme në bo...
kabineti qeveritar ne kosove KOSOVË- Autoritetet në Kosovë kanë ngritur alarmin për sulme të reja të mund...
foto nga kuvendi SERBI- Një protestë masive e shoqëruar me tensione dhe përplasje mesz protestuesve dhe policisë u zhvillua mbr&eu...
Ukrainë Nga Australia në Ukrainën e shumëvuajtur, bota po feston Krishtlindjet, një nga ditët më të shenjta në...
Merry Christmas Çdo vit, në mbarë botën, njerëzit festojnë lindjen e Jezu Krishtit në ditën e Krishtlindjes, 25 d...
Foto ilustruese SRI LANKA- Më shumë se 1000 të burgosur në Sri Lanka janë liruar për Krishtlindje, tha një zyrtar i burg...