Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
FOTO/ Protestuesit tentuan të hyjnë me forcë brenda, dalin pamjet nga dëmet në Kuvendin e Serbisë
Demonstruesit e mbledhur dhe mbështetësit e koalicionit "Serbia kundër dhunës" u përpoqën të hyjnë me forcë në Kuvendin e Qytetit të Beogradit mbrëmë.
25 Dhjetor 2023, 10:57Nga r.ll
foto nga kuvendi
SERBI- Një protestë masive e shoqëruar me tensione dhe përplasje mesz protestuesve dhe policisë u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Beograd. Demonstruesit e mbledhur dhe mbështetësit e koalicionit "Serbia kundër dhunës" u përpoqën të hyjnë me forcë në Kuvendin e Qytetit të Beogradit mbrëmë.
Ata thyen plotësisht derën e hyrjes së Kuvendit, duke hedhur gurë të mëdhenj dhe sende të mprehta, duke thyer kështu edhe xhamat, shkruajnë mediat serbe.
Kryetari i Autoritetit të Përkohshëm të Qytetit të Beogradit, Aleksandar Shapiç, tha se sulmi ndaj Kuvendit të qytetit është diçka që mund ta bëjnë vetëm njerëzit pa vetëdije apo përgjegjësi. Ai mbrëmë ka vizituar objektin e Pallatit të Vjetër, ku ndodhet kuvendi i qytetit, ku ka treguar se sa dëme janë shkaktuar.
Kujtojmë se protesta e djeshme nisi para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor, ku mijëra qytetarë u mblodhën me ftesë të koalicionit opozitar, “Serbia kundër dhunës”, që nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit, pasi sipas opozitës, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet ka fituar zgjedhjet përmes mashtrimeve zgjedhore.
Kërkesa për anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet po kërkohet për shkak të, siç është thënë, “pengimit të vullnetit të qytetarëve”. Disa politikanë opozitarë gjatë kësaj jave iu bashkuan asaj në grevë të urisë, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve.