LIVE UPDATES
Bota

Protestat shkaktojnë ndërprerjen e mësimit në Universitetin e Kolumbias

Presidentja Nemat "Minouche" Shafik i dërgoi një email komunitetit të Universitetit të Kolumbias duke njoftuar se mësimi do të mbahej në internet.

23 Prill 2024, 22:34 Nga E. D
Protestat shkaktojnë ndërprerjen e mësimit në Universitetin
foto ilustruese

KOLUMBI- Universiteti i Kolumbias mbajti mësime në internet të hënën në ditën e gjashtë të protestave studentore mbi konfliktin Izrael-Hamas. Presidentja Nemat "Minouche" Shafik i dërgoi një email komunitetit të Universitetit të Kolumbias duke njoftuar se mësimi do të mbahej në internet.

"Niveli i mosmarrëveshjeve është rritur në ditët e fundit", shkroi prof. Shafik. “Këto tensione janë shfrytëzuar dhe përforcuar nga individë që nuk janë të lidhur me Universitetin e Kolumbias, të cilët kanë ardhur në kampus për të avancuar axhendat e tyre. Ne kemi nevojë për një fillim të ri.”

Më shumë se 100 studentë u arrestuan më 18 prill, pasi presidentja e Universitetit të Kolumbias autorizoi policinë të largonte protestuesit. Disa studentë morën edhe njoftime për pezullim nga universiteti.

Veprimi i Universitetit të Kolumbias shkaktoi një valë protestash pro-palestineze në universitete të tjera dhe reagime ndaj drejtuesit e tyre dhe politikanët.

Arrestimet u bënë pasi grupi i studentëve “Columbia University Apartheid Divest” ngriti dhjetëra tenda në një lëndinë në qendër të kampusit, duke e shndërruar atë në një "Burim Solidariteti për Gazën".

Pas arrestimeve dhe prishjes së kampit fillestar, një tjetër kamp pro-palestinez u ngrit në një lëndinë ngjitur. Ky nuk është grupi i vetëm i studentëve që po protestojnë në këtë Universitet.

Të hënën në mëngjes, profesorit të Fakultetit të Biznesit, Shai Davidai iu mohua hyrja në universitet për tentativë të organizimit të një kundër-proteste pro-izraelite në lëndinën e uzurpuar pasi ai refuzoi të respektonte rregullat e universitetit kundër protestës.

“Unë jam profesor këtu dhe kam të drejtë të jem kudo në kampus. Nuk është e drejtë që ju lejoni hyrjen e mbështetësve të Hamasit në kampus dhe jo mua, një profesor. Më lejoni të hyj tani”, tha ai pasi Shefi i Operacioneve në Universitetin e Kolumbias, Cass Halloway e ndaloi atë dhe protestuesit e tjerë pro-izraelit në portat e hyrjes.

Ai i ka quajtur vazhdimisht studentët protestues “maniakë të dhunshëm” dhe “terroristë pro-Hamasit”. Një peticion që kërkon shkarkimin e profesor Davidait ka mbledhur rreth 9000 nënshkrime që nga mbrëmja e së enjtes së kaluar. Disa studentë hebrenj në Universitetin e Kolumbias thonë se shumë kritika ndaj Izraelit janë antisemite dhe i bëjnë ata të ndihen të pasigurt.

Që nga arrestimi i studentëve, shumë organizata studentore dhe grupe të lidhura me Universitetin e Kolumbias kanë lëshuar deklarata duke dënuar vendimin e universitetit për arrestimin e studentëve, duke përmendur zbatimin diskriminues të rregullave që kufizojnë lirinë e fjalës së studentëve.

Të hënën, qindra anëtarë të fakulteteve të Universitetit të Kolumbias dhe Kolegjit Barnard organizuan një protestë, në të cilën bënë thirrje për anulimin e vendimit për pezullimin e studentëve.

Protestat nxitën një reagim edhe nga Presidenti amerikan Joe Biden. Kur u pyet për ngjarjet e fundit në universitet nga gazetarët të hënën, Presidenti Biden tha: “Unë i dënoj protestat antisemite. Për këtë arsye unë kam krijuar një program për t'u marrë me këtë çështje. Unë i dënoj edhe ata që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me palestinezët.”

Edhe në universitete të tjera, si Yale, Stanford dhe Universiteti i Nju Jorkut janë zhvilluar protesta pro-palestineze, në të cilat është bërë thirrje që universitetet e heqin dorë nga bashkëpunimi me kompanitë që kanë lidhje me Izraelin dhe për një armëpushim në Rripin e Gazës. Shumë prej tyre kanë ngritur kampe me tenda në kampuset e tyre. Rreth50 studentë u arrestuan në Universitetin Yale, të hënën pasi ata refuzuan të largoheshin nga kampi i tyre.

Studentët, që po marrin pjesë në protestat në Universitetin e Kolumbias u kanë kërkuar organizatorëve të protestave jashtë kampusit që të "kujtojnë se për çfarë po protestojmë" dhe të përqëndrohen në luftën në Rripin e Gazës, në vend që të shprehin solidaritet me protestuesit.

Universiteti njoftoi të martën në mëngjes se mësimi në kampusin kryesor, Morningside, ku po zhvillohen protestat, do të ofrohet në një format hibrid për pjesën e mbetur të gjysëmvjetorit. Dita e fundit e mësimit është më 29 prill. Një pjesë e të dhënave në këtë artikull janë marrë nga agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press./VOA

universiteti i kolumbias

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj